• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

by E S
13/04/2026 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen për herë të parë detaje nga dosja hetimore për grupin kriminal të Inez Hajrullës që u goditën në muajin mars.

Përgjimet në SKY Ecc tregojnë se Hajrulla dhe krahu i djathtë i tij Ervis Matodashaj, marrin vazhdimisht informacione se grupi i Fatmir Hysenit, që njihet si “Doqe”, prej kohësh bënin përgatitje për t’i goditur.

Ata shkëmbejnë mesazhe me njëri-tjetrin, mbi vendndodhjet, personat e angazhuar dhe makinat që përdorin.

Por në pamundësi për të shkuar për të shkuar tek Fatmir Hyseni, që konsiderohet edhe si hije për drejtësinë, vendosin t’i presin krahët përpara se ti sulmojë.

Dhe në shënjestër u vu Gentian Qarri. Në shkurt të 2021, pasi zbulojnë disa nga anëtarët e grupit rival, interesohen tu gjejnë bazën, që siç thotë i shumëkërkuari Hajrulla, “T’ju çojnë shtetin”, që nënkupton, informimin e autoriteteve policore.

Dosja hetimore, zbardh edhe gjurmimin e kundërshtarëve përmes GPS që vendosin në makina, për të ndjekur lëvizjet dhe kryer ekzekutime, shkruan shqiptarja.

Informacioni që vinte nga grupi rival, Inez Hajrullës nuk i vinte rastësisht, por dyshohet se kishte një kontakt që e informonte për gjithçka, madje edhe për planin që ta hiqnin qafe atë dhe bashkëpunëtorin e tij, Ervis Matodashajn.

SPAK thotë se këta dy të fundit, pra Hajrulla dhe Matodashaj, komunikonin me grupin që vranë Gentian Qarrin me porosi të tyre përmes radios.

Faktet janë evidentuar pas kryerjes së ekzekutimit, ku dyshja në fjalë interesohet për çdo detaj gjatë bisedave në SKY ECC.

Biseda e Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrujllës:

ERVIS MATODASHAJ: Po atë e mori ambulanca

INEZ HAJRULLA: Le ta marri, deri tek shkallët e spitalit do vejë po e ka marrë ambulance.

Kjo nënkupton se Qarri po transportohej me ambulancë dhe Hajrulla, shpreh bindjen se nuk do iu mbijetojë plagëve.

Gjithçka shkoi sipas planit, deri në arratisjen e autorëve apo zhdukjen e mjetit.

Në biseda zbulohet si diçka iu shkon në favor, policia nga informacionet në rrugët operative duket se gabim për llojin e automjetit të autorëve, që kthehet në bisedë diskutimi mes Matodashajt e Hajrullës.

ERVIS MATODASHAJ: Po këta po kërkojnë ‘Golf’

INEZ HAJRULLA: Fola, po ça thua, kanë ngatërruar makinë vk mu tek Milano jan ata!

ERVIS MATODASHAJ: Kush ka ngatërruar makinë?

INEZ HAJRULLA: Shteti, në vend të makinës saktë, kanë thënë ‘Golf’ . Njërzit që kanë dhënë informacion

ERVIS MATODASHAJ: Ok, super…

18 gëzhoja u gjetën në vendin ku u vra Gentian Qarri. Makina që përdorën autorët dhe që e dogjën ishte një “Toyota Auris” e vjedhur në Greqi.

SPAK identifikoi vetëm Ervis Matodashajn dhe Inez Hajrullën si porositës, financues dhe koordinues të veprimeve më datë 06.02.2021, ku është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Gentjan Qarri. Ekzekutorët ende nuk dihet se kush janë.

Hetimet për këtë grup kriminal i dhanë përgjigje edhe disa pretendimeve në media, se si drejtuesi policor Rezart Kuçi, shfaqte jetën luksoze në rrjetet sociale. Faktet flasin se ishte vënë në shërbim të grupit të Vlorës, ku jepte informacione që u nevojiteshin.

Në një episod, ai shfaqet duke biseduar me Flodian Plakun, 5 vite para se të arrestohej në gusht të 2025, në Orikum, si pjesëmarrës në ekzekutimin e Gentian Bejtjas në Fush-Krujë.

Plaku kërkon informacione nga Kuçi për prezencë policie në banesën e tij në Vlorë, dhe pasi interesohet, kuptohet që është për një çështje të autoriteteve italiane, që i kishin dhënë lirinë po atë ditë, por që shihet shqetësimi i palëve mos është zbuluar diçka tjetër.

Kuçi i thotë se është bërë me zell nga prokurori shqiptar, teksa e këshillon të qëndrojë disa ditë brenda banesës. Plaku nuk kursen batutat.

FLODJAN PLAKU: Vlla, tani me thanë që mi ka lënë prokurori sepse e ka marrë vesh që më kanë liruar dhe i ka lënë me shërbim ruajtje në arrest 24 orë derisa t’vij konfirmimi po besoj nesër maksimumi pasnesër vin dhe më lën t’lir

REZART KUÇI: S’besoj të ketë noi gjë për tu shqetësuar. Po pse i ke q*re gruan ti atij? Që e paska marrë kaq me vrullë ai. Ok shumë mirë

FLODJAN PLAKU: Po i ka ardh inat pse s’më çoj në Itali e më liroi Italia më para hahaha

REZART KUÇI: Mirë mos luj se si dihet. Se mos sjell noi shërbim tjetër përveç atyre që shef ti. Mbështillu në shpi sa të vijnë letrat

FLODJAN PLAKU: Po po vlla kudo vete se mezi i mbylla në Itali, më mirë duroj ca ditë brenda t’njoh dhe t’shpis se I kemi harruar fytyrën haha

REZART KUÇI: Hahhaahhahahahhaha

Për këtë rast, punonjësi i policisë i ngarkuar me detyrimin ligjor për ruajtje të sekretit hetimor, zbatimin e ligjit, në kundërshtim të hapur me ligjin, ka nxjerr informacion konfidencial operacional, duke rrezikuar dështimin e operacionit, si dhe ka dëmtuar rëndë interesat e shtetit, rendin juridik dhe besimin e publikut tek organet e rendit.

Në një episod tjetër, Rezart Kuçi, rezulton se ka shkuar me shërbim për kërkimin e një personi dhe në banesën ku ka shkuar ka gjetur një aparat celular.

Gjatë këqyrjes së aparatit celular është evidentuar nga ana e tij një mjet gomone. Ai ia çon foton e Gomones Ervis Matodashajt dhe ky i fundit i thotë se është e një shokut të tij. Pasi mëson këtë, oficeri e fshin foton nga celulari I sekuestruar, duke dëmtuar provat materiale.

Tjetër episod, ku Rezart Kuçi, kontaktohet nga një përdorues i paidentifikuar nga SPAK në SKY ECC. I kërkohet informacion mbi vendndodhjen e një shtetasi me emrin Bujar A.

Sipas kërkuesit, ka një detyrim 40 mijë eurosh për çështje droge dhe se jeton në Ankona.

Pas disa orësh, Rezart Kuçi i dërgon të dhënat që iu kërkua nga bashkëbiseduesi shoqëruar me fotografi personale.

Për detaje shtesë rreth vendndodhjes dhe profilit të personave që kërkon, oficeri i policisë lë takim në Tiranë, por pala tjetër nuk shkon, por i dërgon mikun e tij të interesuar. Kuçi flet me të edhe se sa para ti kërkojë.

REZART KUÇI: Ça thua s’je këtu ti?

?C70?O: Ika mjes jam n’Tiran vlla janë te ‘Davinci’ ata çunat për 5 min aty po ulen. Ika se kisha takim mu desh patjetër të vija janë 600 mij euro borxh këtej nuk po më hyjnë në sy ato me 40 aty 20 hahaha…takoj ti po s’ke punë vlla ke Iliri i gjen

REZART KUÇI: O vlla duhet të ishe këtu sot. Ose e linim për ditë tjetër.

PC70TO: O vlla po kisha takim në Tiranë sot për punë Turqis po tako atë qerosin vlla atë shokun tim e njëjta është pa merak fol me të vlla. I thash e kam shok për ty por pa lekë nuk bëhen punët e di vetë ai vlla më tha ndaj fol pa merak me të. O vlla, më thuj sa lek ti them, që mos të jesh siklet ti fare…

Next Post
A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

Agjentë serbë në protesë? Berisha: Bashkëpunim Tiranë-Beograd kundër protestuesve

June 18, 2026
SPAK zbarkon në Devoll, në shënjestër ish-punonjësi i AMP-së

SPAK zbarkon në Devoll, në shënjestër ish-punonjësi i AMP-së

June 18, 2026
OSBE: Duhet rikthimi i kufizimit të pronësisë në media

Kamerat ndalohen në gjyqe | Televizionet letër KLGJ-së të ndërhyjë: Po cenohet informimi

June 18, 2026
Tabaku: Protesta për Zvërnecin lidhet me sistemin që ka krijuar mosbesim te çdo projekt i madh

Tabaku: Shqetësimet e protestës janë shqetësime europiane

June 18, 2026
Ndërron jetë “Samara” e “The Ring” në moshën 35-vjeçare

Ndërron jetë “Samara” e “The Ring” në moshën 35-vjeçare

June 18, 2026
Marjana Koçeku mungon në seancë, ja kush është ulur në vendin e saj

Marjana Koçeku mungon në seancë, ja kush është ulur në vendin e saj

June 18, 2026
Monika Kryemadhi gjobitet me 10 mijë lekë, sulmoi gazetarin Zhilla në sallën e gjyqit

Monika Kryemadhi gjobitet me 10 mijë lekë, sulmoi gazetarin Zhilla në sallën e gjyqit

June 18, 2026
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD për ndryshimin e rendit të ditës dhe diskutimin e raportit të miratuar nga PE

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD për ndryshimin e rendit të ditës dhe diskutimin e raportit të miratuar nga PE

June 18, 2026
Brukseli pret ministerialin e NATO-s, Shqipëria në fokus të diskutimeve

Brukseli pret ministerialin e NATO-s, Shqipëria në fokus të diskutimeve

June 18, 2026
LIVE! Berisha: Duam mocion me debat me Ramën; Balla: Të sfidoj të dalësh sot në protestë!

LIVE! Berisha: Duam mocion me debat me Ramën; Balla: Të sfidoj të dalësh sot në protestë!

June 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In