• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Paris 2024”, CMG-ja do të jetë prodhuesja zyrtare e sinjalit publik

by A R
06/09/2022 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Shërbimi i Transmetimit Olimpik (OBS) nënshkruan të hënën marrëveshjen e bashkëpunimit për prodhimin e sinjaleve publike të Lojërave Olimpike të Parisit 2024. CMG-ja do të jetë kështu zyrtarisht prodhuesja e sinjalit publik të olimpiadës së Parisit.

Sipas marrëveshjes, CMG-ja do të prodhojë sinjalin publik ndërkombëtar të katër sporteve kryesore të olimpiadës së Parisit 2024, të cilat janë përkatësisht gjimnastika (gjimnastika sportive, gjimnastika artistike dhe trampolina), pingpongu, badmintoni dhe ngjitja e shkëmbit, duke u bërë radiotelevizioni kombëtar që do të prodhojë më shumë sinjale publike në Lojërat Olimpike të Parisit.

Drejtori i CMG-së, Shen Haixiong, dhe kryetari ekzekutiv i OBS-së, Yiannis Exarchos, morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit në internet.

Shen Haixiong-u theksoi që pjesëmarrja e CMG-së në transmetimin e Lojërave Olimpike të Parisit është një vlerësim i plotë nga OBS-ja për nivelin teknologjik dhe të raportimit sportiv të CMG-së. “KON-i i dha një mundësi CMG-së dhe ne do t’i japim një surprizë botës!” vuri në dukje ai.

Yiannis Exarchos u shpreh nga ana e tij që CMG-ja është partnerja më e fuqishme e OBS-së në aplikimin e teknologjive inovative, aftësinë profesionale dhe cilësinë e përmbajtjeve. Olimpiada e Parisit 2024 do të jetë një tjetër gur i rëndësishëm kilometrik, që do ta çojë patjetër bashkëpunimin dypalësh në një nivel të ri.

Në ceremoninë e nënshkrimit u lexua mesazhi i urimit nga presidenti i KON-it Thomas Bach. Në një letër për drejtorin Shen Haixiong, Bach shpreh urime të sinqerta për zgjerimin e bashkëpunimit në prodhimin e sinjalit publik të Olimpiadës së Parisit 2024. Ai vuri në dukje që cilësia e lartë dhe aftësia profesionale e raportimit e CMG-së ka dhënë kontribut të madh për transmetimin e suksesshëm të lojërave olimpike dhe i ka ndihmuar ato të shkojnë te publiku në mbarë botën.

Gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, CMG-ja mori pjesë për herë të parë në prodhimin e sinjaleve të olimpiadave dimërore, duke prodhuar sinjalet e lojërave olimpike me standardin 4K dhe duke transmetuar me sukses të plotë sinjalet e gjashtë disiplinave olimpike, si kërlingu dhe kërcimi me ski stil i lirë, duke u vlerësuar gjerësisht nga mediat botërore.

CMG-ja ngul këmbë në strategjinë 5G+4K/8K+AI dhe ka prodhuar sinjalet 8K mbi ceremonitë e hapjes dhe mbylljes të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, duke aplikuar kamera ultra të shpejtë dhe teknologjinë AI në prodhimin e sinjaleve publike ndërkombëtare.

Lojërat Olimpike Dimërore kanë tërhequr miliarda shikues nga mbarë bota dhe njoftimet përkatëse të CMG-së kanë arritur te mbi 62.81 miliardë veta, duke u bërë olimpiada dimërore me shikueshmërinë më të lartë në historinë olimpike. Yiannis Exarchos ka vlerësuar shumë herë që, për prodhimin e sinjaleve publike të olimpiadave, qoftë verore, qoftë dimërore, niveli i CMG-së është i rangut të parë botëror dhe CMG-ja është bërë transmetuesja më e fuqishme globale.

Next Post
Fshehu vetëvrasjen e gruas/ Zbardhet dëshmia e 56-vjeçarit: Kisha frikë se s’do më besonin familjarët

Fshehu vetëvrasjen e gruas/ Zbardhet dëshmia e 56-vjeçarit: Kisha frikë se s’do më besonin familjarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Kazerma e GJKKO-së së Shkallës së Parë duhet bojkotuar komplet!

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com