• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po u afruan i pret ushtria amerikane”, Stefanoviç i përgjigjet Osmanit: S’ekziston kufiri mes Serbisë e Kosovës

by Java News
08/07/2021 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviç ka reaguar pas deklaratave të bëra së fundmi nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Kjo e fundit është shprehur në një intervistë se nëse ushtria serbe mësyn drejt kufirit të Kosovës do të përballet me ushtarët amerikanë.

Stefanoviç deklaroi se mes Kosovës dhe Serbisë s’ekziston vija kufitare.

“Vetëm një vijë administrative është me provincën tonë jugore, që ka dallim të madh”, është shprehur ai për mediat.

“Është e kuptueshme që po bëhet më e madhe, sepse ushtria serbe po forcohet dita ditës dhe do të vazhdojë të bëhet më e fortë. Kjo është arsyeja pse unë jam i sigurt që përfaqësuesit e institucioneve në Prishtinë do të respektojnë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Unë jam gjithashtu 100 për qind i sigurt se ata e dinë pse nuk lejohen dhe nuk mund të hyjnë në veri të Kosovës me forcë” tha Stefanoviç.

Kujtojmë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë për një media kroatë gjatë së cilës ka deklaruar se nëse ushtria serbe provon të kalojë kufirin me Kosovën do të përballen me ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Komandantja e FSK-së është pyetur nëse ka frikë nga konfliktet e armatosura tani që ushtria serbe po armatoset, dhe Osmani është përgjigjur se nuk e di se çfarë ka në mendje Serbia por që nëse provojnë të kalojnë kufirin me Kosovën ata do të takohen me ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Është e qartë se ushtria serbe e sheh Rusinë si aleatin e saj kryesor për sa i përket bashkëpunimit ushtarak, por edhe të politikës së asaj ekonomie. Ata e tregojnë atë hapur. Ndërsa vendet në rajon, të tilla si ne ose Kroacia, zhvilluan stërvitjen “Defender Europe 21” së bashku me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, Serbia organizoi stërvitje ushtarake me Rusinë në të njëjtën kohë. Ishte i vetmi vend në rajon që nuk ishte i pranishëm në stërvitjen “Defender Europe 21” të udhëhequr nga ShBA-ja.

Kohët e fundit mund të shohim se si ata organizojnë stërvitje ushtarake me Rusinë dhe Bjellorusinë, gjë që tregon orientimin e tyre.

Nuk jam i sigurt se çfarë kanë në mendje kur bëhet fjalë për retorikën që ata përdorin, por di një gjë shumë mirë: nëse kalojnë kufirin me Kosovën ata do të takohen me ushtarë nga Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e tjerë të NATO-s. Ne nuk jemi vetëm dhe Serbia e di mirë këtë! Ata u përpoqën ta bënin atë një herë në 1999. Nuk mendoj se ata do të dëshirojnë të provojnë përsëri.”/m.j

Next Post
“Alo, ndihmë”! Pamjet nga helikopteri, si rrezikuan shqiptarët jetën për të shkuar në Angli. Trafikanti: Jo, jo. Mbylle, mbylle

“Alo, ndihmë”! Pamjet nga helikopteri, si rrezikuan shqiptarët jetën për të shkuar në Angli. Trafikanti: Jo, jo. Mbylle, mbylle

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

I vendoset tritoli një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin

November 1, 2026
Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

November 1, 2026
Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

November 1, 2026
Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

November 1, 2026
Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

November 1, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

(pa)Rëndësia e fjalës “SHPREHIMISHT”!

November 1, 2026
FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

November 1, 2026
Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

November 1, 2026
Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët

Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët

November 1, 2026
SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In