• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Panariti: Dermatoza nuk e prek njeriun, rasti i shitjes se lopës së ngordhur nuk është i vërtetë

by Java News
02/12/2016 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti në emisionin “Alert” shprehet se vaksina për kurimin e dermatozës nodulare nuk është e vlefshme për kafshët e prekura.

Ministri tha disa këshilla për të gjithë fermerët të cilat duhet të kenë kujdes për trajtimin e kafshëve. Ai siguroi të gjithë konsumatorët se sëmundja nuk prek njeriun.

Sipas Panaritit, Shqipëria nuk është i vetmi vend që ka kërkesa për këtë vaksinë.

Panariti: Kemi në dispozicion 50 mijë doza, pritet të vijnë edhe 150 mijë doza të tjera për të mbuluar nevojat me vaksinë të gjedhit. Ka një plan të shpërndarjes së vaksinës në qarqe. Në qendër të vëmendjes janë ato vende ku ka vatra infeksioni, por sigurisht vaksina nuk përdoret në vatrat e infeksionit, përdoret në breza të caktuara që janë pa shenja të sëmundjes.

Vaksina nuk përdoret në rastet kur është shfaqur sëmundja, por përdoret në kafshët e shëndosha. Për vatrat e prekura ka vetëm një altenrative, mjekimi sipas një procedure të kafshëve të prekura.

Ministria e Bujqësisë nuk e ka në dorë vaksinën, sepse nuk e prodhon atë. Kjo prodhohet nga një qëndër e autorizuar. Kjo vaksinë nuk është komerciale. Kjo është një vaksinë që prodhohet nga një qendër që ndodhet në Afrikën e Jugut dhe u përgjigjet kërkesave të shteteve. Ne nuk jemi të vetmit që kërkojmë. Është komplet Evropa Juglindore. Ne kemi bërë kërkesën tonë. Shërbimi veterinar ka qenë në kontakt me laboratorin e referencës dhe me strukturat e BE.

Në rastin kur kafsha është e prekur, ajo ka nevojë për një trajtim të posaçëm. Kur kafsha është e prekur nuk është vaksina alternative. Kafsha duhet ti nënshtrohet mjekimit. Përdoren dy kategori medikamentesh. Kjo sëmundje karakterizohet me temëpraturë të lartë dhe kur kalon 42 gradë kafsha ngordh prandaj ndërhyrja e parë është ajo me preparate kundër temepraturës. Ndërhyhet edhe me preparata që pengojnë infeskionet dytësore. Viroza nuk trajtohet por duhet penguar që të mos shfaqen infeksioent dytësore.

Bëhet një gabim i madh që përgjithësisht kafshët nuk mbahen një regjim special ushqimor që duhet të dominohet nga ushqimi i njomë dhe jo nga koncetratet dhe duhet ti jepet sa më shumë ujë.

Panariti:  Rasti i shitjes se lopës së ngordhur nuk është e vërtetë

Panariti: Që në fillim kam qenë mosbesues ndaj këtij raportimi, pasi e di që Shërbimi Veterniar i ndjek vatrat e infeksionit dhe kur ajo ngordh ajo groposet dhe vendi disifektohet.

Ky ishte një rast që unë nuk e di si e ka thënë ajo, por nuk ka ndodhur një gjë e tillë. E gjithë zona e infektuar ndodhet në monitorim 24 orë në 24. Pra kur kafsha ngordh një ekip shkon e merr dhe groposot dhe disifektohet ambienti. Nuk është e vërtetë dicka e tillë sepse krijoi një panik te panevojshëm te konsumatori.

Panariti: Dermatoza nuk e prek njeriun në asnjë rrethanë.

Panariti: Kjo sëmundje nuk e prek njeriun në asnjë rrethanë. Është një virus strikt i orjentuar ndaj gjedhëve. Nuk ka asnjë rast që ky virus mund të prekë njeriun. Konsumi i prodhimeve ushqimore nuk paraqet rrezik për njeriun.

Por pavarësisht se virusi nuk e prek njeriun, një kafshë që vuan nga temeratura nuk prodhon prudukte cilësore, por ky mbetet i parrezikshëm për konsumatorin. Por ne nuk rekomandojmë që kafshët e prekura të përdoren për konsum. Duhet që ato të rimbëkëmben dhe pastaj të shërbejnë për konsum.

Panariti: Reforma e veterinarise e rëndësishme, duhet bashkëpunimi PPP

Panariti: Reforma e veterinarisë ka qënë sfida më e rëndësishme në kuadrin e reformave të ndërmarra nga Ministria e Bujqësisë. Reforma synonte dy qëllime kryesore. Fillimisht të sillte sistemin veterinar në një çati të vetme administrative. Shërbimi veterinar pavarësisht se ka qenë i drejtuar nga një ligj unik nuk vepronte në mënyrë integrale. Me ligjin e ri i gjithë ky shërbim vjen nën një çati të vetme duke qenë aktiv në mënyrë integrale në raport me kërkesat e ligjit.

Kemi bashkëpunim të trupave veterinare si njësi e vetme nën një komandë të vetme nga drejtoria e vetrinarisë së Ministrisë së Bujqësisë edhe në raport me strategjinë e parandalimit të kontrollit të sëmundjeve infesktive. Hapi i dytë i rëndësishëm i reformës veterinare ka qenë Partneriteti Publik Privat. Ne kemi qenë dhe mbetemi të ndërgjegjshëm që me trupën aktuale të veterinarit nuk mund të mbulojmë të gjithë nevojat e territorit për diagnozën e sëmundjeve, për regjistrimin e kafshëve dhe për këtë duheshe që të  konsolidoheshe një partneritet me privatin dhe krijimi i stacioneve veterinare është hapi i dytë i rëndësishëm i kësaj reforme. 50 stacione do të mbulojnë pikat e Shqipërisë duke mos lënë pa trajtuar asnjë kafshë. Ne kemi inaguaruar 10 stacionet e para.

Panariti:  Regjitrimi i kafshëve, proces  kompleks,  kërkon staf

Panariti: Është një proces delikat që nuk ka të bëjë vetëm me thjesht vendosjen e një matrikulli në veshin e kafshëve. Ky nuk është një proces i thjeshtë, numri regjistrues duhet të hidhet në një regjistër pastaj të hidhet në një kompjuter dhe ky numër duhet të shoqërojë kafshën gjatë gjithë ciklit të saj jetësor. Kjo kërkon një kompleks aktorësh, pra kërkohen ata që fillimisht do të bëjnë matrikullimin, kërkohen regjistruesit dhe pastaj duhet të kemi sistemin ruda, ose gjendja civile e kafshëve e cila në një farë mënyre lidhet me zyrat përkatëse të BE dhe tregohet se cfarë ndodh me tufat e bagtive në Shqipëri. Ky proces kërkon shumë më tepër staf. Një nga vërejtjet e progress raportit ka qenë që shërbimi veterinar në Shqipëri vashdon të jetë me shumë mangësi në personel dhe që ne brenda mundësive tona po mundohemi të mobilizojmë ato forca që do të na duhet ti kemi në terren për të finalizuar procesin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve./Ora

Next Post
Raporti tronditës i OKB: Çdo 10 minuta një vajzë vdes nga dhunimi

Raporti tronditës i OKB: Çdo 10 minuta një vajzë vdes nga dhunimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tubimi i dhunshëm i opozitës, arrestohen katër protestues

Tubimi i dhunshëm i opozitës, arrestohen katër protestues

March 1, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

March 1, 2026
Europa godet, Irani kërcënon: A është një mundësi e humbur për Teheranin?

ZYRTARE / Irani konfirmon vrasjen e Ajatollahut Ali Khamenei, shpall 40 ditë zie

March 1, 2026
Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In