• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Protesta në Novi Sad / Studentët: Transparencë dhe fundi i korrupsionit pas tragjedisë në stacionin e trenave

by A R
02/02/2025 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qindra studentë në Serbi, të përkrahur edhe nga qytetarë tjerë, kaluan natën në afërsi të Urës së Lirisë në Novi Sad, në kuadër të bllokadës 24-orëshe. Bllokada nisi më 1 shkurt, në tremujorin e incidentit në këtë qytet, ku humbën jetën 15 persona, si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të qytetit.  Studentëve në Novi Sad u janë bashkuar edhe kolegët e tyre prej Beogradit, të cilët kanë ecur për dy ditë prej kryeqytetit. Në protestë ka pasur edhe qytetarë prej rajoneve tjera të Serbisë.

Prej incidentit të 1 nëntorit në Serbi, mijëra njerëz kanë protestuar rregullisht nëpër rrugë. Protestat, të udhëhequra kryesisht nga studentët, kanë sjellë dorëheqjen e disa zyrtarëve të lartë, përfshirë kryeministrin dhe kryetarin e Novi Sadit. Edhe pse janë sulmuar disa herë nga huliganë të dyshuar pro-qeveritarë, atmosfera e protestave ka mbetur e gëzuar dhe mbështetur nga njerëz të të gjitha grupeve shoqërore.

Studentët kanë kaluar netët duke luajtur basketboll, biseduar dhe pikturuar mesazhe në rrugë. Vullnetarët kanë përgatitur ushqim dhe pije për ata që qëndruan gjatë natës. Kërkesat e studentëve për ndalimin e bllokadave përfshijnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e stacionit hekurudhor të Novi Sadit, për të përcaktuar përgjegjësinë për aksidentin e 1 nëntorit, 2024.

Ata gjithashtu kërkojnë që sulmuesit e demonstruesve nëpër Serbi, gjatë protestave që pasuan aksidentin, të identifikohen dhe të përballen me përgjegjësi penale. Kërkesat përfshijnë edhe lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë protestave, ndalimin e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet. Autoritetet, në anën tjetër, pretendojnë se i kanë plotësuar të gjitha kërkesat.

Next Post
Vota e diasporës: Mbi 125 mijë shqiptarë kanë aplikuar për regjistrim, KQZ miraton 73 mijë

Vota e diasporës: Mbi 125 mijë shqiptarë kanë aplikuar për regjistrim, KQZ miraton 73 mijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com