• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD bën platforma për nxjerrjen e vendit nga kriza

by A R
24/01/2016 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike vijon me ritme të larta konsultimin e platformave në sektorët kryesorë, platforma që sipas saj, do të jenë programi dhe alternativa për nxjerrjen e vendit nga kriza, për zhvillim, punësim e mirëqenie.

Departamentet e Energjisë dhe Burimet Natyrore, ai i Administratës Publike dhe Departamenti i Bujqësisë, Zhvillimit Rural, Peshkimit dhe Agroindustrisë mbajtën këto ditë debate dhe diskutime në prani të dhjetëra ekspertëve.

Më parë ishte Departamenti i Shëndetësisë ku u diskutuan dhe u debatuan politikat që do të sjellin zhvillimin e sektorit jetik.

Të pranishëm në këto takime në selinë e Partisë Demokratike, përveç deputetëve, drejtuesve të partisë, kryetarit Lulzim Basha, kanë qenë dhe shumë specialistë dhe ekspertë të fushave.

Duke prezantuar prioritetet në fushën e Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Suzana Guxholli tha se do ti jepet përparësi liberalizimit të tregut të energjisë dhe industrisë minerare, shtimit të burimeve alternative dhe reforma të tjera, të cilat do të prodhojnë dhe ulje të çmimeve dhe një treg konkurrent.

Ndër prioritetet e programit të Departamentit të Administratës Publike, drejtuesja Endira Bushati tha se janë modernizimi, transparenca, emërimet e nëpunësve sipas ligjit dhe standardeve evropiane, si dhe ngritja e komunikimit dixhital me publikun dhe mes vetë institucioneve.

Në shpalosjen e orientimeve të programit të Departamenti i Bujqësisë, Zhvillimit Rural, Peshkimit dhe Agroindustrisë, drejtuesja Enkelejda Sallaku tha se reformat do të përqendrohen në një zhvillim të qëndrueshëm të agrobiznesit e bujqësisë, në rritje punësimi dhe të ardhurave të këtij sektori strategjik për ringritjen e Shqipërisë nga kriza aktuale prej qeverisjes së majtë.

Platformat e departamenteve janë në fazën paraprake dhe po i nënshtrohen diskutimit dhe debateve me ekspertë e specialistë.

Në muajin shkurt, programi i secilit prej 22 departamenteve do të kalojë në një diskutim të gjërë e të hapur në publik, dhe me grupet e interesit, për tu pasuruar edhe më tej me ide. Në mars, këto platforma do të jenë gati, të konsoliduara, çka është oferta e Partisë Demokratike për shqiptarët, për ulje taksash, krijim të vendeve të punës, për zhvillim të insfrastrukturës e bujqësisë, për përmirësim të cilësisë së jetës, në arsim shëndetësi e kudo.

“Platformat e Partisë Demokratike kanë në qendër interesat e qytetarit, zhvillimin ekonomik, punesimin, mirëqënien e tij, lehtësimin e jetës, dhe stimulimin e rritjes dhe zhvillimit në çdo drejtim”, deklaron PD.​

Balkanweb

Next Post

FOTOT/ "Nata e turpit", skandal seksual në Universitet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

February 17, 2026
Ekzekutimi i Jani Aliajt në burg merr tjetër rrjedhë, dyshohet se e ka vrarë shqiptari “Niko”

Zbardhet dosja mbi vrasjen e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos: Konflikti nisi me një grek, por ekzekutimi u pagua

February 17, 2026
Manovra e mazhorancës, lakmuesi i një reforme të re në drejtësi?

Ndërhyrja e Ramës në Kodin e Procedurës Penale për “pezullimet”, reagon Komisioni Europian: Po e ndjekim nga afër amendamentin

February 17, 2026
“Procesi më i turpshëm i shekullit XXI”, Nasim Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

“Procesi më i turpshëm i shekullit XXI”, Nasim Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

February 17, 2026
Demokrati në Krujë kritikon Berishën për protestën e 10 shkurtit: Ishte rrëmujë dhe kaos! Disa këndej, e të tjerë andej

Demokrati në Krujë kritikon Berishën për protestën e 10 shkurtit: Ishte rrëmujë dhe kaos! Disa këndej, e të tjerë andej

February 17, 2026
“Epsteini” ynë

Kosova si fëmijë jetim i divorcit mes SHBA dhe Evropës

February 17, 2026
Gerd Hoxha fiton në KLGJ, gjyqtari që u skualifikua nga SPAK për një fotografi vazhdon garën si kandidat në GJKKO

Gerd Hoxha fiton në KLGJ, gjyqtari që u skualifikua nga SPAK për një fotografi vazhdon garën si kandidat në GJKKO

February 17, 2026
Konferenca e Mynihut/ Vengu për “Euractiv”: Ballkani Perëndimor, sistemi nervor i sigurisë së Europës

Konferenca e Mynihut/ Vengu për “Euractiv”: Ballkani Perëndimor, sistemi nervor i sigurisë së Europës

February 17, 2026
Më i madhi në historinë e Kosovës, mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshimin “Drejtësi, jo politikë”

Më i madhi në historinë e Kosovës, mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshimin “Drejtësi, jo politikë”

February 17, 2026
Përfundon dita e parë e negociatave 3-palëshe në Gjenevë/ Në tryezë Rusia, Ukraina dhe SHBA

Përfundon dita e parë e negociatave 3-palëshe në Gjenevë/ Në tryezë Rusia, Ukraina dhe SHBA

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In