‘Zgjedhjet në Akademi nuk duhet të ishin bërë pa reforma. Qeveria Rama pati një reform shumë të mirë por e la në mes të rrugës.Kjo platformë duhet të bëhet transparente dhe të rishihet” është ky prononcimi i profesor Paskal Milo në intevistë për Shqiptarja.com.
Ai shprehet se Akademia u rrënua nga qeveria Berisha.
“Akademia u rrënua nga qeveria Berisha dhe e ndau qendrën e studimeve albanologjike. Qendra e Studimeve albanologjike përfiton privilegje ndaj nuk I intereson bashkimi me Akademinë” shprehet Milo.
Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave dy ditë më parë kanë shkaktuar debate mes akademikëve ku pjesë e retorikës janë bërë edhe politikanë.
Vetë kryeministri Rama pas rizgjedhjes së Gudar Beqirajt u shpreh se do t’i pres fondet Akademisë duke i cilësuar zgjedhjet farsë.
a.ç