• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Partizani”, Argita Malltezi Berisha sulmon drejtësinë: Rastis një gjykatës apo prokuror që është i çmendur në sistem dhe…!

by Java News
22/01/2024 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, Argita Malltezi është shprehur se, dosja e SPAK ndaj bashkëshortit të saj, dhe babait Sali Berisha ka manipulime skandaloze.

Në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Malltezi u shpreh se ky është një sulm politik për të eliminuar liderin e opozitës me qëllim që ti hapet rruga Edi Ramës.

“Nuk kam asnjë lloj paragjykimi për hetimin, që ka zgjatur për 3 vite. Ndonëse ka qenë hetim pa emra, ka qenë plotësisht i targetuar siç e provojnë edhe dokumentet e dorëzuara sot nga SPAK, të cilët fokusohen tek të gjithë pjesëtarët e familjes së zgjeruar të familjes së Sali Berishës. Jo vetëm fëmijët, por edhe nipërit e mbesat në çdo lloj aspekti të mundshëm të veprimtarisë së tyre. Në mënyrë totalisht të kundërligjshme dalin në vendim emrat e fëmijëve. Ajo që është shqetësuese, që duhet të jetë për çdo shqiptar, është shkelja e ligjeve për të abuzuar me hetimin. Nuk vihet në masë sigurie një njeri që nuk është pyetur asnjëherë. E ndalon në mënyrë shprehimore neni 245 i kodit të procedurës penale. E bën automatikisht të pavlefshëm; vendimi për masën e sigurisë është automatikisht i pavlefshëm nëse nuk ke dëgjuar argumentet e palës tjetër. Dhe kjo është vetëm një anë. Procedura është vetëm një aspekt. Kjo është shumë e rëndë”, tha Argita Malltezi.

“Nuk mund ta vesh tjetrin në masë sigurie, në fazë hetimi vetëm nëse ke një kusht flagrance apo që ke të dhëna se do të ikë. Në çdo rast duhej ta kesh pyetur në radhë të parë. Kjo dosje siç ka provuar sot, nëpërmjet dokumenteve të SPAK-ut që ka manipulime skandaloze. Kjo është një gjë e papranueshme. Dhe kur them që shpejt do ti trokasë në derë secilit dhe se kush duhet të ketë kujdes për atë që i vjen në derë. Po do të më kishte treguar një njeri këto gjëra që kanë ndodhur në këto çështje, sinqerisht do të kisha thënë se, siç ka të çmendur që dalin në rrugë me thikë dhe kryen një krim në rrugë, rastis një gjykatës apo prokuror që është i çmendur në sistem dhe bën diçka. Kam parë në atë 1 muaj që ka ndenjur në burg, Jamarbër Malltezi ka ndenjur 20 ditë pa vendim gjyqësor, atje kishte tufa njerëzish që qëndronin pa vendim gjyqësor. Ishin dënuar me 60 ditë paraburgim, ata kishin të drejtë të apelonin, por nuk e apelonin dot, dhe ata e kanë marrë vendimin në ditë ne 73. Pretendimi i prokurorëve të SPAK dhe gjykatës, se e thotë ligji se duhen 48 orë për të zbardhur vendimin, por nuk thotë çfarë ndodh nëse nuk e zbardh gjykata vendimin”, shtoi.

“Ky është një sulm politik për të eliminuar liderin e opozitës, për ti pastruar rrugën Edi  Ramës për betejën e tij politike, për të kamufluar korrupsionin e Edi Ramës, duke bërë sikur po luftohet korrupsioni i Sali Berishës. Për njeriun e thjeshtë, ka një impakt direkt, kur ja bëjnë Sali Berishës, ja bëjnë 1 mijë herë kujtdo tjetër dhe e kam parë me sytë e mi në burg, që njerëzit janë thjeshtë statistikë, por nuk është drejtësi”, u shpreh Argita Malltezi./m.j

Next Post
Berisha kalon nga akuzat te shantazhi, do i përgjigjet Basha me të vërtetën e 21 Janarit?! Ja si u përdor si korrier për të ‘thyer’ Ina Ramën

Dervishi: Hap pas hapi, si e sabotoi shteti 21 Janarin! Strasburgu kërkon të zbardhet roli i zinxhirit komandues!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

April 13, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Galilei nuk di të lexojë hartat

April 13, 2026
Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

April 13, 2026
Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

April 13, 2026
Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

April 13, 2026
Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Saga e përndjekjes ndaj Veliajt! Ols Dado i bën vetting vjehrrit të ndjerë në tatime, banka, ujësjellës e hipoteka 7 vite pas vdekjes

April 13, 2026
Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

April 13, 2026
“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar nga kreditimi i TVSH-së, 244 milionë lekë

Shqipëria me rezerva për 5 muaj, rritja e çmimit të karburantit kërcënon fluturimet dhe turizmin

April 13, 2026
A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

April 13, 2026
Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In