• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partisë Demokratike i pikon çatia dhe fajin e kërkon te komshia

by A R
22/08/2021 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Prof. Dr. Ago Nezha

Filozofia që ka funksionuar te liderët e Partisë Demokratike gjatë këtyre 30 viteve të ashtuquajtura demokraci, ka qënë dhe mbetet: se humbjet, dështimet dhe largimet e figurave kryesore nga kjo forcë politike i ka parë jo si përgjegjësi, dobësi dhe papjekuri të vetat, por si një padrejtësi që i bëhet nga Partia Socialiste. Kjo frymë pacifiste u pa dhe në kongresin e fundit të Partisë Demokratike, që analiza e humbjes së radhës në zgjedhjet e 25 prillit (që është e pesta humbje e zgjedhjeve qëndrore e vendore ), arsyet, shkaqet, faktorët objektivë dhe subjektivë iu faturuan Ramës dhe Partisë Socialiste.

Raporti që mbajti Kryetari i Partisë Demokratike zoti Basha, fillonte e mbaronte me akuza e aktakuza ndaj Partisë Socialiste dhe kryetarit të saj Rama. Ky Kuvend ngjante me një komedi donkishoteske, ku shtëpia kishte marrë zjarr dhe po shembej dhe të zotët e shtëpisë s’kishin përgjegjësi, përgjegjësinë kryesore e kishte komshia, që bënte sehir si digjej shtëpia dhe nuk ndërhynte të shuante zjarrin. Kjo të kujton një thënie filozofike të popullit, për një grua që i vdiq burri dhe u tha komshinjve: “Qani pak burrin tim, se unë do shkoj në dasmë”. Në çdo analizë të sendeve dhe fenomeneve, shikohen parësisht faktorët objektivë që janë determinantë, që ka të bëjë me analizën e subjektit dhe mandej kalohet në faktorët subjektivë që janë ndikime të jashtme, anësore, jo përcaktuese. Një forcë serioze politike, dështimet në veprimtarinë e saj i gjen brenda vetes, si mungesë vizioni, për pa aftësi politike, organizative dhe lidershipi, që nuk ka ditur të krijojë besim, jo vetëm në opinionin shoqëror, por dhe te militantët e vet. Kryetari Basha, për të justifikuar humbjet e njëpasnjëshme që ka “korrur” gjatë drejtimit të Partisë Demokratike, përsërit ritualin e njohur se zgjedhjet i humbëm se na i vodhi Rama. Kjo armë që ka zgjedhur për t’u mbrojtur para elektoratit të vet, është e shkrepur bosh se nuk e justifikon, përkundrazi e diskrediton në tërë opinionin e gjerë shoqëror.

Për t’u shëndoshur një trup i sëmurë, preventivisht duhet përcaktuar diagnoza dhe pastaj të fillojë kurimi me preparatet e nevojshme. Filozofia që ndjek Partia Demokratike, duke ia faturuar dështimet Partisë Socialiste, e bën atë të pakorrigjueshme dhe e lë përjetësisht në opozitë. Basha, ka mbetur peng i botëkuptimit dhe filozofisë berishiane dhe nuk ka kurajon dhe iniciativën të shkëputet nga rruga destruktive e babait të tij politik. Këtë qëndrim po e manifeston dhe në thirrjen që i bën DASH, për t’u shkëputur prej Sali Berishës dhe për ta penalizuar pasi është shpallur “non grata” familjarisht, jo vetëm për korrupsion e krim, por si minues i demokracisë në këto 30 vite të pluralizmit politik. Saliu edhe në këtë akuzë të DASH, që i bëhet për mëkatet e tija të panumërta, ka zgjedhur për mbrojtje që përgjegjësinë ta gjejë, si dhe Basha për humbjen, te Rama dhe Soros. Dueti Berisha – Basha ende se kanë kuptuar se loja me këtë komedi për të shpëtuar, ka mbaruar. Berisha si gjithmonë nga i akuzuar kthehet në akuzues duke filluar me DASH, ambasadoren Yuri Kim, që i deformon dhe emrin e deri te Rama, që se ka problem ta penalizojë me libër shtëpie.

Ky qyqar, zuzar, që ka vjedhur e ka vrarë, nuk fiton dot, duke akuzuar e sharë. Berisha ka lajthitur, rrëshqitur, është roitur dhe se kupton se s’ka më për t’u ngritur edhe pse është duke u përpëlitur.

“Nuk ka gjë më vdekjeprurëse se apoteoza e lajthitjeve tona, të këtij qëndrimi adhurues ndaj utopive iluzore”, shkruan Bekon.

Berisha ka lajthitur dhe fluturon në iluzione duke ngritur e zbritur sa te Rama, sa te Sorosi. Por ky iluzion, kot e mundon, se nuk e shpëton! Shqiptarët duhet të thonë 100 herë faleminderit Amerikës, që po na shpëton nga ky rrezik, nga një përbindësh mitik, që nuk e shkul dot e sëmura jonë politikë.

Next Post
Një nga nismëtarët e luftës në Afganistan, reagon Tony Blair: E rrezikshme tërheqja ushtarake…

Një nga nismëtarët e luftës në Afganistan, reagon Tony Blair: E rrezikshme tërheqja ushtarake...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In