Deputetët e Partisë Demokratike, Elda Hoti, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati kanë zhvilluar një takim me emigrantët shqiptarë në Greqi.
Pjesë e këtij takimi ka qenë eurodeputeti Fredi Beleri, i cili mbajti një fjalim para emigrantëve teksa mbështeti PD-në.
Ai u kërkoi të pranishmeve të bashkohen me PD, pasi sipas tij përpara ekziston një rrezik i madh.
“Kemi një armik të përbashkët, njeriu që ka bërë dëm më shumë se askush tjetër. Duhet të bashkohemi kundër këtij armiku. Mos dëgjoni propagandë, PD e përçarë, nuk punojnë. Dua të them që ne punojmë, ata që punojnë bëjnë edhe gabimet. Duhet të na falni edhe gabimet dhe të bashkohemi se kemi para një rrezik të madh.
Atje që jam në BE e dinë të gjithë se cili është pushteti sot në Shqipëri. Asnjëri nuk do marrë kosto për ne, kanë interesat e tyre. Italiane dërgojnë emigrantë, gjermanet dërgojnë mbetje toksike, amerikanet kanë terroriste. Ju duhet ta shpëtoni. Kur ju respektoni veten respekt”, tha Beleri.