• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas shkarkimit nga Thaçi, Alma Lama publikon intervistën: Shpifje, kam thënë se Kosova është sekulare!

by Java News
01/12/2018 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hashim Thaçi e shkarkoi Alma Lamën nga posti i ambasadores dy vjet pasi e kishte emëruar. Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë ajo u shkarkua pasi e ka paraqitur Kosovën si vend islamik. Lama si kundërpërgjgije ndaj kësaj, ka publikuar një intervistë në italisht, ku ajo ka treguar se Kosova është shtet sekular dhe e ka luftuar ekstremizmin fetar, dhe nuk është fetar. Në një postim në Facebook ajo shton se “shpifjeve të orëve të vona të natës iu përgjigjem me këtë intervistë të disa muajve më parë. Arsyetimin zyrtar ende po e pres”.

“Mendoj që paraqitja e imazhit të Kosovës si vend i radikalizuar, si e prezantojnë disa medie joprofesionale ose siç e paraqet propaganda e Beogradit, është e dëmshme dhe larg nga e vërteta”, thoshte Lama në një intervistë të saj në qershor të këtij viti. Ajo ka thënë se Kosova është vend sekular, e jo islamik, në pyetjet e gazetarit që i drejtohej Kosovës si shtet islamik në zemër të Evropës. (Intervista në italisht)

“Fillimisht, Kosova nuk është shtet islamik, por  një shtet sekular në të cilin respektohet liria e feve si në cdo shtet tjetër demokratik. Kosova ka kushtetutën më moderne në Evropë kur bëhet fjalë për lirinë dhe të drejtat e njeriut dhe për kujdesin ndaj minoriteteve. Shumica e popullsisë i takojnë një islami modern, por si shtetet e tjera evropiane, edhe Kosova është sekulare. Secili etiketim si ‘shtet islamik’ është gabim”, kishte shtuar tutje ambasadorja e shkarkuar e Kosovës në Itali.

Lama në këtë intervistë ishte pyetur për ekstremizmin fetar në Kosovë. Në përgjigjen e saj, ajo pranon se ky fenomen është prezent në vend. Por thotë se ky është si rezultat i vendit që ka dalë jo shumë moti nga lufta. “Ky është një fenomen i pasluftës kur organizatat e ashtuquajtura humanitare hynë në Kosovë dhe disa prej tyre kishin agjenda religjioze. Është e rëndësishme të theksohet se ka reaguar fuqishëm ndaj eksponentëve të rrezikshme. Disa janë arrestuar”, kishte thënë Lamaj.

Ndërsa Lama ka mohuar që në Kosovë të ketë pasur qendra të trajnimit të xhihadistëve, duke thënë vetëm se ka pasur disa individë që kanë shkuar në Siri në fillim të luftës atje. Ndërkaq, mediat kanë publikuar dje një artikull lidhur me emërimin e Lamës ambasadore, dy vjet më parë. Ajo u akuzua nga opozita se kishte dhënë votën për zgjedhjen e Thaçit president në këmbim të postit të ambasadores në Romë.

Pasi ishte zgjedhur Thaçi president, në shkurt të 2016-ës, ish deputetja e LDK-së disa muaj më vonë ishte akomoduar në Romë ku filloi detyrën e re si ambasadore. Të martën Presidenca njoftoi se Thaçi ka nënshkruar dekretin për shkarkimin e Lamës. Në vend të saj ambasadore në Itali do jetë Bukurie Gjonabalaj, e cila edhe më parë kishte shërbyer të këtë shtet si ambasadore.

ma.me

 

Next Post
Raporti për mjedisin/ Ndotja rrezikon shëndetin e shqiptarëve, ja qytetet më problematike

Haradinaj: Nuk e zgjidhim dot menjëherë problemin me ajrin e ndotur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione para Kuvendit, protestuesit heqin gardhin metalik dhe qëllojnë me vezë policinë

Tensione para Kuvendit, protestuesit heqin gardhin metalik dhe qëllojnë me vezë policinë

July 23, 2026
“Skyscanner” e rendit Shqipërinë mes perlave më të lira të turizmit

“Skyscanner” e rendit Shqipërinë mes perlave më të lira të turizmit

July 23, 2026

Vetëm 9 për 100 mijë banorë? Shqipëria ndër të fundit në Europë për numrin e gjyqtarëve

July 23, 2026
Houthit pretendojnë sulm ndaj cisternave saudite në Detin e Kuq, SHBA vazhdon sulmet ndaj Iranit

Houthit pretendojnë sulm ndaj cisternave saudite në Detin e Kuq, SHBA vazhdon sulmet ndaj Iranit

July 23, 2026
Sot, seancë maratonë në Kuvend. Shtatë institucione ‘japin llogari’ para deputetëve

Sot, seancë maratonë në Kuvend. Shtatë institucione ‘japin llogari’ para deputetëve

July 23, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Rosa Parks dhe fuqia e protestës

July 23, 2026
Protesta / Elezi: Flasin idiotësira, drejtuesit janë të paaftë; Petraj: Po shkon drejt rënies…

Protesta / Elezi: Flasin idiotësira, drejtuesit janë të paaftë; Petraj: Po shkon drejt rënies…

July 23, 2026
“Nis paqësisht, por…” / Protesta para Kuvendit, ambasada e SHBA paralajmëron amerikanët në Tiranë: Shmangni zonën!

“Nis paqësisht, por…” / Protesta para Kuvendit, ambasada e SHBA paralajmëron amerikanët në Tiranë: Shmangni zonën!

July 23, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge…

July 23, 2026
Diell gjatë ditës, vranësira në orët e vona të mbrëmjes, moti për këtë të enjte

Diell gjatë ditës, vranësira në orët e vona të mbrëmjes, moti për këtë të enjte

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In