• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Saga e përndjekjes ndaj Veliajt! Ols Dado i bën vetting vjehrrit të ndjerë në tatime, banka, ujësjellës e hipoteka 7 vite pas vdekjes

by E B
13/04/2026 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Saga e përndjekjes që Prokurori Ols Dado ka bërë ndaj Erion Veliajt nuk është mbyllur vetëm me vetting-un e të gjallëve të familjes së kryebashkiakut të Tiranës në disa breza, por ka vijuar edhe me vjehrrin e tij, botuesin e sipërmarrësin, Arben Jakov Xoxa, 7 vjet pas vdekjes.

Pas dorëzimit të fashikujve të dosjes hetimore, me urdhër të GJKKO-së, për Veliajn dhe mbrojtësit e tij, janë zbuluar të tjera detaje, që shtojnë dozën e përndjekjes. Siç rezulton nga dosja, Prokurori Dado ka kërkuar nga të gjithë ujësjellësat, hipotekat dhe bankat e Shqipeërisë, në atë që mund të quhet “ekspeditë peshkimi”, çdo informacion për vjehrrin e Veliajt, edhe pse dihej botërisht se Arben Xoxa ka ndërruar jetë në 24 Shkurt 2019.

Nga përgjigjet e Ujësjellësit Vlorë, Hipotekës Shkodër, apo Bankat e nivelit të dytë, ka rezultuar se i ndjeri as ka pasur e as mund të ketë llogari 7 vite pas vdekjes.

Gjithashtu, në komunikimet me Anton Martinin (ish prokuror i shkarkuar nga vetting-u, sot kreu i Hetimit Tatimor) rezulton se i ndjeri Arben Xoxa nuk ka aktivitet pas vdekjes, edhe pse Martini shpreh gatishmëri të hetojë edhe vetë për çdo kërkesë të Dados.

Pas Nesti Angonit dhe Nasta Pellumbit, dy emrat anonimë të përdorur për të formalizuar dhe realizuar përndjekjen ndaj Veliajt, vetting-u ndaj të vdekurve të familjes së tij e çon në një tjetër ekstrem një çeshtje tashmë të diskredituar si një nga dështimet e prokurorit Dado. Kryebashkiaku Veliaj ka ngritur dhe ka shprehur publikisht prej disa kohësh konfliktin e interesit me lejet e ndërtimit që Dado i ka kërkuar atij, si dhe paligjshmërinë e emërimit të Dados në vitin 2008, ku nga noter u bë prokuror pa plotësuar kriteret e shkollimit.

Marrë nga TemA

Next Post
Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

Izraeli mbështet bllokadën amerikane të porteve iraniane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In