• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paniku i krijuar për furnizimin me grurë/ Ja çfarë ndodhi me importet e drithërave nga Rusia drejt Shqipërisë në mars

by Java News
21/04/2022 07:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi sulmet Ruse në Ukrainë nisën në fund të muajit shkurt, vendi ynë u përfshi në panik për sigurinë e furnizimeve me grurë, duke qenë se importet e drithërave nga ky vend zënë rreth 47% të importeve totale në vite të zakonshme.

Përkundrazi, me të nisur lufta importet nga Rusia u dyfishuan gjatë marsit. Sipas të dhënave zyrtarë të INSTAT gjatë muajit mars u importuan nga Rusia mbi 10 mijë tonë grurë nga 5 mijë tonë në marsin e vitit 2021 me një rritje mbi 100%. Burimet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave pohuan se importet e drithit me origjinë nga Rusia nuk janë përfshirë në sanksione deri më tani.

Për të gjithë tremujorin e parë importet e drithërave nga Rusia ishin 20 mijë tonë me ulje 21 për qind në krahasim me tremujorin e parë 2021, si rrjedhojë e importeve më të ulëta para luftës në muajt janar dhe shkurt.

Importet totale të drithërave në tremujorin e parë arritën në 61 mijë ton me rënie vjetore 4 për qind.

Importet e drithit nga Rusia zunë 32 % të importeve totale të këtij produkti gjatë tremujorit të parë 2022, në krahasim me 40% që zunë në janar-mars 2021.

Gjithashtu për shkak të rritjes së çmimeve, importet e drithërave në vlerë ishin më të larta këtë tremujor. INSTAT raportoi se çmimi për njësi i grurit pësoi rritje vjetore me 108 për qind në tremujorin e parë 2022.

Vlera e drithërave të importuara nga Rusia në janar -mars arriti në 1,3 miliardë lekë me një rritje vjetore 63 për qind. Një kilogram grurë i blerë në tregjet ruse kushtoi këtë vit 65 lekë nga 31 lek që kushtonte në tremujorin e parë 2021.

Edhe pas luftës Rusia mbetet furnitori kryesor i tregut tonë me drithëra. Qeveria shqiptare pas sulmeve në Ukrainë ka vënë sanksione ndaj Rusisë të cilat nuk përfshijnë importet e drithërave dhe shumicës së mallrave.

Ministria e Jashtme ka sqaruar se Shqipëria iu është bashkuar sanksioneve individuale për ngrirjen e aseteve te individëve që shkojnë që nga Presidentit rus, ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Federatës Ruse dhe anëtarët e Dumës Shtetërore Ruse.

Në total, këto masa kufizuese do të zbatohen për 654 individë dhe 52 subjekte. Përveç kësaj, është vendosur edhe ndalimi i udhëtimit në territorin shqiptar për personat e listuar nga BE-ja, ndërkohë që lidhur me politikën e vizave është në shqyrtim anulimi i politikave lehtësuese për lëvizjen e diplomatëve, zyrtarëve të tjerë rusë dhe njerëzit e biznesi.

Sipas saj, sanksionet ekonomike përfshijnë masa kufizuese në financë, energji, transport dhe teknologji.

Sipas sanksioneve, hapësira ajrore e Shqipërisë do të jetë e mbyllur për të gjithë operatorët ajrorë rusë apo çdo avion të regjistruar në Rusi, me përjashtim të rasteve kur të tilla fluturime kryen për arsye emergjence, qëllime humanitare apo mjekësore apo nevoja ndërshtetërore.

Ministrja Xhaçka ka sqaruar me herët se, në sektorin e energjisë do të ndalohet shitja, furnizimi, transferimi ose eksportin në Rusi i mallrave dhe teknologjive specifike për rafinimin e naftës dhe do të vendosë kufizime në ofrimin e shërbimeve përkatëse./ monitor

Burimi: INSTAT

g.kosovari

Next Post
Armëpushimi/ Një korridor humanitar do hapet në Ukrainë në rajonin që Putin e shpalli të pavarur

Zyrtari i lartë në Moskë: Lufta në Ukrainë do të përfundojë vetëm kur të zhduket kërcënimi i NATO-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Heqja e “non gratës”, gënjeshtra e radhës e Sali Berishës nga tronditja e humbjes së monopolit opozitar

Heqja e “non gratës”, gënjeshtra e radhës e Sali Berishës nga tronditja e humbjes së monopolit opozitar

June 11, 2026
“Do ta godasim Iranin sonte”, paralajmërimi i fortë i Trump

“Do ta godasim Iranin sonte”, paralajmërimi i fortë i Trump

June 11, 2026
Ekspertja ngre alarmin: Ja pse protesta mund të ndikojë negativisht turizmin në Shqipëri

Ekspertja ngre alarmin: Ja pse protesta mund të ndikojë negativisht turizmin në Shqipëri

June 11, 2026
Debat në Kuvend për investimin në Zvërnec, Bido sulmon Shehajn: U kujtuat të reagoni me vonesë

Debat në Kuvend për investimin në Zvërnec, Bido sulmon Shehajn: U kujtuat të reagoni me vonesë

June 11, 2026
“S’ke turp?”, përplasje e ashpër në Kuvend mes Shehajt dhe nënkryetares Klodiana Spahiu

“S’ke turp?”, përplasje e ashpër në Kuvend mes Shehajt dhe nënkryetares Klodiana Spahiu

June 11, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

June 11, 2026
Debat në Kuvend, Balla sfidon Shehajn: E di gjithë Vlora sa tokë keni në Zvërnec

Debat në Kuvend, Balla sfidon Shehajn: E di gjithë Vlora sa tokë keni në Zvërnec

June 11, 2026
Çupi: Prekja e pasurisë së Ervis Martinajt po i pret fijet e financave Sali Berishës

Çupi: Brenda protestës ka njerëz që i shërbejnë Iranit, po zhvillohet një luftë hibride

June 11, 2026
Zbardhet shpërthimi me lëndë plasëse në Lezhë/ Arrestohet 55-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Zbardhet shpërthimi me lëndë plasëse në Lezhë/ Arrestohet 55-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

June 11, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Sali Berisha është shpallur non grata nga populli shqiptar

June 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In