• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Patos/ Burri i rënduar psikologjikisht nga sëmundja plagos me thikë gruan

by A R
10/03/2017 08:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një krim në familje është shënuar paraditen e së enjtes në qytetin e Patosit, ku një burrë ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij.

Siç bëhet e ditur nga burime të Policisë, rreth orës 10:05 të paradites së djeshme, Arben Hoxha, 53 vjeç, në banesën e tij ka goditur me thikë bashkëshorten e vet, L. Hoxha, 52 vjeçe.

Ngjarja është shënuar në fshatin Kuqar të Patosit, kur burrë e grua kanë qenë të vetëm në shtëpi. Mësohet se pasi kanë bërë debat, për shkak se burri shfaqej nervoz gjithë mëngjesin, situata ka precipituar, ndërsa 53- vjeçari ka marrë thikën e bukës dhe e ka goditur disa herë në trup gruan e tij.

Edhe pse nuk jepen shumë detaje rreth shkaqeve të konfliktit, gruaja i ka thënë policisë se nuk duhej shumë që në shtëpi të shpërthente sherri për shkak se i shoqi ngrinte zërin duke thënë se po e lodhte kjo gjendje e tij shëndetësore.

“Ishte i lodhur e i trembur nga sëmundja dhe bërtiste pa shkak”, mësohet të ketë thënë ndër të tjera gruajaraporton Panorama. Edhe e enjtja ka nisur me të njëjtën arsye për t’u përfshirë në debat dhe kur e ka parë që e shoqja nuk i ka kthyer përgjigje dhimbjes së tij, të cilën e ka shfryrë duke bërtitur, burri e ka akuzuar atë se nuk i kushtonte vëmendje kur ai ishte duke folur.

Veprimi i tij ka qenë i shpejtë dhe i befasishëm, duke mos i lënë kohë gruas të mbrohet. Mësohet se ai e ka goditur dy herë në pjesën e shpatullës, ndërsa gruaja është përpjekur ta ndërgjegjësojë për veprimin, teksa kërkonte ndihmë nga fqinjët.

Këta të fundit pasi kanë dëgjuar zhurmat dhe thirrjet për ndihmë të gruas së dhunuar, kanë ndërhyrë për të shuar konfliktin si dhe kanë nisur gruan me urgjencë në Spitalin e Fierit. E plagosura, falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve, është e stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Arben Hoxha prej dy vjetësh vuan nga një sëmundje e rëndë për të cilën prej 4 muajsh po ndjek seanca kimioterapie. Gjithçka ka ndodhur në një gjendje të rënduar psikologjike të tij, i cili kishte kohë që shfaqte probleme nervore momentale për shkak të gjendjes shëndetësore./a.m.

Next Post
BE-ja e shqetësuar për Ballkanin, Tusk i trishtuar për rajonin

BE-ja e shqetësuar për Ballkanin, Tusk i trishtuar për rajonin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

Tabaku: Rritja e çmimit të karburanteve, nga taksat e larta dhe mungesa e konkurrencës

March 15, 2026
VIDEO / “Vëllai im të du’ shumë”, Rama zbulon telefonatën me Thaçin: Më tha ‘e kam fituar lirinë’!

Rama: Dëshira e zjarrtë është që udhëheqësit e UÇK të kthehen në shtëpi

March 15, 2026
Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 15, 2026
Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

March 15, 2026
Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

March 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 16 Mars 2026

March 15, 2026
Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

March 15, 2026
Lufta me Rusinë, Kina premton 791 mijë dollarë ndihmë për Ukrainën

Ibrahimaj: Tregu i karburanteve në monitorim ditor, nuk ka problem me furnizimin

March 15, 2026
Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

March 15, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Çupi: Berisha çon Bykykbashin në Vlorë, një nga personat më të përshtatshëm për shantazh

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In