• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Sali Berisha është shpallur non grata nga populli shqiptar

by Thoma Gëllçi
11/06/2026 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga THOMA GËLLÇI

Debati për statusin “non grata” të Sali Berishës ka dominuar për vite me radhë jetën politike shqiptare. Mbështetësit e tij e kanë paraqitur atë si provën përfundimtare të një komploti ndërkombëtar, ndërsa kundërshtarët si vulën e fundit të një karriere të gjatë politike. Sot, sipas njoftimeve të vetë Sali Berishës, pas kaq shumë vitesh polemikash dhe përpjekjesh, atij ia kanë hequr non gratën. (Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar.) Por pyetja kryesore nuk është më se çfarë ka bërë apo do të bëjë Departamenti Amerikan i Shtetit. Pyetja është shumë më e thjeshtë: çfarë ndryshon për Shqipërinë?

Edhe sikur të jetë e vërtetë ajo që tha Sali Berisha dhe tani të dilte edhe një njoftim zyrtar nga Uashingtoni që Sali Berishës i hiqet statusi “non grata”, çfarë do të ndryshonte realisht? Ai do të mund të udhëtonte në Shtetet e Bashkuara. Do të mund të pinte kafe me diplomatë amerikanë. Do të mund të bënte fotografi para institucioneve amerikane dhe nusja e djalit do të mund të postonte foto nga Miami. Por vetëm kaq.

Asgjë nuk do të ndryshonte në Shqipëri.

Asgjë nuk do të ndryshonte në sheshet e Tiranës ku prej ditësh dëgjohen thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”. Asgjë nuk do të ndryshonte në perceptimin e qindra mijëra qytetarëve që prej vitesh nuk e shohin më atë si alternativë qeverisëse. Asgjë nuk do të ndryshonte në faktin se ai nuk ka fituar asnjë betejë të rëndësishme zgjedhore kundër Edi Ramës. Për shqiptarët, emri i Sali Berishës është i lidhur me dhunën dhe zgjedhjet e vjedhura të 26 majit, me instalimin e një shteti policor të dhunës dhe represionit politik, duke lënë pa punë të gjithë ata që ai i quante kundërshtarë. Është i lidhur me krizën e piramidave, dërgimin e forcave ushtarake kundër popullit që protestonte, me shkatërrimin e shtetit shqiptar më 1997, me pushtimin me dhunë të institucioneve të shtetit në 1998, me Gërdecin si prova e shpërthimit të korrupsionit më madhor dhe me vrasjen e protestuesve të pafajshëm në bulevardin e Tiranës më 21 janar.

Prandaj statusin më të rëndë politik Berishës nuk ia dha Departamenti Amerikan i Shtetit. Atë status ia ka dhënë elektorati shqiptar.

Ai është shpallur non grata nga një pjesë e madhe e popullit shqiptar.

Në historinë politike moderne është e vështirë të gjesh një shembull tjetër ku një protestë masive kundër qeverisë të drejtojë zemërimin e saj jo vetëm kundër pushtetit, por edhe kundër opozitës. Në tubimet e fundit janë dëgjuar vazhdimisht thirrje si “Opozitë e shitur!” dhe “Opozitë e shitur!”. Kjo nuk është thjesht një parrullë. Është një aktakuzë politike që nuk ka Departament Shteti që mund ta heqë, sado kompani të fuqishme lobimi të përdorësh në Uashington.

Dëmin më të madh në politikën shqiptare Sali Berisha ia ka bërë vetë Partisë Demokratike. Nuk ka turp më të madh sesa përfaqësuesit e saj të përzihen nga turma e njerëzve që proteston kundër qeverisë.

Në vend që të ndihmonte ripërtëritjen e saj, ai është shndërruar në pengesën kryesore të saj. Në vend që të hapte rrugën për një brez të ri drejtuesish, ai e ka mbajtur partinë të lidhur me konfliktet dhe betejat e tij personale.

Ai është bërë paterica më e madhe politike e Edi Ramës. Kryeministri nuk ka pasur kurrë një kundërshtar më të dobishëm sesa Sali Berisha. Çdo palë zgjedhje është kthyer në një referendum mes dy figurave që dominojnë politikën shqiptare prej më shumë se tre dekadash. Dhe sa herë që zgjedhja është paraqitur në këtë mënyrë, rezultati ka qenë i njëjtë.

Ndërsa Shqipëria përballet me emigracion masiv, korrupsion, kapje të institucioneve dhe mungesë përfaqësimi politik, debati vazhdon të sillet rreth pyetjes nëse Berisha mund të marrë apo jo një vizë amerikane.

Ky është një debat që intereson vetëm Sali Berishën dhe Edi Ramën.

Shqiptarët kanë një problem tjetër. Ata kërkojnë një alternativë që nuk e shohin as te Edi Rama dhe as te Sali Berisha. Kjo është arsyeja pse në protestat e sotme dëgjohet po aq zemërim kundër qeverisë sa edhe kundër opozitës tradicionale.

Në politikë ka momente kur një figurë bëhet më e madhe se partia e saj. Por ka edhe momente kur ajo figurë bëhet pengesa kryesore e partisë që pretendon se mbron. Për shumë shqiptarë, Sali Berisha ka hyrë prej kohësh në kategorinë e dytë.

Prandaj edhe çështja e vërtetë nuk është nëse ai do të mbetet apo jo “non grata” në Amerikë. Çështja është se ai prej kohësh është bërë politikisht “non grata” për një pjesë të madhe të shoqërisë shqiptare. Dhe ky është një status që nuk hiqet me firma diplomatësh, me kontrata lobimi apo me fotografi në Uashington.

Next Post
Zbardhet shpërthimi me lëndë plasëse në Lezhë/ Arrestohet 55-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Zbardhet shpërthimi me lëndë plasëse në Lezhë/ Arrestohet 55-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Skandali” i xhudistes lituaneze në Tiranë, keqinterpretimi i medias serbe dhe reagimi i organizatorëve

“Skandali” i xhudistes lituaneze në Tiranë, keqinterpretimi i medias serbe dhe reagimi i organizatorëve

September 14, 2026
Lagarde: Europa të zhvillojë IA-në e saj, varësia nga SHBA dhe Kina kërcënon ekonominë

Lagarde: Europa të zhvillojë IA-në e saj, varësia nga SHBA dhe Kina kërcënon ekonominë

September 14, 2026
Arrestimi i ish-luftëtarit të UÇK, Koloneli Goxhaj: Shqipëria, protektorat i Speciales! Çfarë është kjo urgjencë për ekstradimin?

Dilaver Goxhaj: Gjykata Speciale është bërë që Kosova t’i kthehet Serbisë

September 14, 2026
“Protesta i kaloi pritshmëritë”/ Boçi: Edhe deputetët kritikë ndaj Berishës e kuptuan çfarë do baza

E kam “inat” ditën e parë të shkollës!

September 14, 2026
Rrogat e magjistratëve do rriten 8500 lekë, Komisioni i Ekonomisë miraton në parim draftin e PS! Ja si u votua, gjyqtarë e prokurorë kërkojnë 9-fish më shumë

Ulliri, zjarret dhe përmbytjet ‘ndezin’ debate në Kuvend, deputetët kërkojnë bilancin e dëmeve dhe laboratorë për eksportet në BE!

September 14, 2026
Si asnjëherë më parë, katër fitore në katër ndeshje! Roma dhe dyshja Dybala-Malen nuk përmbahen dhe kryesojnë renditjen

Si asnjëherë më parë, katër fitore në katër ndeshje! Roma dhe dyshja Dybala-Malen nuk përmbahen dhe kryesojnë renditjen

September 14, 2026
Skandali i korrupsionit në Ukrainë, Zelensky pezullon nga detyra Prokurorin e Përgjithshëm! Shkak, largimi nga vendi pas dorëheqjes

Skandali i korrupsionit në Ukrainë, Zelensky pezullon nga detyra Prokurorin e Përgjithshëm! Shkak, largimi nga vendi pas dorëheqjes

September 14, 2026
“Liria ka emër”, tubim në Prishtinë më 12 shtator, nis marshimi për lirimin e krerëve të UÇK-së: Kosova po pret!

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, “Reuters”: Kosova pret një vendim që mund të trondisë raportet me Perëndimin!

September 14, 2026
Aksident ajror në Gjermani, 3 të vdekur pas rrëzimit të avionit!

Aksident ajror në Gjermani, 3 të vdekur pas rrëzimit të avionit!

September 14, 2026
Alarm për ekonominë iraniane, eksportet e naftës ‘rrëzohen’ pas bllokadës së Hormuzit

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat! Çfarë thonë sipërmarrësit dhe ekspertët (VIDEO)

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com