• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Paralajmërimi i frikshëm i prestigjiozes britanike: Rrezikoni luftë civile dhe Shqipëria e Piramidave, shembulli që të gjithë duhet të lexojnë

by Java News
06/07/2021 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Financial Times, prestigjiozja britanike ka bërë një paralajmërim të frikshëm për kriptomonedhat

Në artikull shkruhet se shtetet që po hezitojnë për të rregulluar me ligj kriptomonedhat mund të përballen me rrezikun e kolapsit të sistemit të tyre.

Si shembull revista ekonomike merr Shqipërinë e viteve 97’, ku siç theksohet në shkrim nën hundën e qeverisë u ngritën firma piramidale, të cilat me reklama mjaft atraktive dhe duke premtuar përfitime që tejkalonin dyfish investimin fillestar zhvatën pasurinë e qytetarëve shqiptarë.

“Kriza piramidale e viteve 1990 në Shqipëri është aq magjepsëse sa ia vlen të eksplorosh çdo detaj të saj. Pas luftës së ftohtë, vendi fillimisht pa një rritje ekonomike që Fondi Monetar Ndërkombëtar e përshkoi si mbresëlënëse.

Por bankat e saj në pronësi të shtetit ishin të dobëta dhe të bllokuara me kredi të shumta, duke kufizuar aftësinë e tyre për të rritur edhe më shumë financimin. Si rezultat, shqiptarët gjithnjë e më shumë u kthyen në një bandë të gjerë të tregtarëve të këmbimit valutor dhe bankave informale.

Fillimisht, edhe FMN mendoi se ishte diçka pozitive, falë  dërgesave të  shqiptarëve që jetonin jashtë vendit. Sidoqoftë,  më shumë se gjysma e 3 milion banorëve të Shqipërisë u përfshinë në skemat piramidale”.

Më tej revista shpjegon paralajmërimin e zbehtë nga Banka Qendrore për shqiptarët që të bënin kujdes me investimet si dhe prokurorët, të cilët nuk hetuan dhe ndaluan me ligj asnjë firmë piramidale, duke thënë se nuk kishte argumenta ligjore për t’i penalizuar.

“Ky është rreziku real që paraqet një treg i parregulluar siç janë kriptomonedhat në ditët e sotme. Me firmat piramidale në Shqipëri, disa kompani ishin vërtetë fitimprurëse dhe prandaj ndërhyrja e shtetit dukej e pakuptimtë. E njëjta gjë dhe me Bitcoinin”.

“Sidoqoftë, mësimet kryesore nga fiaskoja shqiptare janë se flluskat jashtë sistemit kryesor financiar mund të jenë shkatërruese; kur ato shpërthejnë. Ka pak diferencë midis “aktorëve të mirë” dhe “aktorëve të këqij”; dhe kostoja mund të jetë e jashtëzakonshme.

Zyrtarët shqiptarë nuk bënë asgjë pas shembjes së kompanive financiare. Për më tepër, ndërsa disa mund të kenë qenë të dyshimtë,  ka pasur shumë investime reale dhe shuma me vlera të mëdha.

Sidoqoftë, kur skemat piramidale u shembën dhe varfëruan  pjesën më të madhe të popullsisë, shembja e tyre shkatërroi besimin te autoritetet dhe zhyti Shqipërinë në konflikte civile. Në mars 1997, një gazetë lokale shkruante: “Për momentin, supozoni se Shqipëria nuk ekziston”.

Megjithatë, përvoja shqiptare tregon rreziqet e mosangazhimit e rregullatorit.

Për rregullimin e Bitcoinit shumë vende të botës po stepen, sepse teknologjia që ato përmbajnë mund të jetë me përfitime për të ardhmen, por nga krahu tjetër janë shtuar rastet kur pikat valutore zhduken së bashku me miliarda dollarë në kriptomonedha.

“Nëse për shkak të përtacisë, frikës apo harresës, qeveritë nuk fillojnë të rregullojnë me ligj këtë fushë, kostot që do të shkaktojë në sistemet e tyre financiare do të jenë katastrofike” – paralajmëron prestigjiozja – “Shtetet mund të përfundojnë edhe në luftë civile dhe Shqipëria është shembulli që të gjithë duhet të lexojnë.”

Në një sondazh që Financial Times ka bërë se përse njerëzit investojnë në Bitocin përgjigjet më të shumta ishin: “Si formë bixhozi, nga e cila presim të fitojmë ose humbim”./m.j

Next Post
FOTO/ Ilir Meta: Kisha pirë mbrëmë e s’dija çfarë thoja, mos ma vini re!

Koronavirusi në Shqipëri: Asnjë humbje jete, 4 të shëruar dhe 7 raste të reja në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi një komb që i ka dhënë historisë botërore”, deputeti i PS: Nuk dimë të vlerësojmë gjërat tona

“Vuçiç është shumë i kënaqur”, Bido për dënimet e Speciales: Vendim absurd, ka pasoja politike për Kosovën!

September 16, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

September 16, 2026
Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

September 16, 2026
Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

September 16, 2026
“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

September 16, 2026
Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

September 16, 2026
“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

September 16, 2026
Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

September 16, 2026
FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

September 16, 2026
Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com