• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paralajmërojnë meteorologët: Masa ajrore ciklonike pritet të depërtojnë në Mesdhe, ja çfarë e pret Shqipërinë

by
03/11/2021 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Masa mjaft të fuqishme ajrore ciklonike pritet të depërtojnë në Mesdhe gjatë këtyre ditëve, por lagështia e këtyre masave ajrore nuk pritet të prekë shumë territoret tona.

Sot një ciklon i fuqishëm nga territori i Francës po depërton drejt Italisë veriore, por shumë shpejt pritet të tërhiqet në drejtim të Evropës qendrore dhe pikërisht për këtë arsye trajektorja e tij pritet të jetë larg territoreve tona. Në anën tjetër në Mesdheun perëndimore pritet krijimi i një tjetër cikloni të fuqishëm por edhe ai pritet të jetë pak larg territoreve tona.

Pra, rajoni ynë gjatë kësaj jave pritet të jetë nën ndikimin e këtyre masave ciklonike dhe perfiresë së masave të fuqishme anticiklonike me origjinë kontinentale.

Edhe pse reshjet intensive mbesin larg territoreve tona kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë ndonjë rigë ose rrebesh shiu herë pas here që depërton nga malet e Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Siç shihet nga harta kjo gjendje sinoptike favorizon reshje të fuqishme në Ballkan, por jo tek ne. Reshjet më të fuqishme priten në territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi. Reshje të fuqishme priten edhe në Dalmaci dhe lokalisht edhe vise tjera të Kroacisë, pastaj në Slloveni dhe pjesët qendrore dhe veriore të Serbisë.

Reshje priten edhe në veri dhe veriperëndim të Shqipërisë nganjëherë, por krahasuar me sasinë e madhe të reshjeve që priten në Mal të Zi dhe Hercegovinë kjo sasi mbetet jo shumë e madhe.

Sidoqoftë këto masa të fuqishme ciklonike që gjenden shumë afër territoreve tona mund të na sjellin ndonjë “befasi” ditëve të ardhshme edhe pse modelet nuk japin reshje në territoret tona, por çdo ndryshim në lëvizjet e masave ciklonike mund të sjellë ndonjë reshje ose rrebesh të paparashikueshëm.

Në aspektin termik këto ditë pritet të jetë ngrohtë në territoret tona për shkak të rrymimeve të fuqishme ajrore nga jugu të cilat rrymime i favorizon pikërisht kjo gjendje sinoptike që e përshkruam më lartë.

Pra, edhe një herë: ditëve të ardhshme na pret mot me intervale kohore me diell, por edhe vranësira të shpeshta. Riga lokale ose rrebeshe priten në veri të Shqipërisë, lokalisht edhe në qendër të vendit dhe disa vise në Kosovë. Reshje shumë të fuqishme priten që nga Mali i Zi e tutje drejt veriut të rajonin. Reshjet më të mëdha priten në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kroaci ku lokalisht pritet të ketë vërshime./Meteoballkan

/b.h

Next Post
FOTOT/ Historia e Linës nga Shkodra dhe Radomirit nga Serbia: Lumturia kushton shumë pak

FOTOT/ Historia e Linës nga Shkodra dhe Radomirit nga Serbia: Lumturia kushton shumë pak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Bypass-i i Elbasanit dhe hekurudha Tiranë-Durrës, Karakaçi jep detajet: Kontratat janë lidhur, vijojnë punimet! Ja kur hapen

VIDEO/ Bypass-i i Elbasanit dhe hekurudha Tiranë-Durrës, Karakaçi jep detajet: Kontratat janë lidhur, vijojnë punimet! Ja kur hapen

October 7, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

“Heshtje e qëllimshme”- Përplasja GJKKO-Avokatë, Meta reagon nga qelia: Situatë e panevojshme, shkak “Ramaforma”! Kuvendi të ndërhyjë

October 7, 2026
Ibrahimaj: Shqipëria mes vendeve lider në Ballkan për mbështetjen ndaj SME-ve, sipas raportit të OECD-së

“Qytetarët do të informohen”- Ministrja Ibrahimaj: Prokurimet publike do të gjurmohen nga fondi, deri te fiskalizimi!

October 7, 2026
Liga e Kombeve, Shqipëria në vazon e parë. Kundërshtarët e mundshëm

Pas tre fitoreve në Ligën e Kombeve, Shqipëria ngjitet një vend në renditjen e FIFA-s! Edhe Kosova thyen rekordin e vetes

October 7, 2026
Revolta e Berishës, a po përsëritet 30 qershori i 2019-s?

Revolta e Berishës, a po përsëritet 30 qershori i 2019-s?

October 7, 2026
I dedikoi jetën arkitekturës dhe formësoi brezash studentësh, ndahet nga jeta pedagogu i njohur!

I dedikoi jetën arkitekturës dhe formësoi brezash studentësh, ndahet nga jeta pedagogu i njohur!

October 7, 2026
Lëvizje befasuese në Turqi, kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën dhe i bashkohet Erdoganit!

Lëvizje befasuese në Turqi, kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën dhe i bashkohet Erdoganit!

October 7, 2026
“Skemë për të ndihmuar biznesin e vogël”- Programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 subjekte janë në proces, qëllimi që të jemi konkurrues

“Skemë për të ndihmuar biznesin e vogël”- Programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 subjekte janë në proces, qëllimi që të jemi konkurrues

October 7, 2026
Dyshohet se është larguar drejt Shqipërisë: Autoritetet greke në kërkim të Alket Rizait pas thyerjes së lejes nga burgu

U arratis pas lejes nga burgu në Greqi, ja ku dyshohet se po fshihet ‘i forti’ Alket Rizai! Përdori fenelina policie për…

October 7, 2026
‘Flamengo’ vishet me Prada!

Pse u mblodhëm në Prishtinë vetëm ‘ne të barkut të Shën Mërisë’?

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com