• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

by A R
08/04/2026 22:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se rasti i Ilir Metës është tashmë një histori e zgjatur shumë dhe ku nuk ka ndryshua asgjë.

Duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Vangjeli tha se në rastin e Metës nuk janë marrë parasysh as kriteret që kanë të bëjnë me Gjykatën Evropian të të Drejtave të Njeriut.

“Është një histori e zgjatur tashmë. Qëndrimi që mbahet ndaj masës së sigurisë jo vetëm ndaj z. Meta por në përgjithësi si koncept është një debat që bëhet gjithmonë por duket se nuk ndryshon asgjë.

Ka një praktikë të konsoliduar të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut që përcakton disa kushte që kanë të bëjnë me masën e sigurisë që ka të bëjë me kohëzgjatjen e arsyeshme, që me proporcionalitetin e masës, që nga rishikimi periodik i saj. Janë disa shkallë që e përcaktojnë atë nuk e lënë  në çmim”, u shpreh Vangjeli.

Ai theksoi më tej se Shqipëria vijon të jetë ende më represive në këtë drejtim.

“Shqipëria vijon të jetë ende represive në këtë drejtim dhe Gjykata Kushtetuese vijon ndjek po të njëjtën linjë. Do të ishte mirë që të lexonin një radhë të gjatë Gjykatës të të Drejtave të Njeriut për të kuptuar që janë në faull të madh. Ilir Meta i ka dhënë portretin këtij halli, Erion Veliaj dhe Ilir Beqja. Ky është bërë një hall kombëtar ku politika në rast më të mirë indiferente në rastin më të keq ka qenë frymëzuese e këtij sistemi represiv që na bën të besojmë se të qenit bolshevik vazhdon të qëndrojë mes nesh”, deklaroi më tej Vangjeli.

Ndërkaq, Gjykata Kushtetuese vendosi sot, me shumicë votash, të rrëzojë kërkesën e ish-Presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”.

Me këtë vendim, instanca më e lartë e drejtësisë në vend lë në fuqi vendimet e mëparshme të Gjykatës së Posaçme (GJKKO) dhe Gjykatës së Lartë, duke bërë që Meta të vazhdojë të qëndrojë në qeli.

Në seancën plenare të datës 8 prill 2026, trupa gjykuese shqyrtoi pretendimet e palëve dhe arriti në përfundimin se nuk ka shkelje kushtetuese në masën e dhënë ndaj kërkuesit.

Pika më e rëndësishme e vendimit lidhet me bazueshmërinë e masës së sigurisë. Sipas Gjykatës Kushtetuese, në dosjen penale ekzistojnë fakte dhe informacione të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se veprat penale për të cilat Meta akuzohet mund të jenë kryer.

Gjykata vlerësoi se liria e ish-kreut të shtetit nuk është kufizuar në mënyrë arbitrare.

“Masa e sigurimit personal ndaj kërkuesit është e vendosur për një qëllim të ligjshëm, garantimin e mbarëvajtjes së procesit penal ajo nuk është joproporcionale në kontekstin e rrethanave të çështjes dhe nevojave të sigurimit,” theksohet në zbardhjen e vendimit.

Next Post
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com