• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas miratimit të reformës, debatet brenda koalicionit shtyhen në shtator?

by A R
23/07/2016 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mosmarrëveshjet brenda koalicionit qeverisës dhe paketa e shtatë ligjeve që shoqërojnë ndryshimet kushtetuese të miratuara dy ditë më parë shtyhen për në shtator, shkruan sot “Panorama”.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka lajmëruar mbledhjen e seancës së fundit të Parlamentit për këtë sesion ditën e hënë dhe në rendin e ditës së saj mungojnë shtatë ligjet që rregullojnë funksionimin e organeve ekzistuese dhe të reja të drejtësisë, duke filluar nga Gjykata Kushtetuese e deri te statusi i gjyqtarëve e prokurorëve.

Pa miratimin e tyre, nuk mund të nisë zbatimi i Reformës në Drejtësi. Seanca ishte parashikuar për ditën e enjte, 28 korrik, por për shkak se shtatë ligjet kërkojnë kohë dhe nga Partia Demokratike për t’u parë e shqyrtuar, ajo është afruar për të hënën, duke i dhënë fund këtij sesioni parlamentar.

Por si për ironi të fatit, Kryeministri Rama me vendim qeverie e ka shpallur të hënën ditë pushimi për të gjithë administratën, pas miratimit të Reformës në Drejtësi.

“Së bashku kemi arritur të paarritshmen në 25 vjet! Prandaj të hënën administrata pushim dhe le të jetë një fundjavë e gëzuar për të gjithë!”, shkruan Rama në “Facebook”. Duket se maxhoranca ka humbur koordinimin dhe me datat e pushimeve.

Nuk dihet nëse kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, do të jetë prezent në seancën e fundit, pasi ai dhe Pandeli Majko do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Konventën Kombëtare të Partisë Demokratike që mbahet në Filadelfia, në 25- 28 korrik, ku do të zgjidhet kandidatja zyrtare për presidente, Hillary Clinton.

ÇARJA

“Ftohja” mes dy bashkëkryetarëve të koalicionit Rama dhe Meta është parë dukshëm në seancën e fundit parlamentare, kur u votua Reforma në Drejtësi. Mësohet se asaj i ka paraprirë një telefonatë me tone të larta mes dy aleatëve në lidhje me qëndrimin e tyre për konsensusin.

Por për zv.kryetarin e LSIsë, Petrit Vasili, nuk ka asnjë problem brenda koalicionit qeverisës. “Konsensusi nuk besoj se rrëzon koalicionin, sepse besoj se konsensusi nuk është një ditë ndarjeje, por është një ditë bashkimi”, u shpreh dje Vasili. Por edhe pse për zv.kryetarin e LSI-së nuk ka asnjë problem brenda koalicionit, për kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, dashuria e dikurshme nuk është më.

Tonet mes tyre ishin mjaft të ashpra, por Xhafaj i kujtoi Metës postulatin e tij “Me qetësi dhe dashuri”. “Kam 3 vjet që dëgjoj një parullë tënden: ‘Me qetësi dhe me dashuri’. Këtu dashuria ka ikur, por të paktën të rrijë qetësia”, u shpreh Xhafaj, duke konfirmuar zyrtarisht opinionet që qarkullonin në ambientet e politikës për një krisje në marrëdhëniet mes Metës dhe Ramës.

Nuk mjaftoi dje ky konfirmim i Xhafajt për humbjen e dashurisë brenda maxhorancës, por Ilir Meta kërcënoi për herë të dytë brenda pesë ditësh me dorëheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit.

Të dielën e shkuar, në një dalje të beftë, Meta tha se është gati të japë dorëheqjen, nëse reforma nuk kalon me konsensus dhe pas miratimit të saj, vendi të kalojë në një qeveri ekspertësh deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke ngritur hije dyshimi dhe pasigurie se me Ramën kryeministër nuk mund të garantohen zgjedhje të lira e të ndershme.

Muaji gusht do të lejojë koalicionin qeverisës të funksionojë, pasi nuk i rrezikon asnjë mocion mosbesimi apo besimi të qeverisë, pasi Kuvendi është pushim dhe pritet që shtatori të risjellë të gjithë debatin e akumuluar të hapet bashkë me balancat e numrave në Kuvend./Panorama/a.m.

Next Post

Autoritetet turke arrestojnë nipin e Fetullah Gulen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In