• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cili është premtimi më i bujshëm i PD-së, ai që zhbën ligjësitë politike dhe i zhbën ambicien?

by Ardit Rada
21/02/2021 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PD artikuloi dje një prej premtimeve më të bujshme të saj, ç’prej kur nisi të ofrojë, këtu e gati tre javë, një paketë me sosh, të shoqëruara me shifra në euro, të cilat ngjallën debat sidomos për nonsenset arithmetike.

Ndërkohë, kryedemkrati Basha ofroi dhe një konvertim të termit “premtim” duke e zëvëndësuar atë me “angazhim”. Kjo paketë ofrohet dhe si program, por që vuan, edhe në lexim të parë, nga risitë.

Risitë janë ato që reflektojnë stadin ku ndodhet Shqipëria, kontekstet e reja të diktuara nga koha, rrethanat dhe zhvillimet sidomos globale, por dhe llojin e kundërshtarit që ke përballë.

Por risi, në planin e një befasie, pa shifra, pa debat arithmetik, është premtimi më i fundit, ofruar nga sfera morale, e cila deri më tani ka qenë inekzistente si në paketën premtuese e si në ligjërimin opozitar.

“Ne do të zbatojmë gjithë planin tonë kur të fitojmë dhe nëse nuk do ta bëjmë, nuk do të kërkojmë mandat të dytë.

Këtë bëjnë kryeministrat e vërtetë”, është fraza e një deklarate të fundit nga PD, artikuluar të shtunën. Por PD, si për shumë teza të tjera, nuk ofron referencën, pra modelin që i referohet.

Historia e demokracisë moderne njeh akte dorëheqjeje, për shumë arsye, por nuk njeh akoma ndonjë precedent kur një parti qeverisëse nuk kërkon tjetër mandat; të dytë, të tretë, të katërt, si rregull pafundësisht kështu, por kjo terorikisht pasi praktikisht është e pamundur.

Në mbrojtje të këtij premtimi, për t’i dhënë një veshje logjike, PD duhet të sillte një rast të vetëm kur një kryeministër, apo një qeveri, i drejtohet popullit duke i thënë se “unë nuk dua mandat tjetër, pasi nuk mbajta premtimet në katër vjet”(!!!).

Një qeveri mund të shfaqet e dobët apo anemike në ndërtim kauzash pas një apo dy mandatesh, por, edhe si ligjësi demokratike, nuk ka gjasë të mos synojë vijimin e tjetër mandati.

Shembulli për këtë na vjen nga fushata e Nanos në 2005. Ish-kryesocialisti, pas dy mandatesh, vërtet u shfaq në fushatë i pamotivuar, gati i përtuar për ta vijuar më tej qeverisjen, por nuk tha nuk dua mandat tjetër. Madje me pak sforco mund ta kishte marrë dhe një mandat tjetër, pasi siç u pa, sërish e kishte shumicën e votave, e vetëm faktori “Xhuveli” si dhe “hiletë” e tjera të kodit zgjedhor e bën Berishën të dilte fitues.

Nonsensi tjetër i këtij premtimi është politik. Nëse një parti harton një program qeverisës, një program që ka vertikalitet në kuptimin e thellësisë së të rrokurit të problematikave shoqërore, një program që tenton reforma kurajoze dhe delikate, një program që është revolucionarizues në thelb dhe që përfshin shumë zëra shoqërorë, ai shkon tej një mandati, madje dy, tre a më shumë. Dhe, me vetëpërkufizimin e PD vetëm në një mandat, ajo zhvlerëson premtimet që bën, ul pjacën e pretendimeve dhe synimeve, banalizon vizionin qeverisës nëse pretendon që e ka. Sepse premtimet janë dhe të natyrës vizionare, të pakufizuara në një kohë të caktuar.

Premtimet janë gjithashtu dhe çështje debati, pasi palët iu qasen nga këndëveshtrime të ndryshme. PD e di këtë, pasi nuk vjen nga hëna por ka përvojë qeverisëse dhe e di fort mirë që çfarë premtohet, çfarë është në një program elektoral, në kushte qeverisëse pëson devijacione të pashmangshme, të cilat janë të natyrës objektive dhe jo domosdoshmërisht subjektive. Dhe jo në të gjitha rastet është mosmbajtje premtimi.

Nëse i referohemi dy modeleve të “disa mandateve” – Merkel dhe Erdogan – që janë më të suksesshmet e transformimeve të mëdha ekonomike dhe shoqërore, ka tek to një mal me mosmbajtje premtimesh, të cilat janë prezente dhe në ligjërimet respektive opozitare. Por në finale, askush nuk i diskuton arritjet e tyre gjeniale.

Ndërkohë, ato thjesht kanë prekur e jo realizuar vizionin e tyre, atë me të cilën startuan qeverisjen që në vitet 2000, i cili në shumë zëra nuk përputhet me atë që kanë premtuar.

Nëse PD apo Basha, do ishin thelluar në studime modelesh, apo do josheshin sadopak për t’u kulturuar në filozofi politike, në funksion të ndërtimit të një mendimi politik simpatik, të cilin dramatikisht as s’e synojnë e as implementojnë dot, gjë e cila dallohet te një ligjërim i pamençur dhe i mbushur me folklorizma e patetizma të konsumuar, nuk do ishin vetëkufizuar në një mandat e të ofronin premtime që injorojnë ligjësitë politike, e këtë pasi kanë injoruar ligjësitë ekonomike e financiare.

Dhe realisht, nëse të mungojnë në ligjërim dy termat e një vizioni ambicioz qeverisës – “reformë” dhe “strategji”, domosdo që vetëkufizimi do shkojë në një mandat, pa e premtuar në planin moral. (tesheshi)

Next Post
Rama poston fotot e transformimit të Poliklinikës në Vlorë: Po kush tjetër përveç nesh mund ta vazhdojë këtë punë?

Rama poston fotot e transformimit të Poliklinikës në Vlorë: Po kush tjetër përveç nesh mund ta vazhdojë këtë punë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Malaj: Rritja ekonomike në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Malaj: Rritja ekonomike në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor

February 26, 2026
Mbledhja e Grupit të PS, Bardhi: Kur pushteti zvarritet për të mbrojtur veten, qytetarët nuk kanë arsye të presin

Mbledhja e Grupit të PS, Bardhi: Kur pushteti zvarritet për të mbrojtur veten, qytetarët nuk kanë arsye të presin

February 26, 2026
“E bën për qëllime elektorale”, Orban akuzohet se nxit tensione artificiale me Ukrainën

“E bën për qëllime elektorale”, Orban akuzohet se nxit tensione artificiale me Ukrainën

February 26, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

February 26, 2026
Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

February 26, 2026
VIDEO: Me kapuç dhe e pamëshirshme! 26-vjeçarja “terrorizon” bizneset në Tiranë

VIDEO: Me kapuç dhe e pamëshirshme! 26-vjeçarja “terrorizon” bizneset në Tiranë

February 26, 2026
Aksident në Rrugën e Kombit, automjeti del nga rruga/ Shoferi në gjendje të rëndë

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Thumanë-Milot, arrestohet shoferi i kamionit

February 26, 2026
“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 14 vite për biznesmenin Pëllumb Gjoka

“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 14 vite për biznesmenin Pëllumb Gjoka

February 26, 2026
Monika Kryemadhi i kërkon GJKKO-së pushim të çështjes, por dhe…

Monika Kryemadhi i kërkon GJKKO-së pushim të çështjes, por dhe…

February 26, 2026
“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In