• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pas Alibeajt qëndron Basha”, Vangjeli: Rama duhet të mendojë rilindjen e opozitës, nëse Berisha fiton betejën e jetës

by A R
21/06/2022 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Lorenc Vangjeli ka qenë i ftuar në “Abc Live”, ku ndër të tjera ka folur edhe për situatën në Partinë Demokratike, për të cilën thotë se ka një grup parlamentar që nuk e kontrollon dot.

Vangjeli deklaroi gjithashtu se pas Enkelejd Alibeajt qëndron Lulzim Basha, ndërsa analizoi skenarët që i parashtrohen Sali Berishës në kontrollin e partisë.

“Ka ndërruar partitura por avazi është i njëjtë. Ka ndërruar avazi, por sazet janë të njëjta.  Në PD ka një grup parlamentar që s’ka parti dhe ka një parti që nuk kontrollon dot grupin e  saj parlamentar”, tha Vangjeli.

Mendoni se Basha është pas Alibeajt?

Vangjeli: Po

Kjo zhdukja nga skena publike, ka diçka?

Vangjeli: Kjo është e frikshme. Sa kohë pretendohej të ishte sazeja e parë dhe papritur zhdukesh nga skena, ose ke tentuar diçka të pamundur ose është përdorur.

Çfarë qëllimi ka?

Vangjeli: Në Shqipëri urrejtja është ajo që na çon përpara. Ne bëhemi bashkë në funerale po nxjerrim koburet në dasmën e të afërmit tonë. Edhe zoti Basha është mbushur me një lloj karburanti të tillë, ndërkohë cisternë është Berisha. Është Meta që mezi po pret të veshë tutat e politikanit të opozitës.

Edi Rama duhet të mendojë rilindjen e opozitës përballë tij, nëse Berisha fiton betejën më të madhe të jetës.

Cila është?

Vangjeli: Ai mundi fillimisht Bashën, mundi Ibsenin dhe unë e kam kuotuar fitoren e tij që do ndodhë nga vjeshta. Berisha duhet të mundë Berishën brenda partisë. Zgjedhjet lokale janë mbas dere, unë do ja këshilloja Berishës që në humbjen e paralajmëruar të PD në këto zgjedhje të përpiqet t’i shmanget atij votëbesimi poshtërues në Këshillin Kombëtar, siç thuhet në statut.

Do jetë Meta ai që udhëheq opozitën?

Jo, ka shumë mënyra për t’u tërhequr. Ti mund të largohesh e të jesh përsëri aty, por jo në atë lloj karrigeje. Shanset e tij shtohen vetëm duke notuar në ujërat e këtij lumi. Ndryshe do i duhet të kopjojë Bashën kur thotë ne humbëm një betejë por jo luftën. Berishës nuk i duhet një humbje tjetër. Berisha të largohet, mund të jetë president nderi, kryetar nderi, çfarë të dojë. Modeli i PS kur kishte kryetarin në burg, me 4 nënkryetarë, një prej të cilëve ishte Ilir Meta rezultoi i sukseshëm.

Kjo është rruga. Ndryshe do të shikojmë Ramën në konferencë me kryeministren e Finlandës. Tre kryeministre do ketë ndërruar Finlanda. Do ketë ardhur një zonjë tjetër e paqtë, me vajzë, me bashkëvuajtës siç tha Rama, dhe ai do të jetë akoma këtu.

/a.r

Next Post
Rrëfehet nga arratia Lulzim Caka: Nuk i vrava unë Nezir Yzeirin, Aishen dhe Ilirin

Rrëfehet nga arratia Lulzim Caka: Nuk i vrava unë Nezir Yzeirin, Aishen dhe Ilirin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In