• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pas kësaj proteste, PD nuk do të ekzistojë më”, deputetja e PS: Rama s’ka asnjë arsye për dorëheqje!

by E B
07/07/2026 16:11
FOTO LIVE NGA PROTESTA/ DITA 16

FOTO LIVE NGA PROTESTA/ DITA 16

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja socialiste Sara Mila ka komentuar protestën e opozitës dhe zhvillimet politike në vend, duke deklaruar se Partia Demokratike nuk do të mund të mbijetojë politikisht pas kësaj proteste. Në një intervistë për Report TV, Mila u shpreh se opozita nuk arriti të realizonte objektivin e saj për të rrëzuar qeverinë apo për të dëmtuar imazhin e Kryeministrit Edi Rama.

“Unë kam vetëm një merak, që nuk do të duhej të ishte meraku im, në fakt. Do të duhej të ishte meraku i gjithë atyre që kanë një zë në arenën publike, përfshirë edhe opinionistët. Çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike? Se unë mendoj që, pas kësaj proteste, Partia Demokratike nuk do të ekzistojë më. Kur nuk arriti as në këtë mënyrë, jo vetëm që ta njolloste, por që ta rrëzonte, siç ata pretendojnë, Kryeministrin Rama dhe Partinë Socialiste, atëherë nuk ka më asnjë sens që kjo parti të vazhdojë dhe të mund të konsiderohet opozita jonë”, u shpreh Mila.

Sa i përket kërkesave të opozitës për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, Mila u shpreh se qeveria nuk ka asnjë arsye për të ndërmarrë një hap të tillë, duke argumentuar se legjitimiteti i saj buron nga rezultati i zgjedhjeve.

“Ata që e kanë votuar Partinë Socialiste dhe duan progresin e vendit, ata janë në shtëpi. Mos t’i respektojmë ne këta? Pra, këta që na votuan, ne vetë t’u themi: “Jo, pritni, se duan këta të bëjnë edhe njëherë provë”. Demokracia nuk funksionon me prova. Ka një provë në demokraci, që janë zgjedhjet. Dhe ne e provuam, dhe ne fituam. Këta dështakë kronikë, ngaqë dështojnë vazhdimisht dhe çdo herë dështojnë më shumë, menduan se në një moment të caktuar dita u bë kaos dhe duhej të kapeshin te kjo kauza e flamingove, dhe mundën të trondisin atë që shqiptarët dhe qeveria shqiptare më pas e kanë ngritur me shumë vështirësi. Këto janë standardet e demokracisë. Kryeministri Rama nuk e jep dorëheqjen, sepse nuk ka arsye ta japë dorëheqjen. Dhe vendi nuk shkon në zgjedhje, sepse nuk ka arsye të shkojë në zgjedhje, sepse ne kemi një garë me historinë dhe shqiptarët na votuan për këtë garë me historinë.Kështu që, për sa i përket pushtetit, pushtetin e ka populli. E votoi Partinë Socialiste me tetëdhjetë e tre mandate, për një fakt të vetëm, për ta çuar Shqipërinë përpara. Dhe e kam dëgjuar shpesh të thuhet: ‘Çfarë problemi ka? Kur keni kaq shumë besim te vetja dhe te qeverisja juaj, pse nuk shkoni në zgjedhje? Pse nuk bëni referendum?’ e të tjera. Tani, unë nuk kam dashur kurrë ta shqyrtoj si çështje numrash këtë protestë. Por, nëse është e mundshme, edhe në çështje numrash ta diskutojmë. Tani na dalin disa njerëz në shesh. Sa duhet të jenë ata? Partia Socialiste nuk ka fituar me 100% të votave, pa diskutim. Ka fituar me 660 mijë vota. Aty, ndër shqiptarë, ka edhe më shumë sesa këta që janë në shesh, të cilët nuk e kanë votuar Partinë Socialiste. Disa nuk e duan, disa nuk kanë votuar fare. Dhe tani, për këtë pjesë që nuk e ka votuar Partinë Socialiste, ne duhet të shkojmë në zgjedhje?”, theksoi ajo.

Duke u ndalur te protesta, deputetja socialiste tha se ajo dëshmoi standarde demokratike, pasi qytetarët kanë protestuar për 38 ditë pa u intimiduar apo penguar nga Policia e Shtetit, duke e krahasuar këtë me ngjarje të së kaluarës, siç ishte 21 janari.

“Patjetër që vetëm pak vite më parë nuk ishte standardi i një proteste normale dhe demokratike kjo. Unë nuk e di se pse nuk thuhet dhe nuk trumbetohet mjaftueshëm që, për 38 ditë, qytetarë të lirë, të paintimiduar në asnjë moment dhe të palimituar nga Policia e Shtetit, të cilës edhe ju i referoheni, kanë qenë të pangacmuar, të paprovokuar, absolutisht. Ndërkohë që disa vite më parë ky nuk ishte standardi. Sepse njëherë provuan ata qytetarët e thjeshtë të irritoheshin dhe përfunduan me katër koka të vrara në mes të bulevardit, një histori horror për të cilën ne presim edhe sot e kësaj dite drejtësinë”, theksoi deputetja e Elbasanit.

Next Post
Zbulohet baza e basteve të paligjshme në Fushë-Krujë, AMP sekuestron kompjuterë, serverë dhe drogë

Zbulohet baza e basteve të paligjshme në Fushë-Krujë, AMP sekuestron kompjuterë, serverë dhe drogë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com