• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pasha Krishtin, pasha kryqin”, “thirrëm në Viber”

by Enver Robelli
07/10/2018 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Kur futesh në avionin e linjës Prishtinë-Zürich, menjëherë të pret një koncert i toneve të «Viberit». Ta merr mendja se ky është aplikacioni më i popullarizuar jo vetëm i amviseve shqiptare dhe burrave me mustaqe nga diaspora dhe të gjitha viset shqiptare. Pothuaj të gjithë duan edhe njëherë të flasin me të afërmit e tyre, pasi me ta kanë folur ndërsa prisnin të dorëzonin valixhet, pastaj sërish kanë folur para kontrollit të pasaportave dhe pas kontrollit të pasaportave.

Tash, ndërsa kanë zënë vend në avion, sërish fillon «vajberiada», festivali i «Viberit». Si shumë aplikacione që funksionojnë përmes internetit edhe «Viberi» e ka një behane: kur rrjeti është i dobët, lidhja këputet, dhe tash fillon beteja e dyanshme për ta marrë tjetrin në telefon. Nga të gjitha anët fishkëllon, bërtet, piskat, sokëllin toni i «Viberit». Në karrigen e ngushtë të avionit s’të mbetet gjë tjetër veçse të durosh këtë terror akustik, të shtrëngosh muskujt e barkut dhe dhëmbët – dhe të heshtësh.

Në avionin e linjës Prishtinë-Zürich ka edhe talentë të tillë që telefonojnë edhe pasi avioni është nisur drejt pistës startuese – për shembull si ai tipi me muskuj me tatuazh, i cili flet dhe shpalos fotografi nga albumi i iPhonit të tij. Ai i premton dikujt se nuk do t’ia dërgojë askujt «atë fotografinë». Në çdo dy minuta ai dëgjohet të thotë: «pasha Krishtin» ose «pasha kryqin», ndërkohë që në ekranin e mobilit lëvizin fotografi me gjasë nga një dasmë, ku shihen gra me frizura si Bjeshkët e Nemuna dhe burra me kravata që ua ka lidhur djali i dajës para dhjetë vitesh. Pak para se rrotat e avionit të shkëputen nga toka e Kosovës, kjo bisedë telefonike, shyqyr, merr fund.

Sapo avioni të arrijë lartësinë e duhur, stjuardesat fillojnë të shpërndajnë ushqimin. Nga mënyra se si ua shpërndajnë (më saktë: hedhin) ushqimin dhe pijet pasagjerëve, mund të merret me mend se stjuardesat nuk kanë shumë respekt për këtë klientelë. Ndoshta kjo mungesë përzemërsie e ka burimin te sjellja sidomos e grave të diasporës në avionët e linjës Prishtinë-Zürich. Përvoja shumëvjeçare e udhëtimit me avion në këtë linjë tregon: gati çdo e dyta grua shqiptare e diasporës nuk flet asnjë gjuhë të huaj ose flet tepër dobët gjermanisht, fytyra e këtyre grave nuk merr pamje të përzemërt kur duan diçka ose kur stjuardesa i pyet se çfarë duan të pinë apo hanë. Jo, fytyra e shumë grave shqiptare të diasporës është refuzuese, e hidhur, e thartë, kjo fytyrë nuk di të thotë as «ju lutem», as «faleminderit», as nuk di të buzëqeshë. Di vetëm të thotë: «Kola», një pije gazuese globale. Natyrisht ka edhe shembuj të tjerë, të mirë, por përshtypja e përgjithshme është kjo që po përshkruhet këtu.

Kur avioni arrin mbi Liqenin e Konstancës dhe piloti paralajmëron zbritjen drejt aeroportit të Zürichut, fillon gara se kush po e nxjerr telefonin i pari për t’ia ndërruar SIM-kartelën. Pastaj sapo avioni të prekë pistën, fillon koncerti i «Viberit». «Ku je?», «a ke dalë me na marrë», «kur mbërrin», «a ke dalë me veturë të vogël a me të madhen» e kështu me radhë.

Me këto fjalë në vesh futesh në tren dhe shpreson vetëm të shijosh pamjen e mrekullueshme të vjeshtës mbi Liqenin e Zürichut. Por, s’ishte e shkruar. Një djalë rreth të tridhjetave, me gjasë azilkërkues, duket se ka halle të mëdha me të dashurën e tij (apo bëhet fjalë për ish të dashurën?), një dreq e di, sidoqoftë nuk qe e nevojshme që tërë vagoni të marrë vesh krejt intimitetet, krizat, shfryrjet, kërcënimet, sharjet e marrëzitë e tjera të tij, që i thoshte në telefon, «po ndahemi», «ajo i ka dy Instagrama», «më ka thënë nëna»… Pse të dëgjojmë këtë bullshit? Sipas një ankete një e treta e zviceranëve thonë se në përditshmëri ata më së shumti nervozohen kur njerëzit telefonojnë në tren. Por, zviceranet dhe zviceranët janë të durueshëm, askush në tren nuk flet as kur azilkërkuesi i supozuar thotë se «Zvicra është një vend muti». Kur njeriu me telefon më në fund largohet nga vagoni, mes pasagjerëve vërehet një lehtësim. Tash mund të lexosh në qetësi. Për shembull: biografinë e Aleksandër Moisiut.

Next Post
Aksident masiv në Tiranë, përplasen katër makina

Aksident masiv në Tiranë, përplasen katër makina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Drejtësia po i shërben opozitës”, Beqiri: SPAK nuk duhet të bëhet vegël e një misionari të Serbisë

December 19, 2025
Policët ngelin pa shpërblim?! Bonuset e fundvitit i vendosin shefat, përfitojnë të preferuarit

Policët ngelin pa shpërblim?! Bonuset e fundvitit i vendosin shefat, përfitojnë të preferuarit

December 19, 2025
Bahamasi njohu shtetin e Kosovës, reagon presidenti Begaj: Një kontribut për paqen! Albin Kurti: Vendit i shtohen miqësi të reja

Bahamasi njohu shtetin e Kosovës, reagon presidenti Begaj: Një kontribut për paqen! Albin Kurti: Vendit i shtohen miqësi të reja

December 19, 2025
Paketa e Maleve/ Qeveria shpall zonat me përparësi zhvillimi në Klos dhe Vaun e Dejës

Paketa e Maleve/ Qeveria shpall zonat me përparësi zhvillimi në Klos dhe Vaun e Dejës

December 19, 2025
Kryebashkiaku i Shkodrës në SPAK,  lë pas dy orësh ambientet e Prokurorisë së Posaçme

Ishte sot në SPAK/ Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci merret i pandehur

December 19, 2025
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

Zbardhet i plotë vendimi i qeverisë/ Paga minimale rritet në 50 mijë lekë, hyn në fuqi nga 1 janari 2026

December 19, 2025
Miratohet vendimi, paga shpërblim për efektivët e Gardës që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë

Ndryshime në qeveri/ Ministria e Mbrojtjes me një zv.ministër të ri, Rama firmos emërimin (EMRI)

December 19, 2025
Tjetërsonte pronat në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë për përfitime personale/ Arrestohet në Kosovë ish-ministri

Tjetërsonte pronat në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë për përfitime personale/ Arrestohet në Kosovë ish-ministri

December 19, 2025
Shitja e kukullave seksuale/ Refuzohet nga gjykata franceze pezullimi i faqes zyrtare të Shein! Vendoset verifikimi i moshës 

Shitja e kukullave seksuale/ Refuzohet nga gjykata franceze pezullimi i faqes zyrtare të Shein! Vendoset verifikimi i moshës 

December 19, 2025
Imuniteti i Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë

Imuniteti i Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In