• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gripi në kulmin e tij, infektimet në rritje: Tirana dhe Durrësi me sëmundshmërinë më të lartë

by A R
02/02/2025 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gripi sezonal është në kulmin e qarkullimit në të gjithë vendin. Infektimet nga AH1N1 dhe AH3N2 vijojnë të rriten veçanërisht tek të miturit dhe fëmijët e moshave shkollore. Referuar buletinit të Institutit të Shëndetit Publik, java e fundit e janarit shënoi  intensitet shumë të lartë të qarkullimit të gripit dhe infeksioneve të tjera respiratore.

Mbi 23300 pacientë kërkuan ndihmën e mjekut  vetëm javën e fundit të janarit, ndonëse shifrat e sëmundshmërisë janë më të larta pasi jo të gjithë i drejtohen qendrave shëndetësore.  Kulmi i epidemisë së gripit ndihet edhe në urgjencën kombëtare, ku janë rritur thirrjet për ndihmë, kryesisht nga të moshuarit.

Ndryshe nga një vit më parë kur fillimi i shkurtit shënoi ulje të intensitetit të gripit, këtë sezon kurba e infektimeve po njeh vetëm rritje. Referuar edhe situatës epidemiologjike në vendet e Europës, ekspertët e shëndetit publik thonë se deri në mes të shkurtit do të jemi në nivele shumë të larta të qarkullimit të infeksioneve respiratore.

Dominon gripi në bashkë qarkullim me RSV, ndërsa COVID ka raste shumë më të ulëta. Sipas të dhënave të ISHP, fëmijët deri 14 vjeç janë grupmosha më e prekur nga infeksionet respiratore. Ndërsa komplikacionet më të mëdha raportohen tek moshuarit.

Për shkak të formave të rënda të gripit apo mbivendosje me sëmundje të tjera  janë rritur urgjencat dhe shtrimet në spitale. Durrësi, Tirana dhe Mati janë qytete që kanë nivelet më të larta të qarkullimit dhe sëmundshmërisë nga gripi.

Next Post
6 krime në janar, atentatet mafioze të pazbardhura, Tirana numrin më të lartë

6 krime në janar, atentatet mafioze të pazbardhura, Tirana numrin më të lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com