• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasojat dezintoksikuese të vendimit të DASH për Sali Berishën në shoqëri

by Ylli Pata
08/07/2021 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Aq shumë ka ndikuar vendimi i Departamentit të Shtetit për Berishës, sa edhe ata që janë frenuar nga një polemikë edhe ndoshta legjitime me doktorin, këtë herë nuk se po e kursejnë.

Ka bërë sot lajm përgjigja që Aleksandër Çipa i ka bërë në murin e tij qytetarit digjital, pasi ish-Presidenti e Kryeministri rinisi sulmit ndaj Ardian Çipës që u emërua drejtor i policisë së Korçës.

Sulmet e doktorit ndaj Ardian Çipës kanë qenë të hershme, sapo oficeri i njohur i policisë është vënë në poste të rëndësishme si ai i drejtorit të Policisë së Tiranës apo të Drejtorit të Trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme.

Logjika e do që një politikan i nivelit të Berishës të mos merret me zyrtarë apo oficerë policie, por kjo ndodh, pasi njerëz të klanit të doktorit që kanë lidhje dhe fuqi në qarqet e familjes Berisha në këtë sektor, sulmojnë këdo që njerëz të sërës të tyre ua kërkojnë.

Pra shërbën si shantazhues mediatik. Ardian Çipa është një oficer policie i brezit të pas 90, që pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kryer kur PD ka qenë në pushtet. Çipa, ka familjarë të tij anëtarë e zyrtarë të PD-së në qendër e bazë. Madje xhaxhai i tij, ka hapur mitingun në një nga mitingjet e Lulzim Bashës në kohën e çadrës.

Por Aleksandër Çipa nuk e kishte sulmuar asnjëherë  Berishën, por si drejtues i Unionit të Gazetarëve ka dhënë çmime për gazetarë oborri që kanë sulmuar të vëllanë, Ardianin, i cili gjatë kandidimit për drejtues të BKH-së kaloi provën e Poligrafit, çka e kanë bërë një numër i vogël oficerësh, është trajnuar në SHBA, ndërkohë që është pritur nga Papa Francesku, gjatë vizitës së tij në Shqipëri.

Që të jemi të qartë, nuk se një zyrtar me këto arritje nuk duhet të kritikohet apo sulmohet, përkundrazi. Një shoqëri demokratike ka hapësirë të gjërë për kritika, akuza, etj. Por Berisha sulmon në kohë e hapësirë për arsye të caktuara shantazhi.

Ja sot, Sali Berisha sulmoi Erion Braçen pa asnjë lloj arsyeje e logjike për dosjen që SPAK ka hapur në Bashkinë e Lushnjes. Jo se Braçe apo kushdo zyrtar është i paprekshëm, por nuk kishte asnjë lloj lidhje ajo që Berisha donte të bënte për numrin dy të qeverisë me hetimin e nisur. Stononte pastërtisht.

Gjithsesi, pikërisht ky stonim apo edhe komentet që kanë ndjekur prej ditësh, e jo vetëm sot qytetarin digjital, janë një nga pasojat e rëndësishme të vendimit të DASH. Janë një lloj antidote që kanë ndihmuar në shoqëri për tu shpërlarë nga toksikimi i gjatë i një fenomeni gërryes të 30 vjetëve tranzicion…

Next Post
“Po u afruan i pret ushtria amerikane”, Stefanoviç i përgjigjet Osmanit: S’ekziston kufiri mes Serbisë e Kosovës

“Po u afruan i pret ushtria amerikane”, Stefanoviç i përgjigjet Osmanit: S’ekziston kufiri mes Serbisë e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In