• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Panama Papers” nxjerr në sipërfaqe emrin e Efraim Diverolit

by Java News
07/04/2016 04:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Javanews/ Dokumentat e Panama Papers kanë nxjerrë emrin e Efraim Diverolit, personi që bleu miliona municione e fishekë nga Shqipëria për t’ja shitur amerikanëve në Irak e Afganistan. Zbulimi është bërë nga e përditshmja amerikane Miami Herald. Përmes një shkrimi të gjatë, gazeta shpjegon edhe lidhjen mes Diverolit, kompanisë së tij AEY, një trafikanti zvicerian dhe një firme offshore në Qipro.

Sipas Herald, në dokumentat e Panama Papers ka dalë emri i një qiprioti që quhej Charalambos “Pambos” Fellas. Fellas ishte drejtues i një kompanie të quajtur Evdin Ltd. Por siç shpjegon dhe Miami Herald, Fellas ishte thjesht një marionetë, ose i quajtur ndryshe një “drejtues nominal” i kompanisë. Madje, sipas dokumentave në Panama Papers, Fellas rezulton të jetë një drejtues nominal i  rreth 30 kompanive offshore, të krijuara nga viti 2003-2007.

Pronari real i kompanisë “Evdin Ltd” ishte një tregtar i vjetër armësh, zviceriani Heinrich Thomet, i cili kishte njohje e kontakte me Diverolin dhe ortakun e tij Packouz.

Herald shkruan se kontrata që fituan dy të rinjtë (Diveroli dhe Packouz) me Pentagonin, përmes firmës së tyre AEY, erdhi falë ndihmës së zvicerianit Thomet dhe kompanisë së tij në Qipro “Evdin” që rezulton në Panama Papers.

Skema ishte e tillëdiveroli

Armët dhe municionet në Shqipëri, të ardhura nga Kina dhe të mbetura aty që në kohën e komunizmit, do të bliheshin nga kompania “Evdin” në Qipro, e cila më pas do t’ja shiste kompanisë AEY të Diverolit. Vetë Diveroli i ripaketonte municionet dhe armët për shkak të embargos që ekzistonte në SHBA për municionet kineze.

Shkrimi  i Miami Herald

Historia sesi 3 të rinj nga Miami Beach fituan miliona dollarë në kontrata armësh përmes Pentagonit është kthyer në një artikull të “Rolling Stone”, një libër e madje, së shpejti, në një film të Hollywood, të quajtur War Dogs.

Efraim Diveroli, David Packouz dhe Alexander Podrizki, shitën armë dhe municione të vjetra me origjinë kineze dhe nga ish blloku komunist, tek aleatët amerikanë në Irak dhe Afganistan,… teksa vetë thithnin shtëllunga epike cigaresh marijuane. Ata ishin në të njëzetat në atë kohë.

Tanimë, një tjetër personazh i kësaj drame, një qipriot i quajtur Charalambos “Pambos” Fellas, ka dalë në rrjedhjen massive të dokumentave, të disponuara nga Miami Herald dhe ICIJ. Dokumentat e papara ndonjëherë, të quajtura Panama Papers, vijnë nga Mossack Fonseca, një firmë ligjore panameze që krijonte kompani offshore për të pasurit dhe të pushtetshmit.

Qiprioti Fellas ka shërbyer si drejtuesi i një kompanie offshore në Qipro, e quajtur Evdin Ltd, e cila furnizonte dy dilerat e Miamit (Diverolin dhe Packouz)

Miami Herald kërkoi për emrin e Fellas në dokumentat e Mossack Fonseca dhe zbuloi se ai ka qenë një i ashtuquajtur “drejtues nominal” për të paktën 30 kompani offshore të krijuara ndërmjet viteve 2002-07. Të gjitha kompanitë ishin të bazuara në Seychelles, një parajsë fiskale afër Oqeanit Indian.

Ekspertët i quajnë kokat e këtyre korporatave si ajo e Fellas, “drejtues kukulla” dhe thonë se ato shërbejnë për pak gjë, përveçse për të mbajtur të fshehtë pronarin e vërtetë të kompanisë/ve.

Nuk ka fakte se Mossack Fonseca ka ngritur kompaninë Evdin Ltd në Qipro. Kompania nuk del në dokumentat e rrjedhura.

Por roli i Fellas në këtë skandal ilustron sesi anonimati i pronës së një kompanie mund të lejojë të bërit e gjërave të gabuara.

Është e qartë se ai po qëndronte për dikë tjetër: Pronari i vërtetë i “Evdin” ishte një tregtar svicerian armësh i quajtur Heinrich Thomet, sipas një hetimit të viti 2008 të Shtëpisë Amerikane të Përfaqësuesve (US House of Representatives)

Thomet ishte vënë në listën e personave nën vëzhgim nga ana e qeverisë së SHBA-ve për dyshime të trafikimit të armëve që në vitin 2006. Arsyeja për këtë listë të zezë ishte e klasifikuar nga ana e CIA-s.

Në një interviatq për Miami Herald, Packouz konfirmoi se Thomet (trafikanti zvicerian dhe pronari real i firmës qipriote Evdin*-shenim i përkthyesit) po përdorte kompaninë Evdin për ti shitur armë Diverolit dhe Packouz-it. Ai (Packouz) tha se së bashku me Diverollin e kishin takuar Thomet-in në një panair armësh në Las Vegas në vitin 2006, teksa ata sapo ishin duke u futur në lojën e shitjes së armëve (Familja e Diverolit punonte në industrinë e armëve)

“Ai kishte gjithe jetë që merej me tregti armësh” tha Packouz për Thomet. “Ai kishte lidhje kudo”

Vitin e ardhshëm kompania e dy të rinjve, AEY, fitoi kundër kompanive gjigande duke marrë për vete një kontratë 300 milionë dollarëshe me Pentagonin. Thomet, ishte ai që pranoi që të sillte porosinë masive që kërkoi më pas kompania AEY.

Skema e Thomet vuri në punë kompaninë qipriote Evdin, pasi sipas ligjeve të ishullit në mesdhe (Qipro), nuk ishte e nevojshme, që pronarët e një kompanie të jepnin emrat e tyre.

Evdin i ofroi tregarit zvicerian të armëve anonimitetin që atij i duhej, që të bënte biznes me qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Shokët e tij të rinj në Miami Beach ishin ndërmjetësit.

Në 2007, Evdin bleu 100 milionë fishekë municione nga Shqipëria- fishekë që ishin importuar në vend nga Kina, dekada më përpara. Kjo sasi masive ju shit Diverolit, të cilit ju desh t’i ripaketonte në mënyrë që të fshinte origjinën e tyre.

Ka një embargo në SHBA për të tregtuar armë kineze. Prokurorët federal akuzuan Diverolin, Packouz-in dhe Podrizkin në vitin 2008 për mashtrimin e ripaketimit të municioneve.

Next Post

Babai i pilotit Deliaj: Iku me nder, ja çfarë më thoshte për rrëzimet në ujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In