• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Shqipëria s’është i vetmi vend i NATO-s që ka ndodhur”- Skandali me SHISH, ekspertja kanadeze e sigurisë: Zbuloni nëse ka të bëjë me një individ, apo me…

by A. Q
28/09/2026 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje fatkeqe, e ka cilësuar ekspertja kanadeze e sigurisë kombëtare, Stephanie Carvin, skandalin me drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, e cila dyshohet se i ka dorëzuar informacione sekrete biznesmenit Ergys Agasi, i arrestuar për dosjen “AKSHI”.

Në një intervistë me ‘Rretheqark’ në A2 CNN, ajo bëri të ditur se kjo është shqetësuese dhe dëmton besimin.

“Pa e mbivlerësuar ekspertizën time mbi politikën shqiptare, mund të them se këto janë ngjarje fatkeqe. Në çdo vend, kur kemi atë që në fushën e sigurisë quhet “kërcënim i brendshëm”, situata është serioze. Bëhet fjalë për një person që ka akses të privilegjuar në informacion dhe më pas e keqpërdor atë, duke e shkatërruar, ndryshuar ose transmetuar te persona që nuk duhet ta kenë. Kjo është gjithmonë shqetësuese dhe dëmton besimin”, deklaroi tha ekspertja në A2 CNN.

E pyetur se çfarë duhet të bëjë Shqipëria në një rast kaq sensitiv, ajo u shpreh se e rëndësishme është rikthimi i besimit te publiku, prandaj sipas saj duhet një hetim i plotë dhe transparent që të kuptohet nëse kemi të bëjmë vetëm me një individ apo një rrjet.

“Është gjithmonë një sfidë, sepse kemi të bëjmë me operacione shumë sekrete dhe, në të njëjtën kohë, me nevojën për drejtësi publike. Jo gjithmonë është e lehtë, sepse gjatë hetimeve mund të dalin në publik informacione operacionale. Prandaj duhet treguar kujdes. Por kur një ngjarje e tillë trondit besimin, gjëja më e rëndësishme është rikthimi i këtij besimi. Një hetim i plotë dhe sa më transparent që të jetë e mundur është shumë i rëndësishëm. Hetimi duhet të jetë i ndershëm, por edhe efikas, në mënyrë që e vërteta të dalë sa më shpejt dhe çështja të mos zvarritet. Gjithashtu, nëse ka indicie për lidhje të tjera, duhet të përcaktohet nëse kemi të bëjmë me një individ që ka vepruar i vetëm apo me një rrjet më të gjerë”, theksoi ajo.

Sipas ekspertes, Stephanie Carvin, raste të tilla dëmtojnë jo vetëm reputacionin e institucioneve, por edhe sigurinë kombëtare. Ajo theksoi se Shqipëria nuk është i vetmi vend anëtar i NATO-s që përballet me raste të tilla, pasi edhe Kanadaja ka pasur disa raste të ngjashme.

“Shqipëria nuk është i vetmi vend anëtar i NATO-s që përballet me raste të tilla. Edhe Kanadaja ka pasur disa raste të ngjashme. Në Kanada kemi pasur raste ku zyrtarë të lartë të policisë janë akuzuar për transmetim informacioni te krimi i organizuar. Edhe këtë vit, një praktikant në selinë e NATO-s u arrestua nën dyshimin se po përpiqej të mblidhte informacione, që sipas raportimeve mediatike mund t’i kalonin Kinës. Pra, këto janë situata me të cilat përballen vende të ndryshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për informacion të specializuar që mund të jetë me interes për krimin e organizuar apo për shtete të tjera. Ajo që ka vërtet rëndësi është mënyra se si hetohen këto raste, nëse e vërteta bëhet publike dhe nëse personat përgjegjës mbahen para përgjegjësisë, nëse fajësia e tyre provohet. Kjo është mënyra se si mund të rikthehet besimi i publikut”, shtoi ajo.

Ajo përmendi rastin e ish-zyrtarit kanadez Cameron Ortis, i akuzuar për transmetim informacioni tek elementë kriminalë. Sipas Carvin, informacione të tilla mund t’u tregojnë grupeve kriminale se si po hetohen dhe t’i ndihmojnë të shmangin përgjimet apo hetimet për trafik droge, pastrim parash dhe aktivitete të tjera të paligjshme.

“Kur dikush abuzon me informacionin në këtë mënyrë, dëmton institucionin në disa drejtime. Fillimisht dëmton reputacionin e organizatës, por gjithashtu mund të pengojë drejtpërdrejt hetimet kriminale dhe punën e shërbimeve të inteligjencës”, tha ajo.

Carvin paralajmëroi gjithashtu se raste të tilla mund të ndikojnë edhe në marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë. Sipas saj, nëse besimi cenohet, partnerët mund të hezitojnë të ndajnë informacione sensitive nga frika se ato mund të bien në duar të gabuara.

Next Post
Shkarkimi i Ristanit, Spaho: Tirana është e qelbur nga plehrat më shumë se kurrë!

“Mazhoranca nuk është lëkundur”- Edmond Spaho: Opozita di të bëjë vetëm zhurmë në Kuvend! Kryeministri dorëhiqet vetëm nëse...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com