• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasi bëri bllokuesin, pse po kërkon të bëjë edhe qesharakun?!

by S M
30/11/2016 21:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Lulzim Basha ja ka arritur të shkojë deri në një pikë që askush s’e mendonte. Ai po përpiqet t’i imponojë Komisionit të Venecias, i cili duket se do ta kalojë ligjin e Vetingut me përgjigje pozitive, një variant tjetër nga ai që Komisioni po shqyrton, me pretesktin se teksti i parë ka “gabime përkthimi”. E gjitha kjo ndodh në një moment kur pritet përgjigja rreth kushtetutshmërisë së këtij ligji kyç për Reformën në Drejtësi dhe kur sytë janë drejtuar nga qyteti bregdetar italian, për një verdikt që shpresohet të shbllokojë procesin e ngecur me shkopinjtë nën rrota të opozitës dhe të një pjese të korruptuar të sistemit të drejtësisë.

Ne nuk e dimë nëse teksti i Vetingut që kanë në duar ekspertët e thinjur të Venecias, është ose jo i saktë nga ana gjuhësore. Dimë megjithatë qysh tani, cilido qoftë vendimi final i Komisionit të Venecias, se kemi një opozitë qesharake, e cila po shkon pa ngurrim drejt absurdit në veprimet e saj, vetëm e vetëm që të mbajë edhe pak të penguar Vetingun. E bashkë me të, shpresojnë, edhe vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Që mund të kishim një sektor të elitës politike që nuk e do reformën në drejtësi, kjo ishte e kuptueshme dhe e shpjegueshme. Që ka gjithashtu edhe plot gjyqtarë e prokurorë të interesuar që reforma të përfundojë në farsë, edhe kjo dihet, për arsye mëse të kuptueshme. Por që të kishim edhe një opozitë qesharake dhe krejt joserioze si kjo e sotmja, që po ul veten dhe vendin përballë forumeve e institucioneve serioze ndërkombëtare, këtë duhej ta mësonim sot, pasi dëgjuam gabimet ortografike të një ligji. Të cilin e kujtonim si të “frikshëm”, “revanshist”, “antidemokratik” etjetj, por nuk e dinim se paska qenë edhe …plot gabime gramatikore!/ Javanews/

Next Post
Avokatja e shtetit, 500 mijë lekë për të nxjerrë nga burgu, mësim si numërohen paratë

Avokatja e shtetit, 500 mijë lekë për të nxjerrë nga burgu, mësim si numërohen paratë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Starti horror s’e demoralizon, Klop: Preferoj një nisje të keqe, por me një fund pozitiv!

Starti horror s’e demoralizon, Klop: Preferoj një nisje të keqe, por me një fund pozitiv!

September 28, 2026
Mbrëmje historike në Los Angeles, Taylor Swift thyen rekorde në MTV Video Music Awards 2026

Mbrëmje historike në Los Angeles, Taylor Swift thyen rekorde në MTV Video Music Awards 2026

September 28, 2026
Lufta kundër korrupsionit në fokusin rajonal, Kuvendi i Shqipërisë prezanton reformat e integritetit në Malin e Zi

Lufta kundër korrupsionit në fokusin rajonal, Kuvendi i Shqipërisë prezanton reformat e integritetit në Malin e Zi

September 28, 2026
BE-ja zgjat mandatet e misioneve civile në territoret palestineze -

Integrimi/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së

September 28, 2026
Demo pret ambasadoren e BE, Moreira de Sousa: Do mbështesim reformat për avancimin e Shqipërisë drejt integrimit! Bashkëpunim për sigurinë dhe…

Demo pret ambasadoren e BE, Moreira de Sousa: Do mbështesim reformat për avancimin e Shqipërisë drejt integrimit! Bashkëpunim për sigurinë dhe…

September 28, 2026
Aksident i rëndë afër Rinasit, dy shoferë të plagosur nga përplasja e makinave! Dërgohen te Trauma, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Shifrat/ Aksidentet rrugore në gusht 2026, ulet numri i ngjarjeve, por rritet me 6,2% bilanci i 8-mujorit

September 28, 2026
Gjuha Shqipe në Universitetin e Harvardit

Alarm për bombë në Harvard, evakuohet zona pranë “Memorial Hall” dhe pezullohen linjat e autobusëve

September 28, 2026
Shkarkimi i Ristanit, Spaho: Tirana është e qelbur nga plehrat më shumë se kurrë!

“Mazhoranca nuk është lëkundur”- Edmond Spaho: Opozita di të bëjë vetëm zhurmë në Kuvend! Kryeministri dorëhiqet vetëm nëse…

September 28, 2026
“Shqipëria s’është i vetmi vend i NATO-s që ka ndodhur”- Skandali me SHISH, ekspertja kanadeze e sigurisë: Zbuloni nëse ka të bëjë me një individ, apo me…

“Shqipëria s’është i vetmi vend i NATO-s që ka ndodhur”- Skandali me SHISH, ekspertja kanadeze e sigurisë: Zbuloni nëse ka të bëjë me një individ, apo me…

September 28, 2026
Makina ‘përpihet’ nga flakët në mes të Elbasanit, qytetarët vrapojnë nën panik! S’ka të lënduar, ja për çfarë dyshohet

Makina ‘përpihet’ nga flakët në mes të Elbasanit, qytetarët vrapojnë nën panik! S’ka të lënduar, ja për çfarë dyshohet

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com