• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas njerëzve, radha e pajisjeve për të komunikuar me njëra-tjetrën

by Lutfi Dervishi
09/08/2018 12:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Të kesh sot një telefon të mençur, do të thotë të kesh më shumë se një zyrë me vete. E-maili, mesazhet, fotot, videot, dokumentat, librat, informacionet dhe veprimet me bankën mund të shkëmbehen, ruhen, lexohen e të kryehen prej aty.

Mund të blejmë online, mund të paguajmë faturat, të dërgojmë para, mund të parkojmë makinën, (M- parking) mund të shohim trafikun në kohë reale, mund të përdorim biçikletat (Mobike tani e pranishme edhe në Tiranë) – hartat, radion – mund të shohim televizion, të dëgjojmë muzikë, të përkthejmë, të monitorojmë shëndetin, sa kemi ecur, sa kemi nevojë të ecim, kaloritë e konsumuara, mund të shohim si është koha, si do të jetë gjatë ditës apo për fundjavë. Mund të përdorim Facebook-un, Instagram-in, What’s app-in, Viber-in apo Snapchat-in etj. etj., dhe këto të gjitha në një telefon.

Kjo ndodh sot. Falë internetit. Interneti u shpik nga njerëzit dhe për njerëzit. Solli revolucionin në informacion. E si çdo revolucion solli ndryshime të shumta. Ndryshoi mënyrën si jetojmë, punojmë, mendojmë. Interneti bashkoi njerëzit dhe lehtësoi komunikimin mes tyre.

Tani është radha e pajisjeve për t’u “lidhur” dhe komunikuar me njëra-tjetrën. E reja sot është internet i gjërave/pajisjeve (Internet of Things).

E ardhmja do të jetë krejt ndryshe. Sot janë 10 miliardë “gjëra” në internet. Imagjino sikur ato të komunikonin mes tyre (të shkëmbenin të dhëna/informacion) e të përdoreshin përmes aplikacioneve nga kushdo përmes celularit.

Internet of Thing (IoT) nënkupton që pajisjet do të komunikojnë me njëra – tjetrën përmes sensorëve dhe këto pajisje do kontrollohen nga njerëzit me anë të celularit. Sa e lehtë është “t’i kontrollosh”? Jo shumë e vështirë.

Që sot telefoni e di ku je, çfarë po bën, di nivelin e dritës në zyrë apo dhomë. Di edhe nëse po ecën në makinë apo në këmbë… mund të komunikosh me të me anë të Sirit. Telefoni mund të të zgjojë nga gjumi, mund të të tregojë për takimet apo trafikun në rrugë.

E nesërmja vjen shpejt dhe me anë të celularit do të komandojmë pajisje të lidhura në rrjet me njëra-tjetrën. Termi “Internet of Things” nënkupton se pajisjet, mjetet fizike të lidhura në rrjet me njëra-tjetrën mund të komandohen nga celulari, sepse shkëmbejnë informacion/të dhëna me njëra-tjetrën.

Sot pyetja shtrohet për shpejtësinë e internetit. Sipas OoKLA-s, gjigandit botëror të testimit të internetit, Shqipëria renditet e 25-ta mes 130 vendeve të botës përsa i përket shpejtësisë së internetit në celular, duke lënë prapa vende të tjera si SHBA-ja, Britania Madhe, Gjermania e Portugalia.

Në terma praktikë, çdo gjë do ndryshojë. Pajisjet/gjërat që me anë të sensorëve do komunikojnë me njëra-tjetrën e do komandohen përmes celularit, janë e ardhmja.

Sot kemi smart phone, nesër synohet të kemi smart cities (qytetet), pasnesër ndoshta një smart planet.

Pyetja që nuk merr përgjigje është: a do kemi smart people (njerëz të zgjuar)? Nëse sot mund të zgjohemi nga celulari, nesër celulari (falë “Internet of Things) mund të na zgjojë/njoftojë para se të bie tërmet dhe kështu të paktën, postimin në Facebook nuk do ta bëjmë si sot, në kohë reale, por pak më herët.

E ardhmja ka ardhur.

Next Post
Pazari i tokave Thaçi-Vuçiç, loja me zjarrin që mund t’i djegë të gjithë!

Vuçiç mbyll 'rrethin': PO ridefinimit të kufijve me shqiptarët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

October 27, 2026
Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

Zgjedhjet në Izrael pa një fitues të qartë, sondazhet flasin për negociata të gjata për formimin e qeverisë

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

October 27, 2026
“Rama nuk ikën me dhunë, por me votë”, Sula debat me Hasimen: Ka 83 mandate, zgjedhjet janë certifikuar nga ODIHR

“Rama nuk ikën me dhunë, por me votë”, Sula debat me Hasimen: Ka 83 mandate, zgjedhjet janë certifikuar nga ODIHR

October 27, 2026
Shërbimi më i madh që Berisha i bën Edi Ramës

A pendohet për marrëveshjen me Ramën në 2008? Berisha: Ai na u imponua, sot mbështes listat e hapura

October 27, 2026
Grup pune për verifikimin e shkaqeve të zjarrit në pallatin në Tiranë, Sula: Kontrolle nëse sistemet e sigurisë kanë qenë funksionale ose jo

Sula: Jemi në rrugën drejt Bashkimit Evropian

October 27, 2026
“Ndërkombëtarët e përgëzuan Policinë në 21 Janar”, Berisha: Balliun e hodhi në Lanë një agjente sekrete

“Ndërkombëtarët e përgëzuan Policinë në 21 Janar”, Berisha: Balliun e hodhi në Lanë një agjente sekrete

October 27, 2026
E veja e opozitarit rus Alexei Navalny ngre alarmin: Regjimet autoritare dhe e djathta ekstreme në Evropë po forcojnë bashkëpunimin

E veja e opozitarit rus Alexei Navalny ngre alarmin: Regjimet autoritare dhe e djathta ekstreme në Evropë po forcojnë bashkëpunimin

October 27, 2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

Gjoba dhe pezullime, Komisioni i Disiplinës jep sanksionet e radhës për klube e zyrtarë

October 27, 2026
Bolsonaro largohet drejt SHBA pas humbjes së zgjedhjeve në Brazil

Bolsonaro largohet drejt SHBA pas humbjes së zgjedhjeve në Brazil

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In