• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Raporti tronditës i OKB: Çdo 10 minuta një vajzë vdes nga dhunimi

by A R
02/12/2016 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një raport të ri të Kombeve të Bashkuara thuhet se mungesa e arsimimit të vajzave në vendet në zhvillim, mund të jetë duke kontribuar tek rritja e varfërisë globale. Raporti i OKB-së për Gjendjen e Popullsisë së Botës 2016, që u paraqit dje në kryeqytetin e Jordanisë, Aman, përqendrohet tek mirëqenia e vajzave 10 vjeçare si tregues i suksesit ose dështimit të zhvillimit. Sipas tij, shumica e fëmijëve 10 vjeçarë jetojnë në vende në zhvillim ku vajzat hasin pengesa për një arsimimim të mirë, kujdes shëndetësor dhe sigurinë e tyre. Raporti gjithashtu e vë theksin tek disavantazhet e pabarazisë së vazhdueshme tek gjysma e të rinjve.

Nxënëse të Shkollës “Princesha Alia” për vajza në Aman, këndonin për barazinë gjinore në konferencën e shtypit për publikimin e Raportit mbi Gjendjen e Popullsisë së Botës 2016, të Fondit të OKB-së për popullsinë.

Në raport thuhet se 89 për qind e 125 milionë 10-vjeçarëve jetojnë në vendet në zhvillim dhe se 35 milionë vajza 10-vjeçare jetojnë në vende ku ka pabarazi gjinore.

“Në disa pjesë të botës, vajzat 10-vjeçare presin me padurim që t’u hapen horizontet, që të realizojnë ëndrrat e tyre. Por në vende të tjera, ajo i gjen dyert mbyllur. Perspektivat e saj janë të kufizuara ndërsa të ardhmen e saj e kanë në dorë të tjerët, ose varet nga ambjenti i ashpër përreth, përfshirë faktorët që kërcënojnë sigurinë e saj dhe mirëqenien e saj socio-ekonomike”.

Vajzat 10-vjeçare në shumë vende të varfra, janë shumë pranë moshës së martesës. Mbi 60 milionë prej tyre nuk shkojnë në shkollë. Ato bëjnë dyfishin e punëve të shtëpisë krahasuar me moshatarët e tyre djem dhe bëjnë punë të papaguar më shumë sesa djemtë shkruan BW.

Çdo 10 minuta një vajzë adoleshente vdes nga dhuna dhe shumë prej tyre janë të infektuara me HIV për shkak të përdhunimit. Vetëvrasja është arsyeja e dytë kryesore e vdekjes për vajzat e reja.

“Të mos harrojmë se të gjithë jemi përgjegjës. Të mos harrojmë se çdo fjalë, ose çdo veprim, pozitiv ose negativ mund të ndikojë tek ecuria e jetës nga ky moment në jetën e vajzave. Ky moment të do të përcaktojë rolin e saj në shoqëri, në shoqërinë dhe botën tone”.

Në raportin e OKB-së thuhet se investimi tek shëndeti, arsimi dhe forcimi i pozitës së vajzave 10- vjeçare, mund të trefishojë të ardhurat e vajzave gjatë jetës së tyre

“Të mos investosh tek vajzat nuk është asgjë më pak sesa varfëri e qëllimshme. Nëse nuk investojmë për vajzat, do të kemi një të ardhme më të varfër. Dhe mendoj se kjo është një temë që duhet ta theksojmë vazhdimisht”.

Raporti arrin në përfundimin se të sabotosh vajzat, është e dëmshme jo vetëm për komunitetin e tyre por edhe për gjithë njerëzimin./a.m.

Next Post
FOTOT/ Ndjekje si në filma makinës rebele në Tiranë, ndalohet pas 6 orësh

FOTOT/ Ndjekje si në filma makinës rebele në Tiranë, ndalohet pas 6 orësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In