• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Pandemia na zbuloi pandemi të tjera

by Gjergj Meta
22/08/2020 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dom Gjergj Meta

Akoma nuk kemi arritur që ta tresim atë që ka ndodhur mbi popullin tonë. Akoma nuk ka një kërkesë falje për atë që i është shkaktuar popullit tonë. Shpresojmë që këto plagë të mos mbyllen dhe të plotësohen me kohën dhe personat që dinë se çfarë ka ndodhur të tregojnë dhe të kenë kurajon për të kërkuar falje.

Kisha katolike dhe meshtarët katolik kanë vuajtur bashkë me gjithë të tjerët, në këtë burg të madh të Shqipërisë që ka qenë për rreth 50 vite. Problemi është se ky burg në mënyra të tjera po vazhdon. Edhe këtë periudhë 30 vjeçare tranzicioni fatkeqësisht ka treguar se ende nuk i kemi tejkalu disa probleme, disa ndarje dhe sundimin e disa njerëzve mbi disa të tjerë. Kështu që shpresojmë që një vetëdije që na vjen edhe nepërmjet artit të shohim se çfarë ka ndodhur dhe të shohim drejt të ardhmes.

Unë do kisha dashur një shoqëri shqiptare më të vetëdijshme që të thonë se hajt se tani ka kaluar ajo kohë dhe të shohim drejt të ardhmes por një ardhme nuk mund të ndërtohet mbi një të kaluar të pavetëdijësuar dhe është njësoj si të ndërtosh një shtëpi mbi rrënoja.

Pajtimi duhet medoemos për atë që ka ndodhur në vendin tone, por edhe të shohim drejt të ardhmes duke parë mirë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën.

Unë shoh kriminalitetin aktualisht në Shqipëri që është një gjë tjetër, i bazuar në interesa ekonomike, pushtetin në zona të caktuara të kriminelëve apo kriminalitetit apo zona ku kultivohen bimë narkotike, të trafiqeve të ndryshme, për arsye të sundimit të paligjshmërisë, korrupsionit dhe ky është problemi më i madh.

Problemet e rendit janë prezente në Shqipëri dhe mund të jenë për shkak të kaosit që ka krijuar pandemia por edhe një kaos social që është pak planetar por edhe këtu në Shqipëri është më i fuqishëm akoma dhe nuk po i japim zgjidhje.

Apeli im është ky që duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi marrëdhënieve mes njëri-tjetrit, t’i kushtojmë rëndësi shëndetit mendor.

Pandemia po zbulon disa pandemi të tjera, varfëria, papunësia, problemi i marrëdhënieve ndërfamiljare, dhuna në familje, abuzimet e ndryshme me gra dhe fëmijë, korrupsioni, konfliktualiteti politik që është një gangrenë për shoqërinë shqiptare dhe fatkeqësisht nuk duket se ka shenja që do zbutet kjo gjë.

Shpresoj që të kemi një këndvështrim më të gjërë të problemeve që po nxjerr në pah pandemia, që kanë ekzistuar por po dalim edhe më shumë në pah. Duhet të shikojmë me shpresë drejt të ardhmes, por duhet edhe të kurojmë marrëdhëniet me njëri-tjetrin dhe sidomos duhet që të kemi një vetëdije sociale pak më të fuqishme, më të fortë.

Next Post
Paketa fiskale/ Ja çfarë propozon PS-ja nga TVSH te renta minerare

Beqja: Të na tregojë Basha deklaratën vjetore individuale të të ardhurave dhe e kuptojmë çfarë thotë

Comments 1

  1. Atalanta Nikolla says:
    6 years ago

    O Padre ! Akoma ti me cfare ka ndodhur para 50 viteve ?!
    Po Padre. Kane ndodhur shume gjera, te mira dhe te keqija, humane dhe mizore. Autoret e tyre duhen denuar, moralisht dhe ( duhej ) ligjerisht. Pooor Padre, mos harro se krime monstruoze jane kryer nga pushtetaret por, po aq , edhe nga kundershtaret e tyre, madje edhe nga disa ish – kolege tuaj. Kjo nuk eshte ceshtje inatesh as ” pikepamjesh ” por ceshtje faktesh dhe te vertetash. Keshtu qe edhe ndjesa duhet bere nga shumekush dhe per shumecka. Keshtu na meson feja. Por jo propaganduesit e saj.

    Reply

Leave a Reply to Atalanta Nikolla Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

April 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 Prill 2026

April 3, 2026
I moshuari i vdiq gjatë seksit, pranga 43-vjeçares në Gjirokastër/ Policia: Në lokalin e saj…

Tiranë, zbulohet prostitucion në qendër fizioterapie, arrestohet pronarja

April 3, 2026
Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

April 3, 2026

Venezuela vs. Iran – efektet në sondazhet për Presidentin Trump

April 3, 2026
Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

April 3, 2026
I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

April 3, 2026
Arrihet marrëveshja/ Këshilli i Sigurimit i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

OKB me rezolutë për Hormuzin, Kina kundërshton: Nuk lejojmë autorizimin e forcës

April 3, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

April 3, 2026
Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In