• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE-ja e shqetësuar për Ballkanin, Tusk i trishtuar për rajonin

by Java News
10/03/2017 08:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rizgjedhja e Donald Tuskut për kryetar të Këshillit Evropian për një mandat të ri prej dy vjet e gjysmë pa pajtimin e shtetit të tij, Polonisë, ka prishur seriozisht atmosferën në të cilën të premten është zhvilluar dita e parë e takimit të Këshillit Evropian në Bruksel.

Polonia kishte kërkuar që të shqyrtohet një kandidat tjetër, por vendet e tjera anëtare ishin pajtuar që Tusku duhet të marrë edhe një mandat, ndërsa kundërshtimin e Polonisë e quajtën si “konflikt të brendshëm politik”, shkruan Koha Ditore.

Qeveria e tashme konservatore e Polonisë ka kritikuar ish-kryeministrin e këtij vendi, Tusk, i cili tash në Bruksel është në krye të Këshillit Evropian, se “nuk e ka zbatuar si duhet rolin e tij neutral” dhe se “është përzier në punë të brendshme të Polonisë dhe nuk i ka mbrojtur interesat e këtij vendi”.

Gjatë fjalimit të tij, pas rizgjedhjes, Tusk është përqendruar edhe te Ballkani, duke alarmuar shtetet anëtare për gjendjen në Ballkanin Perëndimor.

“Këtë mbrëmje, udhëheqësit do të adresojnë situatën në Ballkanin Perëndimor, një rajon që është vital për Evropën. Tensionet dhe përçarjet janë shkallëzuar, pjesërisht për shkak të ndikimeve të jashtme dashakëqija, që po destabilizojnë disa vende prej kohësh”, ka thënë Tusk.

“Unë do t’i propozoj udhëheqësve që të ndërmarrin masa, përfshirë në komunikimet tona strategjike. Për vendet e rajonit, mesazhi ynë do të jetë i qartë: Bashkimi Evropian i qëndron pas premtimit të Selanikut, dhe mbetet plotësisht i angazhuar për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. Unë dua që liderët të rikonfirmojnë perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Tusk. (b.an)

Next Post
Mkhitaryan i Manchester: Fusha ishte e tmerrshme

Mkhitaryan i Manchester: Fusha ishte e tmerrshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In