Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan publikoi projektreformën e tij të shumë debatuar për Kushtetutën, e destinuar kundrejt riforcimit të pushteteve, tre ditë pas triumfit të partisë së tij në zgjedhjet legjislative.
“Një prej mesazheve kryesore të zgjedhjeve më 1 nëntor ishte zgjidhja e çështjes për një Kushtetutë të re”, deklaroi Erdogan gjatë një fjalimi në pallatin e tij para të zgjedhurve lokalë.
Presidenti islamo-konservator turk premtoi sot se nuk do të ndalej në luftën kundër rebelëve kurdë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), tre ditë pas triumfit të partisë së tij në zgjedhjet legjislative.
“Nuk do të ketë ndërprerje të luftimeve (…) operacionet do të vazhdojnë në mënyrë të vendosur kundër organizatës terroriste brenda dhe jashtë Turqisë”, deklaroi Erdogan gjatë një fjalimi para të zgjedhurve lokalë