• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK s’duhet të hetojë blerjen e popullit, por shitjen e opozitës

by Kreshnik Spahiu
02/02/2025 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Komike ….. 4 politikanë të hetuar nga SPAK do numërojnë votat e popullit?

Evolucioni i vjedhjes së votës në Shqipëri ka pësuar cikle apokaliptike.

Me kalimin e viteve format vjedhjes së votës kanë ndryshuar. Fillimisht vota këmbehej me një thes mielli apo me bagëti, ndërsa më vonë me euro apo favore të mëdha.

Nga raportet e OSBE dikur 30% e votës deformohej, pra 500.000 shqiptarë shisnin me lekë apo klering votat e tyre.

Pyetja e parë: A kanë faj ata që blejnë vota apo ata që shesin vota?

Sipas Kodit penal, përgjegjësia shkon tek ata që blejnë sepse nuk mund fusin në burg gjysmë milion shqiptarë.

Sipas shumë indiceve dhe informacioneve sikur mos jenë 500 mijë votues të shitur, minimumi janë 200.000 që devijonin dikur votat e tyre në këmbim të: eurove, favoreve, kleringut apo vendit punës.

Me këtë logjikë blerja e votave në Shqipëri është bërë shume e vështirë, e shtrenjtë dhe rrezikshme për dy arsye:

1- 200.000 vota kushtojnë minimalisht 20 milion euro

2- Shpërndarja e 20 milion eurove tek 200.000 votues është e rrezikshme dhe mund zbulohet nga media apo organet ligjzbatuese si BKH apo SPAK

Në këto kushte pushtetit i bie më lirë dhe më sigurt të blej kreun e opozitës sesa 200.000 votues. Nuk është rastësi që Edi Rama nga 2017 deri sot vazhdon josh dhe miklon Bashën dje apo Berishën sot.

Pazari me një njeri është më i thjeshtë dhe me pak kosto sesa me 200.000 demokrat votues.

Kreu i SPAK Altin Dumani ka prezantuar këtë javë strategjinë e luftës kundër krimeve zgjedhore në vigjilje të votimeve parlamentare të 11 Maj.

E dëgjova strategjinë e tij teorike por edhe sikur të jetë i suksesshëm nuk do zgjidh manipulimin e zgjedhjeve.

Në gjithë botën hetimi për manipulimin e garave fillon tek shitja e kundërshtarit.

Me blerje kundërshtari trukohet çdo garë:

– në tendera

– në art

– në futboll

– në boks

– në teknologji.

SPAK duhet hetoj nëse gara është trukuar para se të filloj.

Ata hyn garë por arbitri është i tyre.

Dmth: Populli voton por Rama-Berisha numëron.

Ditën që SPAK deklaroi strategjinë kundër krimeve elektorale, KQZ shpalli komisionerët e 4 partive të vjetra që do numërojnë votat e partive të reja. Zyrtarisht votat e partive të reja do numërohen nga 4 partitë e:

– Salie Berishës

– Tom Doshit

– Ilir Metës

– Edi Ramës

Populli thotë: “Ujkut i kanë varur mëlçitë”

Çfarë hetimi do bëj SPAK kur të pandehurit që ka nën akuzë do numurojnë votat e popullit dhe votuesve që duan ti shohin në burg ata.

Altin Dumani duhet kuptoj që vota nuk vidhet as në kuti dhe as në komision.

Vota paracaktohet nga ata që janë peng i dosjeve penale dhe pas zgjedhjeve do votojnë kundër zgjatjes së mandatit të prokurorëve të SPAK.

Rezultati i zgjedhjeve nuk përcaktohet në 11 Maj.

Ato 2000 vota të blera nëpër restorante që do zbulohen nga SPAK nuk e zhbëjnë dot manipulimin e një gare që nuk ekziston.

Iku koha e blerjes votës. Nuk harxhon askush lekë të blej votat e katundarëve në fshatra.

Kemi 8 vjet që jetojmë në epokën e shit-blerjes së opozitës dhe kryetarit të saj.

Është çmim okazion. Opozita shit-blihet edhe me klering në varësi të halleve që kanë kryetarët.

Next Post
Protesta në Novi Sad / Studentët: Transparencë dhe fundi i korrupsionit pas tragjedisë në stacionin e trenave

Protesta në Novi Sad / Studentët: Transparencë dhe fundi i korrupsionit pas tragjedisë në stacionin e trenave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
“Vendi i shqiponjave nuk ka kohë për të humbur”, Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat

Turizmi në Shëngjin shënon rritje, Rama: Resortet me 5 yje, jo vetëm domosdoshmëri ekonomike po edhe gjeostrategjike

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In