• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas 2 vjetësh “harresë”/ IKMT do të verifikojë ndotjen nga Albpetrol në Kuçovë

by Java News
13/05/2022 22:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arta Çano

Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit njoftoi të premten se kishte ngritur një grup pune për inspektimin e ndikimit në mjedis të veprimtarisë naftënxjerrëse në zonën e Kuçovës. Vendimi erdhi pas publikimit nga BIRN në 6 maj të shkrimit mbi ndotjen e pakontrolluar prej  naftës në këtë zonë.

Të premten, 13 maj 2022, Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave në Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, pranoi mungesën e kontrollit në zonë.  “Gjatë dy viteve të fundit nuk ka pasur inspektime të programuara ose rastësore në zonën e Kuçovës për subjekte që ushtrojnë veprimtari naftënxjerrëse duke pasur në konsideratë impaktin që këto të fundit kanë në mjedis”, thuhet në përgjigjen e IKMT-së.

Ndërkohë Drejtoria e Mjedisit njoftoi BIRN në të njëjtën përgjigje se kishte ngritur një grup pune që do të verifikonte situatën. “Kemi ngritur grupin e punës për inspektimin e rastit në fjalë përmes Urdhrit të Brendshëm me nr.150 datë 10.05.2022 “Për inspektimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në nxjerrjen dhe përpunimin e naftës dhe nënprodukteve të saj në qarkun Berat-Kuçovë”, më nr. 2209 prot. dhe datë 10.05.2022.”, thuhet në komunikim.

Aktiviteti naftënxjerrës në zonën e Kuçovës ka qenë plotësisht i pamonitoruar për sa i përket ndikimit në mjedis gjatë dy viteve të fundit. BIRN mësoi nga Agjencia Rajonale e Mjedisit, Instituti i Shëndetit Publik dhe Drejtoria e Hidrogjeologjisë e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar që, gjatë këtyre dy viteve, nuk kishte pasur asnjë inspektim në këtë zonë, për sa i përket gjendjes së ujërave, të ajrit dhe të shëndetit të banorëve. Edhe kompania Albpetrol, që ushtron aktivitetin naftënxjerrës në zonën e Kuçovës, nuk kishte kryer vetëmonitorime mjedisore pas janarit 2020.

Industria nxjerrëse e naftës në Kuçovë operon me një teknologji të vjetëruar dhe pajijse të amortizuara të viteve ’30, të cilat shaktojnë rrjedhe nafte dhe krijojnë pellgje sere rreth puseve. Këtë shqetësim e artikuluan për BIRN kryetari i Bashkisë Kuçovë dhe banorë të lagjes Postbllok dhe komunës Kozare, ku puset me probleme ndodhen pranë shtëpive dhe tokave bujqësore dhe pellgjet e naftës janë lehtësisht të dukshme. BIRN

Next Post
KPK: Prokurorja Marsida Frashëri duhet të iki për trajnim në Magjistraturë

KPK: Prokurorja Marsida Frashëri duhet të iki për trajnim në Magjistraturë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In