• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta e Madhe në 4-5 vite? Shefi i NATO-s: Europë zgjohu, s’jemi gati për çka po vjen!

by A R
12/12/2024 22:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Evropa duhet urgjentisht të zgjohet nga gjumi dhe të shpenzojë shumë më shumë për mbrojtjen e saj, duke parë kërcënimin rus.”

Kjo është thirrja më e fundit nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, duke pranuar se unioni është i papërgatitur përballë forcës së Moskës.

“Ne nuk jemi gati për atë që do të na vijë pas katër apo pesë viteve”, tha Shefi i NATO-s, duke shtuar se “është koha për të kaluar në një mentalitet të kohës së luftës dhe për të rritur prodhimin tonë të mbrojtjes dhe shpenzimet e mbrojtjes”.

Në fjalimin e tij kryesor, Rutte bëri thirrje për mbështetje publike dhe një ndjenjë sakrifice për të “parandaluar luftën tjetër të madhe në tokën e NATO-s”.

Ky apel zyrtar i kreut të Aleancës së Atlantikut të Veriut vjen në një kohë kur forcat ukrainase po tërhiqen në fushën e betejës përballë ushtrisë më të madhe dhe më të pajisur ruse.

“Lufta në Ukrainë po shkakton më shumë se 10,000 vdekje dhe lëndime nga të dyja palët çdo javë”, nënvizoi Rutte. “Rreziku po na afrohet me shpejtësi të madhe”, paralajmëroi ai duke iu referuar kërcënimit rus në kontinentin evropian.

“Ajo që po ndodh në Ukrainë mund të ndodhë edhe këtu. Edhe pse nuk ka kërcënim të menjëhershëm ushtarak kundër NATO-s, kjo nuk e pengon Rusinë të përgatitet për një konfrontim afatgjatë me Ukrainën dhe me ne, 32 vendet e NATO-s”, këmbënguli ish-kryeministri holandez.

Ai theksoi se “ekonomia ruse është në gjendje lufte”, ndërsa në Evropë, shtetet hezitojnë të shpenzojnë më shumë për të rritur aftësitë e tyre mbrojtëse.

“Dhe përveç Rusisë, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut po punojnë shumë për të dobësuar Amerikën e Veriut dhe Evropën. Ne duhet të jemi të qartë për ambiciet e Kinës kur ajo rrit ndjeshëm forcat e saj, përfshirë armët e saj bërthamore, pa kufij dhe me paqartësi”, theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Në një botë ku “situata e sigurisë është më e keqja që kam përjetuar në jetën time, ne nuk jemi aty ku duhet të jemi”, u shpreh Rutte.

“Industria e mbrojtjes e Evropës është shumë e vogël, shumë e ngadaltë dhe shumë e fragmentuar”, shpjegoi ai, duke u bërë thirrje qeverive, industrisë dhe publikut të bëjnë një hap besimi.

E vërteta është se vendet e NATO-s shpenzojnë “shumë më pak” për mbrojtje sesa gjatë Luftës së Ftohtë, kur ata i kushtuan mbrojtjes më shumë se 3% të prodhimit të tyre të brendshëm bruto.

Në vitin 2023, aleatët vendosën të rrisin shpenzimet e tyre ushtarake në 2% të PBB-së, por vetëm 23 prej tyre e kanë arritur këtë kufi. “Mund t’ju them se do të na duhen shumë më tepër se 2%”, theksoi Rutte.

Disa vende të NATO-s po flasin për nevojën e rritjes së këtij kufirit në 3%, por ato mbeten të ndara dhe ende nuk është marrë një vendim.

Çdo njësi shtesë e PBB-së përfaqëson rreth 200 miliardë më shumë për vendet e BE-së, 23 prej të cilave janë gjithashtu anëtarë të NATO-s, sipas Komisionerit të ri Evropian të Mbrojtjes, Andreës Koubilius.

“Kjo përpjekje vjen me një kosto, e cila kërkon sakrifica. Sot po bëj apel për mbështetjen tuaj. Unë e di që të shpenzosh më shumë për mbrojtjen do të thotë të shpenzosh më pak për prioritetet e tjera, por është një pjesë e vogël e shpenzimeve sociale që duhet të përdoret për të arritur këtë. Për të mbrojtur lirinë tonë politikanët tuaj duhet t’ju dëgjojnë. Thuajuni atyre se jeni gati të bëni sakrifica sot, në mënyrë që ne të mund të qëndrojmë të sigurt nesër. Thuajuni atyre se duhet të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen në mënyrë që ne të vazhdojmë të jetojmë në paqe. Nëse nuk shpenzojmë më shumë kolektivisht tani për të parandaluar luftën, ne do të paguajmë një çmim shumë, shumë, shumë më të lartë më vonë duke bërë luftë,” përfundoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Next Post
“Si futet thika në shkollë?”, Gogu ‘thumbon’ gazetarin: Ulesh këmbë përmbi këmbë dhe thua e ka fajin drejtori

“Si futet thika në shkollë?”, Gogu 'thumbon' gazetarin: Ulesh këmbë përmbi këmbë dhe thua e ka fajin drejtori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In