• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dervishi: Hap pas hapi, si e sabotoi shteti 21 Janarin! Strasburgu kërkon të zbardhet roli i zinxhirit komandues!

by Java News
22/01/2024 22:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kritika të drejtpërdrejta për Prokurorinë e Tiranës pati kryeministri Rama në 13-vjetorin e 21 janarit, ndërsa e vetmja shpresë duket se është që dosjen ta rihapë SPAK. Por a mund të ndodhë kjo? Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar te “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv evidentoi shkeljet që nxori Gjykata e Strasburgut.

“Vendimi i Strasburgut ka disa pika. Së pari thotë që autoritetet ndërhyn në hetime padrejtësisht, që shteti ndërhyri në këtë dosje. Tjetër, ka disa pika që janë mbështetur. Nuk është zbardhur përgjegjësia e zinxhirit komandues. A e kanë lexuar dhe dinë si funksionon garda.

Se cfarë do të bënte atë ditë e ka të shkruar dhe ka një zinxhir komandues që jep urdhra. Garda atë ditë në Kryeministri ka qenë autoriteti më i lartë. Pra Strasburgut të thotë të shikohet dhe të zbardhet përgjegjësia e zinxhirit komandues.

Do të jepja një shembull me Fatos Nanon në 14 shtator në 1998, e mori me dhunë dhe e nxori nga Kryeministria, pasi i rrezikohej jeta. Ata thonë që duhet të hetohet zinxhiri komandues dhe jo persona të veçantë. A kishte njerëz aty Brenda që dhanë urdhra gojojë? Kjo është e sabotuar.

Videot e kamerave janë fshirë, gëzhojat nuk janë gjetur, garda nuk ka serverin e komunikimeve. Blloku shtetëror që i është hetimit është i madh. Më e rënda është kur nuk u zbatuan urdhër arrestet e prokurorisë nga policia. Mos arrestimi i tyre është një tjetër dëm që i është bërë hetimit” tha ai.

Dervishi bëri një skaner të të gjitha veprimeve që sipas tij bëri Sali Berisha për të prishur dhe manipuluar provat.

“Sali Berisha sulmoi prokuroren dhe presidentin, akuzoi opozitën për vrasje me çadër pistoletë, akuzoi gazetarët për puç, nuk lejoi prokurorinë që të hetonte, mbylli dyet e kryeministrisë. U fshinë kamerat e kryeministrisë. Fillimisht u tha se nuk ka server fare. U mohua që të ketë server për radiot e gardës. Nuk u dha armatimi i gardës për ekspertim. Nuk u zbatuan urdhrat e policisë për arrestimet. 18 ditë. Këtu u bë loja e madhe. U fshinë provat Brenda kryeministrisë. Laboratori ynë kriminalistik nuk nxori asnjë provë. Por i nxorën amerikanët. Drejtori i spitalit ushtarak tha se janë vrarë nga afër. Njëri nga ekspertët e kriminalistikës merrte ashklat për të orientuar idenë e rikoshetës, që umetua nga shteti i kohës dhe që gjykata e pranoi si të tillë. Berisha thotë, një prokurori e përgjegjshme vepron dhe jep zgjidhje, por kur kjo nuk ndodh, atëherë ka gjithmonë rrugë të tjera. Atëherë Berisha e përjashtoi prokurorinë me këtë deklarim.

Si rezultat, cfarë patëm? Të gjithë deputetët e PD-së ishin te spitali Ushtarak. Kanë bërë punën e tyre. Dhe rezultati i punës së Berishës ishte se i nxori vrasje nga pakujdesia. Në lartësinë e trupit të njeriut kishte 26 goditje, po hapësirat mes shufrave të hekurave? I bie mbi 100 goditje. Këtu nuk ka të shtëna në ajër por të drejtpërdrejta” tha ai. Më pas renditi gabimet e socialistëve. “Në 2014 Tahiri me iniciativën e vet, shkund policinë për të bërë një hetim për mos zbatimin e urdhrave nga policia, zinxhiri komandues që ishte atë kohë, ishim 3 vite pas ngjarjes dhe arrihet në konkluzionin që duke mos u zbatuar urdhrat e arrestit për 18 ditë u zhdukën dhe u prishën provat. Kjo i është çuar prokurorisë që drejtohet nga Llalla dhe edhe sot nuk është marrë vesh se çfarë u bë me këtë raport.

Socialistët nuk e kanë vrarë mendjen se çfarë u bë me këtë dosje. Më pas vjen ministër, Sandër Lleshaj dhe sot vijnë në krye ata që ishin atë kohë, grupi çiftelia dhe hodhën në rrugë Arben Frashërin. Në 11 Nëntor 2023 Balla, thotë “Rrumbullaku po merret me hetimet për përgjegjësinë e shtetit në 21 Janar”.  Rrumbullaku që atëherë ka qenë zv/ drejtor i policisë së shtetit tani do të hetojë Rrumbullakun drejtor. Këta janë tmerr, për të qeshur dhe për të qarë” tha ai.

Juristi Arbër Hoxha u shpreh se ka besim se çështja do të përfundojë në SPAK.

“Të ndjerit Aleks Nika nuk i është gjetur, autori i vrasjes dhe gjykuar. Ka shumë gjasa të përfundojë në SPAK. Gjykata e Lartë mund të vendosë, por nëse nuk shfrytëzohet afati një vjeçar që ka dalë përgjimi prova kalon ne dekadence” tha ai./m.j

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Republika popullore e protestës

Revolucionarët pa kryetar dhe protesta me molotov

November 28, 2026
Festë dhe protestë, Tirana blindohet nga frika e përleshjeve, zbulohet ku do të jetë sot Rama

Festë dhe protestë, Tirana blindohet nga frika e përleshjeve, zbulohet ku do të jetë sot Rama

November 28, 2026
IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin

November 28, 2026
Dita e Pavarësisë, Peleshi: Në shqiponjë jehojnë zërat e brezave që luftuan për liri, të ecim përpara me dinjitet e krenari si shqiptarë

Dita e Pavarësisë, Peleshi: Në shqiponjë jehojnë zërat e brezave që luftuan për liri, të ecim përpara me dinjitet e krenari si shqiptarë

November 28, 2026
Izraeli sulm ndaj klinikës së ‘Mjekëve pa kufij’, vret dy punonjës shëndetësorë në Gaza

Izraeli sulm ndaj klinikës së ‘Mjekëve pa kufij’, vret dy punonjës shëndetësorë në Gaza

November 28, 2026
114-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë | Rubio: Urimet më të ngrohta popullit shqiptar

114-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë | Rubio: Urimet më të ngrohta popullit shqiptar

November 28, 2026
Dita e Pavarësisë, kryeministri Rama uron shqiptarët: Shqipëria më pranë Europës

Dita e Pavarësisë, kryeministri Rama uron shqiptarët: Shqipëria më pranë Europës

November 28, 2026
Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

November 27, 2026
Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

November 27, 2026
Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In