• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Paraja jashtë bankave, familjet shqiptare, 26% të kursimeve i mbajnë në shtëpi

by Java News
26/10/2018 07:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paraja jashtë bankave ka ardhur në ulje gjatë dekadës së fundit, por në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, kursimet e familjeve shqiptare në para jashtë sistemit bankar përbenin 26 % të totalit të kursimeve, niveli më i lartë i tre vitet e fundit. Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë për shpërndarjen e pasurisë financiare të familjeve në Shqipëri gjeti se, kjo përqindje u mbajt si kursim jashtë sistemit (18%), si borxh tek të tjerët (2%) dhe investime në mënyra të tjera me më fitim jashtë bankave (6%).

Si kursime në para, shqiptarët mbajnë 18 për qind jashtë bankave. Treguesi pësoi rritje me 3 pikë përqindje në raport me një vit më parë, ku kursimet në vlera monetare jashtë sistemit bankar ishin 15%, por ai është shumë më i ulët se në 2013-n, kur zinte 40%. Për rrjedhojë depozitat në banka përbënin në gjashtëmujorin e parë të këtij viti 74 për qind të kursimeve të familjeve shqiptare nga 81 për qind që ishte treguesi në gjashtëmujorin e parë 2017.

Gjithashtu Banka e Shqipërisë ka vërejtur se familjet shqiptare kanë dhënë hua tek të tjerët rreth 2% të kursimeve të tyre, ky tregues një vit më parë ishte zero. Është rritur ndjeshëm pesha e zërit “investime të tjera” të cilat këtë vit thithen 6 për qind të kursimeve të shqiptarëve, teksa ky zë ishte vetëm 3 për qind në gjashtëmujorin e parë të 2017-es. Banka e Shqipërisë duke analizuar vetëm pjesën e familjeve që kanë deklaruar pasuri financiare të formave të ndryshme (duke përjashtuar rastet që ‘nuk kanë asnjë lloj pasurie financiare’), rezulton se ‘depozitat dhe/ose llogaritë bankare’ vijojnë të mbeten lloji kryesor i investimit financiar. Krahasuar me 6-mujorin e kaluar, këto pesha kanë shënuar rënie respektivisht me 7 pp dhe 8 pp. Në përgjithësi, pesha e rasteve të mbajtjes së pasurisë financiare brenda sistemit (depozita/llogari bankare, investime të tjera) ka shënuar rënie, si për grupin e familjeve huamarrësve dhe për totalin e familjeve.

Rreth 26% e totalit të familjeve deklaruan se nuk zotërojnë asnjë lloj pasurie financiare, dhe këto pesha janë rritur respektivisht me 7 pikë përqindje dhe 4 pikë përqindje krahasuar me vrojtimin e 6 mujorit të dytë të vitit 2017. Niveli i përgjithshëm i të ardhurave dhe shpenzimeve të familjeve është rritur gjatë periudhës së vrojtuar, por rritja e shpenzimeve ka qenë më e theksuar, duke rezultuar thellim të deficitit të familjeve. Pyetjes mbi pasuritë financiare në pronësi të familjeve të intervistuara i janë përgjigjur 1140 familje, nga 1142 familje që kanë marrë pjesë në vrojtim./Monitor/ma.me

Next Post
Kësti i tetë për ish-të përndjekurit, ja dokumentet që duhet të dorëzoni

Udhëzimi/ Trashëgimtarët e ish-të përndjekurve, radha si do merret kësti i parë, i dytë dhe i tretë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasojat e palestinizimit të revolucionit!

Pasojat e palestinizimit të revolucionit!

August 21, 2026
Koalicioni i të Vullnetshmëve mblidhet të hënën, Macron, Merz dhe Burnham organizojnë takimin e nivelit të lartë

Koalicioni i të Vullnetshmëve mblidhet të hënën, Macron, Merz dhe Burnham organizojnë takimin e nivelit të lartë

August 21, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Vizita e Mickoskit dhe mungesa e himnit / Martin Leka: Provokim nga qarqe naconaliste, por nuk ka ndikim

August 21, 2026
“Serbia e humbi Kosovën”, reagon Rama: Trollët në Prishtinë u lëshuan për të më rikonfirmuar si tradhtar

Ethet e gushtit në PS, Rama mbledh ministrat në Pogradec: “Prova” dhe sinjalet për 6 ndryshime në Qeveri?

August 21, 2026
Ukraina synon të blejë sisteme antibalistike me kredinë prej 90 miliardë eurosh të BE-së

Ukraina synon të blejë sisteme antibalistike me kredinë prej 90 miliardë eurosh të BE-së

August 21, 2026
Zjarret në Mirditë, Nufi konfirmon vënien e flakëve nën kontroll: Ndaloni pakujdesitë, po rrezikohen jetë njerëzish dhe efektivësh

Zjarret në Mirditë, Nufi konfirmon vënien e flakëve nën kontroll: Ndaloni pakujdesitë, po rrezikohen jetë njerëzish dhe efektivësh

August 21, 2026
Karakaçi: Shqipëria instalon 600 MW kapacitete të energjisë së rinovueshme

Karakaçi: Shqipëria instalon 600 MW kapacitete të energjisë së rinovueshme

August 21, 2026
Trajnerët flasin para startit të Serie A/ Interi pret Monzën, Napoli sfidon Genoan

Trajnerët flasin para startit të Serie A/ Interi pret Monzën, Napoli sfidon Genoan

August 21, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Pak nga zjarri i Gazës për të rindezur flakën e shuar të Revolucionit Flamingo

August 21, 2026
VIDEO/ Shoferi humb ndjenjat, pasagjerët heronj shmangin tragjedinë në pak sekonda! Momenti kur kontrollojnë autobusin me 50 udhëtarë

VIDEO/ Shoferi humb ndjenjat, pasagjerët heronj shmangin tragjedinë në pak sekonda! Momenti kur kontrollojnë autobusin me 50 udhëtarë

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com