• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta kundër korrupsionit në fokusin rajonal, Kuvendi i Shqipërisë prezanton reformat e integritetit në Malin e Zi

by A. Q
28/09/2026 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një delegacion i Kuvendit të Shqipërisë, i përbërë nga deputetët Milva Ekonomi, Antoneta Dhima dhe Kliti Hoti, mori pjesë në Klinikën Rajonale Parlamentare për Antikorrupsionin (Regional Parliamentary Anti-Corruption Peer Clinic), e zhvilluar nga data 24 deri më 26 shtator 2026 në Beçići të Malit të Zi.

Aktiviteti u organizua nga Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) në bashkëpunim me Parlamentin e Malit të Zi, me temë kryesore “Forcimin e integritetit parlamentar në vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Gjatë punimeve dyditore, përfaqësuesit e parlamenteve nga Mali i Zi, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut zhvilluan diskutime praktike dhe ushtrime mbi identifikimin e pikave të dobëta në strukturat parlamentare. Fokus i veçantë iu kushtua metodologjisë së vlerësimit të rreziqeve të korrupsionit në ligjbërje (corruption-proofing), kontrollit post-legjislativ (PLS) dhe rolit të organeve mbikëqyrëse në respektimin e kodeve të etikës.

Inovacionet ligjore të Shqipërisë

Gjatë sesioneve plenare, delegacioni shqiptar paraqiti hapat e ndërmarrë nga Kuvendi për përshtatjen e kuadrit ligjor me standardet evropiane, përfshirë ndryshimet e miratuara në Rregulloren e Kuvendit në janar 2025.

“Kuvendi ka ndërmarrë një paketë ligjore së fundmi si detyrime të rekomandimeve të GRECO-s, me miratimin e ligjit të ri të konfliktit të interesit, ligjit të lobimit dhe dy metodologjive CPL dhe PLS,” deklaroi deputetja Milva Ekonomi. Ajo nënvizoi se vlerësimi i rreziqeve që në fazën e projektligjeve dhe kontrolli ex-post janë instrumente thelbësore për rritjen e transparencës.

Nga ana e saj, deputetja Antoneta Dhima u fokusua te zbatimi i Kodit të Sjelljes së Deputetëve, duke kërkuar rregulla më të qarta dhe trajnim periodik për mënjanimin e konfliktit të interesit.

“Një Kod Sjelljeje bëhet efektiv kur çdo deputet, administrata parlamentare dhe organet përgjegjëse dinë çfarë duhet të bëjnë në një situatë konkrete,” theksoi Dhima.

Ndërkohë, deputeti Kliti Hoti ngriti çështjen e proporcionalitetit të masave disiplinore ndaj ligjvënësve, duke iu referuar edhe praktikave kushtetuese.

“Masat e parashikuara në Kodin e Sjelljes dhe Rregulloren e Kuvendit duhet të jenë në proporcionalitet me ushtrimin e funksionit kushtetues, duke garantuar ekuilibrin ndërmjet përgjegjshmërisë dhe mbrojtjes së mandatit parlamentar,” nënvizoi Hoti, duke theksuar pasojat që mund të sjellë pezullimi i gjatë i një deputeti.

Takimi u përmbyll me dakordësinë e pjesëmarrësve për të thelluar bashkëpunimin rajonal dhe për të harmonizuar më tej mekanizmat antikorrupsion përgjatë procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Next Post
Komandanti i NATO-s raporton te parlamentarët evropianë: Qëllimi i Rusisë është të thyejë vullnetin e aleatëve të Ukrainës -

Komandanti i NATO-s raporton te parlamentarët evropianë: Qëllimi i Rusisë është të thyejë vullnetin e aleatëve të Ukrainës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com