• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Patozi: Zgjedhjet e pjesshme vendore, lëvizje e Metës për t’i ardhur në ndihmë Berishës

by
02/02/2022 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” zyrtarizimin e koalicionit mes Komisionit të Rithemelimit, LSI dhe PDK.

Sipas tij, zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit janë antikushtetuese, ndërsa e konsideron si një lëvizje të presidentit Ilir Meta për “t’i ardhur në ndihmë” ish-kryeministrit Sali Berisha.

Për Patozin, të dyja palët e djathta që ndeshen sot për selinë e PD janë të rrënuara moralisht përballë demokratëve.

“Këto janë zgjedhje që nuk kanë asnjë lidhje me Kushtetutën, por janë thirrur si një lloj sondazhi për të prodhuar se kush e ka shumicën e pakicës. Është një lëvizje e Metës për t’i ardhur në ndihmë Berishës, i cili pas dështimit për të shtënë në dorë selinë e PD, e ka të vështirë për të vazhduar rrugën e tij politike me ‘Foltoren’…Unë gjykoj që të dyja palët që ndeshen sot për oborrin e PD janë të rrënuara moralisht përballë elektoratit të djathtë, pavarësisht përpjekjeve të tyre për t’i hedhur benzinë zjarrit që është shuar që më 9 shtator…Edhe mënyra sesi po sillen me LSI tregon hallin e tyre të madh. Aleancën me LSI-në e pranojnë vetëm fanatikët e PD. Edhe mënyra sesi po sillen ndaj LSI e shton edhe më tepër rënien drastike të reputacionet dy gjysmave të PD.”

Sa i përket shqyrtimit të çështjes nga Gjykata Kushtetuese për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Patozi vlerëson se dëmi është bërë, dhe se çdo vendim që do të merret, do të jetë i rëndë për shtetin dhe shoqërinë shqiptare.

“Drejtësia sillet sikur të jetë politike, kurse partitë politike japin drejtësi. Në këtë kontekst, është pak e vështirë për ta parashikuar. Ajo që kuptohet lehtë është reagimi negativ i Metës që e bën të besojë që është më afër shkarkimit sesa drejt vendimit të kundërt. Çfarëdo që të ndodhë, dëmi është bërë, për shtetin shqiptar të dyja vendimet janë të rënda. Nese Meta shkarkohet, mesazhi që do t’i jepet shoqërisë do të ishte që mazhoranca nuk pyet as për Presidentin, e jo më për faktorë të tjerë. Nëse Meta do të qëndronte, në Shqipëri, mjafton që të jesh në nivele të larta politike, e mund të bësh ç’të duash, nuk ndëshkohesh. Në të dyja rastet, shoqëria shqiptare ka humbur, shteti shqiptar ka një imazh të përmbysur, por mbetet për t’u parë.”

/b.h

Next Post
Trishtuese/ Ndarja nga jeta e futbollistit shqiptar, nëna e tij ishte në stadium kur 22-vjeçari u rrëzua pa ndjenja në fushë

Trishtuese/ Ndarja nga jeta e futbollistit shqiptar, nëna e tij ishte në stadium kur 22-vjeçari u rrëzua pa ndjenja në fushë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In