“BalkanWeb” sjell pamje të reja nga protesta e dhunshme, që zgjati rreth tri orë, para selisë së PD, e thirrur nga Sali Berisha.

Imazhet tregojnë momentin, kur disa mbështetës të Berishës dalin nga pas selisë blu dhe godasin me gurë xhamat e dritareve.
Në pamje shihet qartë sesi protestuesit thyejnë me gurë të gjitha xhamat e dritareve të selisë.