• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paradoksi/ Origjinali i “Vettingut” anglisht, por kushtetuesja vonon dërgimin në “Venecia” për përkthim

by A R
27/10/2016 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Gjykatën Kushtetuese ka nisur përkthimi në anglisht i ligjit të vetting-ut. Ky është një proces që ndodh me çdo material që kjo gjykatë e dërgon për opinion në Komisionin e Venecias.

Por ndryshe nga çështjet e tjera, për vetting-un po kërkohet një përshpejtim me qellim që, siç thonë ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, reforma në drejtësi të mos ketë vonesa dhe të nisë nga zbatimi.

Megjithatë, Top Channel mësoi se teksti në anglisht ende nuk është gati dhe se materiali nuk do të mund të dërgohet në Venecia brenda kësaj jave.

Burime në Gjykatën Kushtetuese pohuan se ligji i vetting-ut do të dërgohet në Venecia sapo ai të jetë i përkthyer nga ekspertët e kësaj gjykate.

Në fakt, origjinali i ligjit të vetting-ut është në anglisht, sepse është punuar nga një prej ekspertëve të misionit EURALIUS, e cila i dha OK-ejin përfundimtar gjatë pushimeve të gushtit, kur pritej të caktohej edhe seanca e jashtëzakonshme për miratimin e tij.

Për shkak të vendimit për pezullimin e ligjit të vetting-ut, procesi i rivlerësimit të pasurisë dhe kontrolli i figurës për gjyqtarët dhe prokurorët është aktualisht i pamundur.

Dhe rrugën drejt një vendimi përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese mund ta hapë vetëm oponioni nga Komisioni i Venecias. Prandaj, përkthimi dhe dërgimi i shpejtë në Venecia ka marrë tani një rëndësi të pazakontë për një ligj të pazakontë./a.m.

Next Post
Blogerja e famshme amerikane promovon Shqipërinë: 75 arsye pse duhet ta vizitoni!

Blogerja e famshme amerikane promovon Shqipërinë: 75 arsye pse duhet ta vizitoni!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet 44 vjeçari në Pogradec, iu gjet në banesë automatik dhe fishekë (EMRI)

Arrestohet 44 vjeçari në Pogradec, iu gjet në banesë automatik dhe fishekë (EMRI)

August 16, 2026
Nis për herë të parë dhënia e kredive studentore, jepet pa kolateral dhe mund të shlyehet pas studimeve

Më shumë avantazhe për studentët, karta studentore pritet të përfshihet në rrjetin europian

August 16, 2026
Nëna me koronavirus sjell në jetë fëmijën te “Koço Gliozheni”

Shtohen meshkujt infertilë, mjeku: Kanë ndryshuar stili i jetës dhe faktorët ambientalë

August 16, 2026
Këlliçi i bindur: Non grata për Berishën do të hiqet, kam 4 vite që e them

Dhuna ndaj shefit të Krimeve në Sarandë, reagon Këlliçi: Tregon fuqinë e të fortëve të lidhur me qeverinë

August 16, 2026
Dështon tentativa e dytë e emigrantëve nga Maroku për të hyrë në Ceuta, 111 persona të arrestuar

Dështon tentativa e dytë e emigrantëve nga Maroku për të hyrë në Ceuta, 111 persona të arrestuar

August 16, 2026
Plas mes organizatorëve! Gazetarja ironizoi protestën, aktivistët “i sulen”: Negativitet! Po merrni në qafë popullin…

Plas mes organizatorëve! Gazetarja ironizoi protestën, aktivistët “i sulen”: Negativitet! Po merrni në qafë popullin…

August 16, 2026
Në kërkim prej nëntorit, Ylli Zallës i zbulohen sërish armë! Dyshohet se furnizoi autorët e atentatit të Rinasit

Eksploziv në banesën e Ylli Zallës, gruaja lajmëroi Policinë nga Italia! Dyshimet se e ka vendosur vetë ai

August 16, 2026
Dron i paidentifikuar pranë kufirit me Moldavinë, ndërhyjnë avionët e NATO-s

Dron i paidentifikuar pranë kufirit me Moldavinë, ndërhyjnë avionët e NATO-s

August 16, 2026
“I gjithë kati ishte në flakë”/ Zjarrfikësi rrëfen tmerrin në hotelin e Vlorës: Pushuesit nuk dilnin dot nga shkallët

“I gjithë kati ishte në flakë”/ Zjarrfikësi rrëfen tmerrin në hotelin e Vlorës: Pushuesit nuk dilnin dot nga shkallët

August 16, 2026
Zjarr në një agroturizëm në Finiq! Flakët përfshijnë restorantin, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një agroturizëm në Finiq! Flakët përfshijnë restorantin, dëme të konsiderueshme

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com