• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paralajmërimi i Bardhit: PD do të bashkohet në 2024, i vetmi opsion që na forcon

by Java News
09/01/2024 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetët opozitar mbështetës së ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, do të vijojnë aktet e mosbindjes civile në Kuvend edhe në sesionin e ri.

Kjo është konfirmuar nga Gazment Bardhi në një intervistë për RTSH-në. Bardhi tha se nëse mazhoranca nuk reflekton për kërkesat e opozitës, si ngritja e komisioneve hetimore dhe rikompozimi i komisionit të reformës zgjedhore, deputetët mund të përshkallëzojnë aksionin, ku nuk përjashtohet mundësia e ngujimit në Parlament.

“Ne kemi diskutuar në mbledhjet e grupit parlamentar secilin prej opsioneve. Kemi marrë vendim se nuk përjashtohet asnjë veprim apo akt, qofshin ato edhe akte ekstreme”, tha Bardhi.

Ai insiston që shumica të tërhiqet nga ligji për komisionet hetimore, pasi sipas tij me këtë nismë i heq opozitës të drejtat e kontrollit parlamentar. Bardhi i kërkon  Presidenti Begaj, të cilit i është drejtuar edhe zyrtarisht, të mos e dekretoje ligjin e miratuar vetëm me votat e mazhorancës. Ndërkohë Bardhi e  konsideron jetike për garantimin e zgjedhjeve të lira, hartimin e  reformës zgjedhore sa më konsensuale mes palëve.

“ Uroj  shumë të ketë reflektim nga ana e mazhorancës për t‘u ulur në tryezë dhe për të pasur një reformë zgjedhore, që jep garancitë minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar konfirmon për RTSH-në se po dialogohet me grupimin e Berishës për bashkimin e PD-së. Ai është shpresëplotë se viti 2024 do të konkretizojë procesin.

“Nuk ka asnjë dyshim, për sa kohë është i vetmi opsion që e forcon Partinë Demokratike dhe opozitën në tërësi”, theksoi Bardhi

Masa e arrestit në shtëpi për Berishën, nuk shihet nga Bardhi si pengesë për procesin e bashkimit.

“Ndoshta është më shumë nxitje për të ecur drejt kësaj rruge (bashkimit), me vendosmërinë se kundërshtari ynë i vetëm është Kryeministri Edi Rama”, tha ai.

/f.s

Next Post
“Do ta pyes kush e solli Bashën në PD”/ Murrizi zbulon kërkesën që i bëri Berisha: Më mori mbrëmë natën në telefon dhe më…!

“Deputetët janë vemje”/ Murrizi: Nuk jam leckë këpuce që të pres për një karrige të qelbur në Kuvend

Comments 1

  1. Anonymous says:
    3 years ago

    Te gjithe ju grupe te te quajtures pd do skualifikoheni ne zgjedhje parlamentare te vitit 2025,tani me popuulli eshte bindur se ju jeni ne ato karrige te pa merituara,dhe i sherbeni vetem parase per veten tuaj,jo popullit mjeran e fukara.Te njejtin fate do kene edhe ortaket tuaj,ata te k/hajdutit,edhe ata do ndeshkohen ne 2025 nga votuesit,pa perjashtim do perfundoni te gjithe ne ujrat e zeza.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthimi i fuqishëm në Greqi, kush janë shqiptarët që humbën jetën nën rrënoja

Shpërthimi i fuqishëm në Greqi, kush janë shqiptarët që humbën jetën nën rrënoja

September 26, 2026
Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

September 26, 2026
Durrës/ Gripi i merr jetën 7-vjeçares, mbërriti në spital me temperaturë të ulët

U dërgua në spitalin e Durrësit pas rënies në kontakt me rrymën elektrike kur punonte në varkë, humb jetën 28-vjeçari nga Filipinet!

September 26, 2026
Formacionet: Klopp i beson surprizës së sezonit, Simeone i përgjigjet me një “asist nën mëngë”

Klopp i gëzuar për dënimin e Manchester City, Liverpool mund të fitojë dy tituj në Angli nga vendimi!

September 26, 2026
Nga 450 euro për çdo klandestin, si i rrezikoi durrsaku 10 sirianët gjatë manovrave me policinë

Po trafikonin 15 emigrantë me “Q7” drejt vendeve të BE, përplasen me makinat e Policisë në ndjekje! 2 në kërkim dhe një i proceduar, klandestinët u fshehën në…

September 26, 2026
VIDEO/ Ambasadori amerikan Eric Wendt nis zyrtarisht detyrën në Tiranë! Pas takimit me Begajn, të mërkurën me ministrin e Jashtëm dhe të premten ceremonia e prezantimit

VIDEO/ Ambasadori amerikan Eric Wendt nis zyrtarisht detyrën në Tiranë! Pas takimit me Begajn, të mërkurën me ministrin e Jashtëm dhe të premten ceremonia e prezantimit

September 26, 2026
Manchester City pret sanksionet, klubet e mëdha evropiane vënë në shënjestër Haaland

Manchester City pret sanksionet, klubet e mëdha evropiane vënë në shënjestër Haaland

September 26, 2026
Ish-agjenti i CIA u sugjeron amerikanëve të jetojnë në Shqipëri, Bustamante: Nëse do të doja të zhvendosesha në Evropë…

Ish-agjenti i CIA u sugjeron amerikanëve të jetojnë në Shqipëri, Bustamante: Nëse do të doja të zhvendosesha në Evropë…

September 26, 2026
“Forcim i partneritetit strategjik me SHBA”- Ambasadori i ri amerikan i dorëzoi Letrat Kredenciale, Begaj pas takimit kokë më kokë me Wendt: Thellim i marrëdhënieve!

“Forcim i partneritetit strategjik me SHBA”- Ambasadori i ri amerikan i dorëzoi Letrat Kredenciale, Begaj pas takimit kokë më kokë me Wendt: Thellim i marrëdhënieve!

September 26, 2026
Dua Lipa surprizon në Pejë, merr pjesë në një dasmë familjare!

Dua Lipa surprizon në Pejë, merr pjesë në një dasmë familjare!

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com