• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Panucci vjen me një rrëfim ndryshe për jetën private

by A R
14/10/2017 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm një ditë pas ndeshjes në Shkodër, traineri i Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci doli në këmbë nga hoteli për në zyrat e Federatës. Ndoshta ai zgjodhi të mos shkojë me makinë për të ndjerë nga afër energjinë e atyre njerëzve që shpresojnë në vizionin e trajnerit të ri. Detyra e tij e re si drejtues i kombëtares duket se ngjall kuriozitet jo vetëm tek fansat e futbollit. Në një intervistë për moderatoren Nevina Shtylla dhe emisionin “Jo vetëm modë”, Panucci rrëfeu momente të cilat nuk janë të njohura për publikun shqiptar. Trajneri i Kombëtares foli për marrëdhënien me ish-bashkëshorten, djalin dhe marrëdhënien me Samantën.

Panucci tha se pasioni për futbollin ka nisur që herët pasi babai i tij ka qenë futbollist dhe topi ka qenë prezent në shtëpinë e tyre.

“Babai im ka qenë futbollist ka luajtur në kategorinë e tretë dhe kështu që i vogël topi ka qenë prezent në shtëpi. Pasionin ma ka pasuar im atë dhe që fëmijë doja të luaja futboll. Babai im ishte ai që më afroi me futbollin, ishte një shembull për mua pasi ka qenë i zoti si trajner për fëmijët”.

Ai ka patur ndikim të rëndësishëm në adoleshencë. Unë jam përkushtuar gjithnjë dhe që 15 vjeç kam shkuar në Genova sepse doja të bëhesha futbollist, kam qenë shumë serioz në këtë këndvështrim.

Do kisha dashur të punoja në vende turistike sepse më ka pëlqyer të udhëtoj, por më pas fati deshi që të bëhesha futbollist. Kam udhëtuar shumë si futbollist dhe më ka dhuruar shumë bagazh si eksperiencë”,tha Panucci.

Christian Panucci flet për jetën private

Ndërkohë lidhur me jetën private traineri rrëfeu se ka qenë i martuar për 9 vite, martesë nga e cila ka një djalë.

“Unë kam qenë i martuar për 9 vjet me atë që sot është mamaja e djalit tim, ishim shumë mirë, por jeta vazhdoi dhe tani kam një raport fantastik me të dhe është mikja ime më e mirë. Femrat iu pëlqejnë të gjithëve, edhe mua si çdo mashkull tjetër.

Djali im luan futboll pranë Romës, ka luajtur basketboll dhe tani futboll, por më e rëndësishme është që ai të argëtohet dhe të bëjë atë që e bën të lumtur. Unë kërkoj vetëm lumturinë e djalit tim, nëse do ai mund të bëhet picier, por unë dua të jetë i lumtur. Unë shikoj djalin tim gjatë trajnimit, por nuk them asnjë fjalë sepse shpesh baballarët janë shkatërrimi i fëmijëve të tyre, ai ka një trainer dhe duhet të flasë me trainerin e tij, më pas nëse më kërkon unë jam në dispozicion”, shtoi traineri.

Po ashtu Panucci foli edhe për marrëdhnien e tij me Samantën.

“Samantën e kam njohur 6 vite më parë kur isha pjesë e kërcimit dhe e kam ritakuar një vit më parë kur trainoja Ternanën dhe që aty nisi historia jonë. Një histori shumë e thjeshtë, dy njërëz që kanë nga një fëmijë, nga një profesion të vetin dhe janë mirë bashkë. Ajo ka jetën e saj dhe unë kam timen dhe ka shumë respekt për një marrëdhënie të tillë. Ne jetojmë me shumë liri, jam shumë i rezervuar për jetën time private, nuk i vë asnjë titull sepse është normale. Ajo është mama dhe unë jam baba, fëmijët tanë shkojnë mirë kur janë bashkë, sepse edhe Samanta ka një djalë 16 vjeç, në këtë këndvështrim nuk kemi asnjë lloj problem. Kur je gati 45 vjeç kërkon histori të qeta dhe hapsirë vetjake sepse nëse nuk është kështu ke nevojë të rrish vetëm. Shihemi dy ditë apo shtatë dhe nuk ndryshon asgjë”, tha Panucci.

Ftesa e Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci: Çfarë më tha Ganni De Biasi

Ndërkohë lidhur me Kombëtaren trainer tha se po bëhet një punë  mrekullueshme teksa shtoi se ish-traineri Ganni De Biasi i ka dhënë këshilla të vlefshme.

“Ftesën për të qenë pjesë e kombëtares e pranova menjëherë. Shqipëria ka Federatë prestigjoze dhe jam i lumtur për zgjedhjen që kam bërë dhe jam i bindur se mund të bëhet një punë e mrekullueshme. Shpresoj t’jua shpërblej duke iu dhuruar europianin. De Biasi foli pozitivisht për mua dhe për këtë duhet ta falenderoj, i kërkova këshilla sepse e njihte Shqipërinë prej 6 vitesh. Ai ka qenë i rëndësishëm. Më ka dhënë shumë këshilla, por mbëten shumë private. Më ka thënë se do të jetoj një eksperiencë shumë të bukur. Shpresoj që skuadra ime të dalë dhe të luajë në liri të plotë. E vetmja gjë që s’më pëlqen është trafiku pasi rrezikoj të humb avionë.

Unë nuk kam bërë kurrë jetë nate, kam bërë jetë të rregullt. Dal për darkë, kam pasion të luaj golf. Për jetë nate kam dalë kur isha në Miami ka qenë në korrik para se të firmosja me Shqipërinë. Unë kur vi këtu punoj gjithë ditën, por do të shkoj në jug të Shqipërisë, më kanë thënë se është bukur. Unë kam përgjegjësi të madhe dhe do të jap maksimumin për skuadrën”, përfundoi Panucci intervistën për “Jo vetëm modë”./tvklan.al

Next Post
Frikë nga terrorizmi gjatë Pashkëve, Xhafaj ndjek nga afër masat e sigurisë në kisha

Xhafaj ‘shkund’ komisariatin e Lushnjes pas masakrës: Të goditen 'kokat' e krimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 22 Tetor 2026

October 21, 2026
Turqia planifikon mision ushtarak në Arabinë Saudite

Turqia planifikon mision ushtarak në Arabinë Saudite

October 21, 2026
U gjet i vrarë në makinën e tij, reagon Eduard Shalsi: 46-vjeçari nuk ka qenë shoferi im!

U gjet i vrarë në makinën e tij, reagon Eduard Shalsi: 46-vjeçari nuk ka qenë shoferi im!

October 21, 2026

Pedagogë që nxisin dhunën? Kur edukatorët harrojnë misionin e tyre

October 21, 2026
Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur

Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur

October 21, 2026
VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

“Personat me maska do t’i gjejmë përmes teknologjisë”, Rama: Ndalojmë aksesin në vendet e BE të protestuesve të dhunshëm

October 21, 2026
“Inflacioni në nivele të ulëta”, Sejko: Tensioni i lartë gjeopolitik dhe tarifat tregtare mund të sjellin një goditje oferte me pasoja negative!

Thyerja e bankomateve nga protestuesit, Sejko siguron qytetarët: Depozitat tuaja janë të sigurta

October 21, 2026
Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

October 21, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Doktor, dil ti i pari e vrite frikën!

October 21, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

“PS dënon dhunën”, Balla: Protestuesit të zgjedhin përfaqësuesit, qeveria është gati për dialog

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In