• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD, 13 amendamente për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të Prokurorisë

by Aalison Pearse Stevens
20/09/2016 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka paraqitur amendamentet e saj lidhur me mënyrën e përzgjedhjes së anëtarët të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Përmes një dokumenti me 12 faqe, nënkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi, ka paraqitur 13 amendamente për përmirësimin e njërit prej ligjeve më të rëndësishme për vënien në zbatim të Reformës në Drejtësi.

Mënyra aktuale se si përcaktohet kjo përzgjedhje në ligj për demokratët përbën një deformim flagrant që i bëhet sistemit të emërimeve të përcaktuar nga Kushtetuta për anëtarët e jashtëm të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ndryshe nga formulimi aktual në ligj, ku procesi i përzgjedhjes së kandidatura shndërrohet nga një sistem që përfshin ekskluzivisht në përzgjedhje vetëm Kuvendin dhe organet e tij të brendshme, në një sistem bashkëpunimi në emërim, që e ndërthur veprimtarinë e Kuvendit me propozimin nga organe të jashtme të paparashikuara nga Kushtetuta, PD-ja ka sugjerimin e saj.

Sipas opozitës, anëtarët jogjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor duhet të zgjidhen nga Kuvendi mbi bazën e kandidimit të lirë, transparent dhe publik, që synon përzgjedhjen e kandidatëve me integritetin më të lartë profesional e moral, duke respektuar raportin 2 anëtarë nga radhët e avokatëve, 2 anëtarë nga radhët e pedagogëve dhe 1 anëtar nga shoqëria civile”, thuhet në propozimin e demokratëve.

Përfaqësuesit e opozitës theksojnë se rregullimi i të gjitha aspekteve të organizimit dhe funksionimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë të mos përcaktohet nëpërmjet përdorimit të shprehjes “rregullat zbatohen për aq sa është e mundur dhe me ndryshimet përkatëse”, sepse një mënyrë e tillë rregullimi krijon paqartësi dhe potencial të lartë për keqzbatim të ligjit në praktikë.

Në draft-amendamente përmbahen parashikime, të cilat për PD-në janë të papranueshme për statusin dhe pozitën kushtetuese të Presidentit të Republikës, por edhe bie ndesh me nenin 179 të Kushtetutës.

“Kushtetuta ka përcaktuar se është Presidenti i Republikës që zgjedh me short anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (neni 149/d dhe 179, pika 11), ndërsa Avokati i Popullit thjesht ka të drejtë të marrë pjesë si vëzhgues në procedurën e shortit. Ndërkohë që ligji përcakton se shorti zhvillohet në zyrën e Avokatit të Popullit”, sqarohet në draft-amendamentet e PD-së.

  • Anëtarët jogjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor zgjidhen nga Kuvendi, mbi bazën e kandidimit të lirë, transparent dhe publik, që synon përzgjedhjen e kandidatëve me integritetin më të lartë profesional e moral, duke respektuar raportin 2 anëtarë nga radhët e avokatëve, 2 anëtarë nga radhët e pedagogëve dhe 1 anëtar nga shoqëria civile.

  • Kandidatët për inspektorë, të cilët nuk janë magjistratë duhet të plotësojnë kushtet dhe kriteret njëlloj si Inspektori i Lartë i Drejtësisë, të parashikuara në nenin 109 të këtij ligji, me përjashtim të kriterit të parashikuar në shkronjën “b” të paragrafit 1. Kandidati për inspektor duhet të ketë një përvojë pune jo më pak se 12 vjet në profesion.

  • Anëtarët e Këshillit të Emërimit në Drejtësi ushtrojnë detyrën me mandat njëvjeçar, që fillon në datën 1 janar të çdo viti kalendarik.

  • Brenda 30 ditëve nga data e fillimit të hetimit, anëtari i caktuar për hetimin e çështjes harton një relacion me shkrim dhe i propozon Këshillit shkarkimin e tij si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ose pushimin e procedimit disiplinor.

  • Këshilli, kur arrin në përfundimin se anëtari ka kryer një shkelje disiplinore sipas nenit 153 të këtij ligji, vendos shkarkimin e tij si anëtar të Këshillit për Emërimet në Drejtësi dhe përjashtimin për jetë nga shorti për përzgjedhjen në këtë organ. Vendimi i shkarkimit si anëtar i Këshillit për Emërimet në Drejtësi i dërgohet për njohje sipas rastit Gjykatës Kushtetuese, Këshillit të Lartë Gjyqësor apo Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për t’u mbajtur në konsideratë në vlerësimin profesional të gjyqtarit apo prokurorit, si dhe të vlerësuar nëse ka apo jo shkaqe për procedimin të mëtejshëm disiplinor sipas ligjit për Gjykatën Kushtetuese, ose ligjit për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit në Republikën e Shqipërisë.

  • Pjesa V “Shkolla e Magjistraturës” shfuqizohet.

  • Brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit shpall vendet vakante për pesë anëtarët jogjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Procedura për përzgjedhjen e kandidatëve përfundon brenda 4 muajve. Kandidatët e zgjedhur i paraqesin brenda 3 ditëve Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kërkesë për rivlerësim, shoqëruar me dokumentacionin e nevojshëm për realizimin e këtij procesi. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bën rivlerësimin e anëtarëve jo gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor brenda 3 muajve nga zgjedhja e tyre. Kalimi me sukses i procesit të rivlerësimit përbën kusht për fillimin e detyrës. Kandidatët që nuk kalojnë procesin e rivlerësimit, nuk mund të fillojnë ushtrimin e detyrës dhe Kuvendi rifillon procesin për zgjedhjen e anëtarit të ri.

  • Nëse Inspektori i Lartë i Drejtësisë zgjidhet nga kandidatët e radhëve të juristëve, ai i paraqet brenda 3 ditëve Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kërkesë për rivlerësim, shoqëruar me dokumentacionin e nevojshëm për realizimin e këtij procesi. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bën rivlerësimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të zgjedhur brenda 3 muajve nga paraqitja e kërkesës për rivlerësim.

Panorama/d.i.

 

Next Post
Transporti publik, Bashkia e Tiranës hap tenderin për terminalin

Transporti publik, Bashkia e Tiranës hap tenderin për terminalin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In