• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasi “na doli mjekrra duke pritur, o burrë”!

by Alfred Peza
10/05/2018 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Nuk ka një gjë tjetër më serioze në këtë jetë se sa humori. Këtë aksiomë duket se shfrytëzoi edhe Ambasadori Amerikan Donald Lu, kur u shfaq në fundjavën e fundit në spektaklin e humorit televiziv, “Portokalli”. Ai shfrytëzoi batutat me aktorët, për të dhënë mesazhet ndoshta më të forta për ecurinë e deritanishme të reformës në drejtësi dhe për të nisur shigjetat “e helmit” për të nxitur ecjen e saj, me ritme më të shpejta.

“Na doli mjekra duke pritur, o burrë!”. “Gjithmonë shisni gjërat e gabuara për njerëzit”. “Do shkosh andej, apo do vish këtej?”. “Hajde burg, hajde burg!” dhe “do iki edhe për pak muaj, por nuk iki pa vënë drejtësi në tregun e madh të shoqërisë shqiptare”,- ishin disa nga batutat e kryediplomatit amerikan. Batuta këto që u pasqyruan gjerësisht në mediat kryesore shqiptare, si sinjale të qarta për organet e reja të drejtësisë në radhë të parë, për krerët e klasës sonë politike në përgjithësi e duke mos kursyer këtë radhë, as shefin e mazhorancës, në veçanti.

Këto mesazhe me siguri që janë dëgjuar nga veshët e duhur dhe kjo javë, duket se ka nisur ndryshe, jo vetëm për pushtetin ekzekutiv e legjislativ, por edhe atë të drejtësisë. Ndaj ndihet një lloj shkundje dhe tjetër ritëm. Ky moment po i pozicionon edhe më qartë palët: Ata që janë pro dhe ata që janë kundër reformës në drejtësi. Ata që janë shtysë dhe ata që janë pengesë e saj. Ata që janë në anën e së shkuarës dhe ata që janë në anën e së ardhmes. Ata që janë në anën e së vjetrës dhe ata që janë në anën e së resë.

Kjo ndoshta është edhe arësyeja se përse në mbledhjen e fundit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, u pa qartë grupi që mbrojti gjyqtarët e propozuar për shkarkim pasi ishin gjetur në shkelje flagarante dhe ata që ishin për nxjerrjen e tyre nga sistemi. E njëjta gjë, duhet thënë edhe për vendimin e Kryeprokurores Arta Marku, të shkarkimit nga detyra të Kreut të Prokurorisë për Krime të Rënda Besim Hajdamataj.

Ambasadori Lu tha se “ky është një moment me rëndësi që Shqipëria të demonstrojë se hetimet me profil të lartë publik mund të ecin përpara pa ndërhyrje politike. Prokurorja e Përgjithshme thotë se ka emëruar Znj. (Donika) Prela në mënyrë që çështjet me përparësi të përfundohen në mënyrë më të shpejtë dhe më të efektshme”.

Ky reagim erdhi menjëherë pasi krerët e PD dhe LSI u shprehën me tone të ashpra kundër këtij vendimi, duke e lidhur atë jo vetëm me faktin se Hajdarmataj është njëri nga prokurorët e çështjes Tahiri, por edhe me idenë se Kryeministri Rama po “kap” drejtësinë.

“Kemi besim se ky ndryshim në drejtim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të çështjeve me përparësi të lartë. Ndjekja penale e krimit dhe korrupsionit mbetet prioriteti më i lartë për Kryeprokuroren Arta Marku”, thuhet në reagimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Siç shihet, vendimi i fundit i Prokurores së Përgjithshme lidhet me “ndjekjen penale më të shpejtë dhe më të efektshme”. Një shqetësim i madh e përgjithshëm publik ky, por edhe i SHBA e BE të cilët e kanë thënë hapur prej muajsh se presin që të shohin prapa hekurave, “peshqit e mëdhenj” të politikës dhe drejtimit të institucioneve kryesore të shtetit, të zhytur në krime, korrupsion dhe abuzime me pushtetin.

Duke shtuar ritmin e realizimit të reformës nëpërmjet ngritjes së institucioneve të reja dhe ndëshkimin e fajtorëve, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi që të shohin më në fund të realizuara pas kësaj, ëndrrat e tyre me drejtësi të munguar. Sepse deri më sot, nuk kishte mbetur asnjë prej tyre, pa thënë qoftë edhe një herë të vetme: “Na doli mjekrra duke pritur, o burrë”!

a. ç

Next Post
“Të gjithë do vdesim”, urgjenca nuk e beson, nëna 22-vjeçare humb jetën

"Të gjithë do vdesim", urgjenca nuk e beson, nëna 22-vjeçare humb jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erion Veliaj mbetet në burg, Apeli i Posaçëm nuk pranon kërkesën për garanci pasurore

Erion Veliaj mbetet në burg, Apeli i Posaçëm nuk pranon kërkesën për garanci pasurore

February 24, 2026
Tentoi të përdhunonte të renë greke, dorëzohet në polici shqiptari: Ishte keqkuptim…

Tentoi të përdhunonte të renë greke, dorëzohet në polici shqiptari: Ishte keqkuptim…

February 24, 2026
Hyjnë në fuqi tarifat e reja globale të Trump prej 10%, Kina paralajmëron kundërpërgjigjje

Hyjnë në fuqi tarifat e reja globale të Trump prej 10%, Kina paralajmëron kundërpërgjigjje

February 24, 2026
A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

February 24, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

Shqiptarët ortodoksë në Maqedoninë e Veriut: Një pjesë e heshtur e mozaikut shqiptar

February 24, 2026
Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

February 24, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Pse lidhemi shpejt e ndahemi më shpejt?

February 24, 2026
Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

February 24, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Shkurt 2026

February 24, 2026
Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In