• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partitë politike, pronë e liderëve dhe e klaneve

by Aalison Pearse Stevens
30/07/2016 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në demokracinë e brishtë kosovare, në këtë fazë të zhvillimit politik në vend, që akoma karakterizohet me një vonesë të shkëputjes nga tranzicioni, partitë politike po vazhdojnë të mbesin akoma të ngulfatura nga autoriteti i dorës së fortë të liderit të partisë, që në një farë forme po i shndërron ato “korporata të privatizuara” nga liderët dhe klanet që i rrethojnë.

Si mund të kemi institucione demokratike me parti jodemokratike e korporatave, që nuk u shërbejnë qytetarëve, por u shërbejnë klaneve klienteliste e kriminale. Për këtë pasojë vazhdon akoma pamundësia e depërtimit në politikëbërje aktive dhe të dobishme për vendin nga njerëzit e aftë dhe profesionistët e vërtetë, sepse ata nuk mund të depërtojnë në këto parti të kapura nga klanet mafioze e të inkriminuara.

Analistët politikë vazhdimin e kësaj situatë shumë të disfavorshme për demokracinë në vend, e shohin si pasojë e bllokimit të vetë reformave politike dhe elektorale në vend, që janë duke i penguar liderët politikë, për të ruajtur sundimin e tyre në parti dhe duke vazhduar me mbajtjen nën kontroll edhe të një rrjeti të ngushtë të klientelës që punon për interesat e tyre.

Vazhdimi i një gjendjeje të tillë, sipas ekspertëve dhe njohësve të tjerë të rrethanave të deritanishme politike në vend, është pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së vullnetit të liderëve që të bëjnë ndryshime në shoqëri.

“Këtu unë i shoh dy çështje si problematikë të bërjes politikë. Njëra është mentaliteti i qeverisjes dhe i bërjes politikë nga vetë subjektet politike, dhe e dyta është problemi tek sistemi, që është i tillë akoma i pandryshuar, sistemi elektoral dhe legjislativ që po mbahet i pandryshuar dhe vazhdon që t’i favorizojë liderët e partive politike dhe udhëheqjen e tyre të ngushtë, por në veçanti liderët politikë. Pikërisht për këtë pasojë partitë politike në vendin tonë janë parti lideriste, sepse sistemi i tanishëm elektoral po u mundëson liderëve që ata të jenë gjithmonë në lista, të favorizohen në lista që t’i kenë votat, jo vetëm votat e tyre si individë, por edhe votat e partisë, dhe krejt kjo situatë i favorizon ata në pakufi”, është shprehur për gazetën “Kosova Sot” eksperti i çështjeve ligjore dhe zgjedhore, Mazllum Baraliu.

Sipas Baraliut, pikërisht pse duan ta ruajnë këtë situatë të tanishme, liderët politikë në mandatin e kaluar edhe nuk deshën që ta bëjnë reformën, as reformën elektorale dhe as atë tjetrën për zgjedhjen e presidentit nga vota e drejtpërdrejtë e qytetarit.

“Pra, dështimi i reformës zgjedhore dhe i reformës kushtetuese për zgjedhjen e presidenti të vendit ndodhi, pikërisht pse nuk deshën ta çojnë përpara dhe t’i prishin pozicionet e tyre që i kishin atëherë dhe që po vazhdojnë t’i kenë edhe tani. Sistemi pra po vazhdon të jetë i tillë, e krahas këtij sistemi po vazhdon edhe mentaliteti se ai që zgjidhet njëherë në një pozitë lideriste duhet të vazhdojë të jetë përgjithmonë si i “pari i fisit”, thotë Baraliu për gazetën.

Sipas tij, kjo sjellje koorporative e liderëve politikë mbi subjektet- partitë politike nuk mund të ndryshohet pa ndryshimin e kulturës në nivel më të gjerë të qytetarit, por edhe të anë- tarësisë së ngushtë të vetë subjekteve politike për më shumë demokraci dhe alternativë vlerash brenda subjekteve politike.

“Duhet të krijohet bindja dhe kultura e vetë lidershipeve të subjekteve politike, që askush nuk është i lindur për të qenë gjithmonë në krye të një institucioni apo një subjekti politik, për të udhëhequr, duke u vlerësuar se është më i miri dhe i pazëvendësueshmi përgjithmonë, por duhet të kuptohet që ka nevojë për freskim të vlerave dhe për ndryshime dhe ripërtëritje të vazhdueshme të lidershipit politik, sikur që ka ndodhur aty këtu në ndonjë subjekt politik”, thotë Mazllum Baraliu, për Kosova Sot.

ma.me

Next Post

Fethullah Gylen: Erdoganin e ka helmuar pushteti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump ofron shpërblim 1 milion dollarë për ata që raportojnë mashtrime me votat

Trump ofron shpërblim 1 milion dollarë për ata që raportojnë mashtrime me votat

October 27, 2026
Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

October 27, 2026
Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

October 27, 2026
Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

October 27, 2026
Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

October 27, 2026
Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

Asgjë e re nga Serbia

October 27, 2026
Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

October 27, 2026
Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

October 27, 2026
Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

October 27, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Përvjetor lufte, ne shqiptarët “agresorë” dhe engjëjt grekë

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In