• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partizani merr tre pikët e para në Kamëz, Laçi mposht Luftëtarin

by A R
25/08/2018 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në javën e dytë të Superligës ka qenë radha e Partizanit dhe e Laçit për të marrë fitoren e parë parë këtë sezon. Të kuqtë kanë fituar me Kamzën 0-1, ndërsa sfida Laçi-Luftëtari është mbyllur në rezultatin 2-1.

Pjesa e parë është më pozitive për skuadrën e Kamzës. Vendasit kontrollojnë më shumë lojën dhe Partizani ka vështirësi për të dalë në gjysmëfushën kundërshtare. Në fundin e pjesës së parë Kamza do të kishte edhe rastin më të pastër për të shënuar, kur Plaku del përballë Alban Hoxhës nga pika e penalltisë. Por gjuajtja e Plakut është shumë e lehtë dhe ndalohet nga Hoxha që mban të paprekur portën e tij.

Në 45 minutat e dyta, loja është më e balancuar. Pas disa zëvendësimeve të teknikut Gega, Partizani rrit nivelin e lojës së tij dhe i shkon disa herë pranë golit. Loja më sulmuese e “të kuqve jep rezuultat, teksa në 67’ do të gjente edhe rrugën e rrjetës. Do të ishte Bruno Telushi që me një gjuajtje mjeshtrore nga goditja e dënimit ka çuar shifrat në 1-0. Pas këtij goli, Kamza mundohet të reagojë, por pa rezultat, nga ana tjetër Partizani ka disa raste për gol, por nuk ia del dot që të dyfishojë avantazhin.

Përtej dëshirës së të dyja skuadrave për të shanuar shifrat mbeten të pandryshuar deri në fund. Kështu Partizani merr fitoren e parë për këtë sezon, ndërsa Kamza pas triumfit në javën e parë mposhtet në shtëpi këtë javë.

Në stadiumin e Laçit ndeshja kishte ritëm që në minutat e para, me të dyja ekipet që kërkuan të gjejnë rrugën e rrjetës. Si Laçi ashtu edhe Luftëtari kërkojnë të shënojnë, por ai që zhbllokon shifrat është Vasil Shkurtaj për gjirokastritët në minutën e 44’. Në pjesën e dytë Laçi hidhet në sulm në kërkim të barazimit. Kurbinasit do ta gjenin golin e barazimit në minutën e 71’ me anë të Shtubinës. Kur u mendua se rezultati mbeti i pandryshuar, në fund Laçi do të shënonte golin e fitores me anë të Gjonit në minutën e 94′, ndërsa Luftëtari do e mbyllte ndeshjen edhe me një lojtar më pak, pas daljes me të kuq të Jackson.

/b.d

Next Post
Lajm i keq nga Whatsapp, në këto telefona nuk do të punojë më!

Ndryshon Whatsapp, fotot dhe videot do të zhduken…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com