• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Patjetër edhe në emrin tim z. Rama, e keni detyrim!

by Java News
16/10/2016 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Jusuf Thaçi/

Gjithë çfarë na mbetet ne shqiptarëve që jetojmë jashtë shtetit të cunguar shqiptar, është porosia e qartë për kryeministrin e Shqipërisë që mos t’i shkojë në mendje që të merr për bazë ata pak zëra të hiçave që thonë “jo në emrin tim z. Rama”! Patjetër edhe në emrin tim z. Rama! Patjetër edhe në emër të çdo shqiptari në Ballkan! Dhe për këtë nuk do t’ju duartrokasim, sepse e keni detyrim historik, moral, kombëtar e kushtetues

Kur dëgjon reagimet e disave në Kosovë ndaj qëndrimeve të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës së tij në Serbi, të mbushet mendja se Edi Rama është kryeministër i ndonjë shteti armiqësor ndaj Kosovës. Është vërtet e çuditshme se si të gjithë ata që fare nuk i pengon agresioni i përditshëm e i shumëllojshëm i Serbisë ndaj Kosovës, po i pengon shumë roli prindëror i Shqipërisë ndaj Kosovës, apo siç thonë ata me gjuhën e tyre profesionale e latino-intelektuale, roli paternalist i Shqipërisë. Pikërisht ata që bëhen si lepuj të zgjebosur në raport me Serbinë duan të na tregohen luanë krenarë me Shqipërinë. Të tillët në Kosovë, kushdo qofshin – qytetarë, analistë, gazetarë, profesorë, deputetë, ministra, etj., kanë nevojë urgjente për shërim nga kompleksi i inferioritetit dhe nga nevoja patologjike për bajraktarizëm krahinor.Shqipëria e sotme, apo siç e quajmë Shqipëria Londineze, megjithëse përfshin vetëm rreth gjysmën e territoreve dhe popullsisë shqiptare, është produkt i punës, angazhimit dhe sakrificës së gjithë shqiptarëve, pra edhe i shqiptarëve të Çamërisë në Greqi, edhe i shqiptarëve në Maqedoni, edhe i shqiptarëve në Serbi, edhe i shqiptarëve në Mal të Zi, edhe i shqiptarëve të Kosovës e edhe i shqiptarëve të Shqipërisë së sotme. Rrjedhimisht, shqiptarët që kanë rastisur të mbesin brenda kufijve të shtetit të Shqipërisë (që e kanë tkurrur të tjerët), janë shqiptarët më me fat dhe më të privilegjuar nga gjithë shqiptarët (megjithëse edhe ata kanë vuajtur për arsye të tjera – kryesisht të brendshme).Me privilegjet shkojnë edhe detyrimet dhe përgjegjësitë! Por, fatkeqësisht, për një shekull të plotë, Shqipëria nuk i ka kryer as për së afërmi mjaftueshëm detyrimet dhe përgjegjësitë e veta ndaj shqiptarëve që kanë mbetur jashtë territorit të shtetit të cunguar shqiptar (shkaqet e arsyet i dimë të gjithë – sa është e justifikueshme kjo, është debat tjetër). Këtë duhet ta themi dhe ta pranojmë të gjithë shqiptarët, kudo që jemi. Por, për këtë duhet mbajtur përgjegjës elitat politike e intelektuale që kanë udhëhequr me Shqipërinë gjatë këtyre 100 viteve të kaluara, e jo shqiptarët e atjeshëm dhe Shqipërinë si shtet. Në këtë pikë nuk janë pa përgjegjësi as elitat politike e intelektuale që kanë udhëhequr me shqiptarët jashtë Shqipërisë, veçanërisht me shqiptarët në ish-Jugosllavi.Tani që Shqipëria, për herë të parë që prej se ekziston si shtet, ka filluar të faktorizohet dhe të ketë rol të rëndësishëm në rajon, duke adresuar edhe institucionalisht edhe publikisht çështjet e hapura të shqiptarëve jashtë Shqipërisë, kjo po i pengon bajraktarët provincialë shqiptarë, sidomos ata në Kosovë. Madje, po i pengon deri në atë masë sa po të kishin mundësi do t’ia ndalonin kryeministrit të Shqipërisë përmendjen e emrit Kosovë. Harruakan të tillët që Kosova nuk është vetëm çështje e institucioneve dhe e shtetit të Kosovës, por është edhe çështje shqiptare, pra edhe çështje e Shqipërisë. Edhe po të donte kryeministri i Shqipërisë ta injoronte fare Kosovën në raportet me të tjerët, ne do duhej t’i kërkonim që ai të merrej edhe me Kosovën.Fundja, kryeministri i Shqipërisë e ka edhe detyrim kushtetues që të merret me çështjen shqiptare në përgjithësi dhe me të gjithë shqiptarët që janë jashtë kufijve të Shqipërisë. Ky detyrim i kryeministrit të Shqipërisë përcaktohet qartë në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku përmendet “aspirata shekullore e popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar”, si dhe në nenin 8 të kësaj kushtetute, ku përmendet se “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj”. Çdo ikje e kryeministrit të Shqipërisë nga përgjegjësia për t’u kujdesur për çështjen shqiptare në përgjithësi dhe për shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë, përbën shkelje të drejtpërdrejtë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë nga ana e kryeministrit dhe ikje nga përgjegjësia historike, morale e kombëtare nga ana e tij.Nëse klasa politike në Shqipëri duhet kritikuar për diçka, ajo duhet kritikuar se nuk ka bërë mjaftueshëm për shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë, e assesi nuk mund të kritikohet se “po u përzieka” në punët e shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Këtë e ka detyrim! Dhe mos të më thotë kush që nëse dua të jem i përfaqësuar nga kryeministri i Shqipërisë, atëherë le të shpërngulem në Shqipëri. Jo, unë jam shqiptar, jam në tokën time – shqiptare, ndaj s’kam pse shpërngulem asgjëkund!Gjithë çfarë na mbetet ne shqiptarëve që jetojmë jashtë shtetit të cunguar shqiptar, është porosia e qartë për kryeministrin e Shqipërisë që mos t’i shkojë në mendje që të merr për bazë ata pak zëra të hiçave që thonë “jo në emrin tim z. Rama”! Patjetër edhe në emrin tim z. Rama! Patjetër edhe në emër të çdo shqiptari në Ballkan! Dhe për këtë nuk do t’ju duartrokasim, sepse e keni detyrim historik, moral, kombëtar e kushtetues.

Next Post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“S’ka shtet ligjor pa u respektuar prona”- Tabaku: Konflikti në Vlorë, pasojë e kaosit shtetëror, qeveria përgjegjëse për lejet e ndërtimit

“S’ka shtet ligjor pa u respektuar prona”- Tabaku: Konflikti në Vlorë, pasojë e kaosit shtetëror, qeveria përgjegjëse për lejet e ndërtimit

September 7, 2026
Plagoset me thikë nxënësja nga bashkëmoshatari në një shkollë në Pejë

Tragjike në Pejë, vëllai i vuri flakën krevatit të saj teksa flinte, motra vdes në spital nga plagët!

September 7, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

E rëndë në Ersekë, fqinji gjen të pajetë të moshuarën në banesë dhe njofton Policinë! Jetonte e vetme, pistat e hetimit për shkaqet

September 7, 2026
Rusia dhe Koreja e Veriut zgjerojnë bashkëpunimin, hapin urën e parë rrugore në kufirin mes dy vendeve! Dyshime se çfarë fshihet pas këtij akti

Rusia dhe Koreja e Veriut zgjerojnë bashkëpunimin, hapin urën e parë rrugore në kufirin mes dy vendeve! Dyshime se çfarë fshihet pas këtij akti

September 7, 2026
Vuçiç bën lëvizjen e radhës politike, pritet të shpërndajë Parlamentin dhe të garojë për kryeministër!

Vuçiç bën lëvizjen e radhës politike, pritet të shpërndajë Parlamentin dhe të garojë për kryeministër!

September 7, 2026
Rama takim në Universitetin e Vlorës, zbulon dhe planin për “Parkun Aulona”: Do të kthehet në një ambient publik dhe hapësirë të gjelbërt për qytetarët

Rama takim në Universitetin e Vlorës, zbulon dhe planin për “Parkun Aulona”: Do të kthehet në një ambient publik dhe hapësirë të gjelbërt për qytetarët

September 7, 2026
VIDEO/ U fut i armatosur në studion muzikore, Gjykata e Prishtinës dënon Gjestin! Shikoni çfarë bën këngëtari pas shpalljes së vendimit…

VIDEO/ U fut i armatosur në studion muzikore, Gjykata e Prishtinës dënon Gjestin! Shikoni çfarë bën këngëtari pas shpalljes së vendimit…

September 7, 2026
Luftë me flakët edhe në Lezhë, kritike situata në Ungrej, zjarri rrezikon varrezat dhe kishën e fshatit!

Luftë me flakët edhe në Lezhë, kritike situata në Ungrej, zjarri rrezikon varrezat dhe kishën e fshatit!

September 7, 2026
Kufizimi nga Rusia/ Spanja, Franca dhe Portugalia arrijnë marrëveshjen për ndërtimin e tubacionit të gazit

Spanja ngre alarmin, kryeministri Sanchez: Kërcënimi ekstremist po fiton terren në Evropë dhe në botë!

September 7, 2026
Kush ka ushtritë më të forta në botë? Fuqizohen forcat e Shqipërisë dhe Serbisë, ku renditet Kosova

FSK-ja bëhet pjesë e misionit ndërkombëtar në Gaza, firmoset marrëveshja për angazhimin e Kosovës

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com