• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Papa uron Krishtlindjet dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar: Erdhi koha që Siria të gjejë paqen

by Java News
25/12/2016 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Siria, terrorizmi, emigrantët dhe dhimbja e botës. Mesditën e kësaj të diele, Papa Françesku u shfaq nga lozha qendrore e Bazilikës së “Shën Pjetrit”, për të dhënë mesazhin tradicional të Krishtlindjes dhe bekimin “Urbi et Orbi”.

“Lindja e Jezusit shoqërohet me nga kënga e engjëjve që njoftojnë: Lavdi Zotit të gjithësisë dhe paqe njerëzve në tokë, të cilët ai i do shumë. Sot, ky mesazh duhet të përshkojë të gjithë tokën dhe të arrijë te të gjithë popujt, veçanërisht ata të dëmtuar nga lufta dhe nga konfliktet e hapura, të cilët e ndiejnë më shumë dhe më fort se kushdo dëshirën për paqe”, u shpreh Ati i Shenjtë.

Mendimi i parë i tij, sigurisht që shkon për sirianët. “Paqe për burrat e gratë në Sirinë e trazuar, ku është derdhur shumë gjak. Mbi të gjitha në qytetin e Aleppos, skenë përgjatë javëve të fundit e një prej betejave më të përgjakshme, ku është tejet urgjente që të garantohet, bazuar në të drejtat humane, ndihma dhe rehatia për popullin e raskapitur, që gjendet ende në një situatë të dëshpëruar dhe mes vuajtjeve të mëdha të mizorisë. Ka ardhur koha që armët të ndalen së gjëmuari dhe komuniteti ndërkombëtar të veprojë në mënyrë aktive për arritjen e një zgjidhjeje të negociuar dhe në atë vend të rikthehet bashkëjetesa”, tha Papa.

Ati i Shenjtë bëri thirrje për paqe për cilindo “që ka humbur nëj person të dashur për shkak të akteve të urryera të terrorizmit, që kanë përjetuar frikën dhe vdekjen në zemër të shumë qyteteve dhe shumë shteteve”. Madje kërkon paqe, jo me fjalë por me vepra, për “vëllezërit dhe motrat tona të braktisura dhe të përjashtuara, e për ata që vuajnë nga uria apo që kanë rënë prè e dhunës”. Paqe ka kërkuar edhe për refugjatët, përfshi emigrantë, të cilët sot janë subjekt keqtrajtimesh nga njerëzit e tjerë, por edhe për popujt që vuajnë nga ambiciet ekonomike të atyre shumë pak njerëzve, duke thënë se lakmia për parà të çon në skllavëri. Papa ka kërkuar paqe edhe për viktimat e shumtë të tërmeteve apo katastrofave natyrore.

E duke kërkuar një jetë më të mirë dhe më të qetë për njerëzit e “Tokës së Shenjtë, të zgjedhurën e preferuar nga Zoti, Papa Françesku artikuloi:

“Izraelitët dhe palestinezët kanë kurajon dhe vendosmërinë për të shkruar një faqe të re të historisë së tyre, aty ku urrejtja dhe hakmarrja i lënë vendin dëshirës për të ndërtuar së bashku një të ardhme të të kuptuarit dhe harmonisë reciproke”. Por nuk ka lënë pa harruar të bëjë thirrje për unitet në Irak, Libi dhe Jemen, ku popullsitë vuajnë nga lufta dhe nga aktet terroriste.

Një dedikim pati edhe për Afrikën, veçanërisht Nigerinë e gjunjëzuar nga terrorizmi fundamentalist që shfrytëzon edhe fëmijët për të shkaktuar horror dhe vdekje, por edhe për Ukrainën, Venezuelën dhe Azinë. E duke qëndruar te njerëzit më të prekshëm, fëmijët, Ati i Shenjtë ka thënë se “në këtë ditë speciale, kur Zoti bëhet fëmijë, kërkoj paqe për ata që janë të privuar nga gëzimet dhe fëmijëria për shkak të urisë, luftrave apo egoizmave të të rriturve”./tch/a.k

Next Post
Lojtarët e Southempton përqeshin Ronaldon

Lojtarët e Southempton përqeshin Ronaldon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com